Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

UEJL ishte nikoqir i Konferencës nacionale për cilësi të arsimit të lartë

Bashkëpunimi mes universiteteve është më se i nevojshëm, pasi që mësohen përvoja të ndryshme nga universitete të tjera si dhe rritet efikasiteti në arsimim, tha rektori i UEJL-it, Prof. Dr. Zamir Dika gjatë Konferencës nacionale në lëmin e arsimit të lartë, që u mbajt të martën ( 12 qershor 2012), në UEJL, në Tetovë.

‘Përmes kësaj Konference dëshirojmë të nxisim një angazhim edhe më serioz për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në ofrimin e dijes. Qëllimet e përcaktuara të kësaj konference kanë për synim që përmes një kontributi shkencor të japin ndihmesa drejt një sistemi më të avancuar të menaxhimit të cilësisë’, tha Dika.

Konferenca tuboi në një vend akademikët nga të gjitha fushat, udhëheqësit arsimorë dhe politikë-bërësit. Qëllimi i konferencës është të ndikojë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë.

Pjesëmarrës në konferencë ishin shumë profesorë nga Maqedoni si dhe nga universitete të Evropës si dhe ministri i arsimit Pançe Kralev i cili vlerësoi lartë rolin e konferencave të këtilla në shërbim të arsimit në Maqedoni, ndërsa premtoi se ministria që drejton ai do të përkrah projekte të këtilla.

Moderator i konferencës ishte Pavel Zgaga, profesor i filozofisë së arsimit dhe politikës së arsimit në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni.

Dr.Thomas Olsson nga Universiteti i Lund-it në Suedi tha se universiteti i tyre është një ndër universitetet më të suksesshme në Skandinavi në sferat e arsimimit dhe hulumtimit. Ai tha se që nga viti 1666 është angazhuar për përsosmërinë e këtij universiteti dhe për risi. Univerziteti i Lundtit aktualisht renditet ndër 100 universitetet më të mira në botë.

Konferenca kishte për qëllim ndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira dhe do të jetë një mundësi e mirë për ndarjen e përvojave dhe shkëmbimin e ideve.

U diskutuan edhe rangimet ndërkombëtare, rezultatet e anketimeve të studentëve, dhe agjencitë e evaluimit (dhe sigurimit të cilësisë) të cilat dëshmojnë qartë për rëndësinë dhe fokusin e vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë.

Bartëse e aktiviteteve kryesore të organizimit të kësaj conference ishte Zyra për sigurimin e cilësisë e UEJL-së.

Google+