Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Ambasadori Wohlers takon rektorin Dika dhe studentët e UEJL

Sot (8 qershor), Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë e vizitoi ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës (SHBA), Paul Wohlers, i cili me këtë rast u takua me rektorin e Universitetit, Prof. Dr. Zamir Dika, nga i cili u informua për planet akademike dhe shkencore e hulumtuese në Universitet.

Rektori Dika e njoftoi ambasadorin Wohlers me aktivitetet e përbashkëta të Bordit dhe menaxhmentit të universitetit dhe për përpjekjet që po bëjnë t’u siguruar studentëve kushte për të studiuar në një mjedis të standardeve evropiane dhe amerikane të arsimit të lartë, por edhe duke u përkujdesur që të dizajnojnë instrumente për matjen e performancës me qëllim të ruajtjes së këtyre standardeve akademike gjatë studimeve. “Universiteti i Evropës Juglindore, i ka të gjitha parakushtet që të luajë rolin kryesor në sfidën e progresit akademik në vend dhe rajon, duke e ditur se studentët si produkti kryesor i këtij universiteti, janë ata nga të cilët pritet të jenë gjeneratorë të përparimit. Dijet dhe potenciali i tyre intelektual do t’u japin përgjigjen e merituar sfidave të kohës”, nënvizoi rektori Dika.

Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-ve, Paul Wohlers në këtë takim të ngrohtë e përgëzoi rektorin për të vazhduar edhe më tutje me hapat zhvillimor të këtij universiteti të nivelit ndërkombëtar.

Ambasadori Wohlers pati edhe një takim të veçantë me studentët e dalluar në diplomim, të cilëve u dha përkrahje duke i inkurajuar për sfidat që i presin në të ardhmen. “Ju sot keni tubuar disa asete, por tani do të varet nga ju se sa këto asete do të mund t’i shfrytëzoni në profesionin dhe karrierën tuaj”, tha midis tjerash ambasadori Wohlers.

Google+