Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Ministrja e shkencës dhe arsimit e Polonisë, Barbara Kudrycka e vizitoi UEJL-në

Një delegacion i Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Polonisë, i udhëhequr nga ministrja, Prof. Dr. Barbara Kudrycka e ka vizituar të martën (22 maj 2012), Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Delegacioni është pritur nga rektori Prof. Dr. Zamir Dika dhe anëtarë të tjerë të menaxhmentit dhe Zyrës ndërkombëtare të Universitetit.

Qëllimi i vizitës ishte që delegacioni polak të njihet me zhvillimin e këtij universiteti dhe shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim me universitetet polake.

Rektori Dika, e njoftoi delegacionin me mënyrën e funksionimit të UEJL-së, duke theksuar faktin se Universiteti është i hapur për bashkëpunim dhe për këtë posedon tërë infrastrukturën e nevojshëm kadrovike.

Ministrja Barbara Kudrycka e njoftoi menaxhmentin për funksionimin e arsimit të lartë polak, duke theksuar mundësinë reale të bashkëpunimin me shumë universitet polake dhe anasjelltas.

Google+