Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi mbajti ligjëratë për integrimet evropiane të rajonit

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, ishte tema, te cilën të mërkurën (16 maj 2012) e ligjëroi para studentëve dhe stafit të UEJL-së, zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Ai u shpreh i kënaqur nga interesi dhe pritja e rezervuar dhe e theksoi faktin se ai ka qenë pjesë e stafit akademik të këtij Universiteti.

Duke folur për temën, z. Kuçi, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është shumë i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë të rajonit.

“Rajoni ka nevojë për një harmoni të brendshme, për paqe me vetveten dhe të tjerët dhe të punohet për integrime rajonale dhe ato të BE-së”, tha z. Kuçi

Lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni, ai tha se Republika e Kosovës është e interesuar që Maqedionia të jet një shtet i qëndrueshëm dhe t’i respektoj të drejtat e qytetarëve sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve të tjera ndërkombëtare.

Google+