Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Për të shtatën herë u mbajt Panairi i karrierës

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të hënën (7 maj 2012) për të shtatën herë u mbajt Panairi i Karrierës,ku morën pjesë mbi 50 kompani.

Panairin e shpalli të hapur rektori i UEJL-së,Prof. Dr. Zamir Dika, i cili tha se ky panair, përveç tjerash, është edhe një mundësi për të ndihmuar të rinjtë që të gjejnë punë, duke shërbyer si një rast për të gjithë studentët tanë që të njihen me punëdhënësit e hapësirave tona.

“Të dhënat flasin se mbi 50 për qind e të diplomuarve në universitetin tonë arrijnë të punësohen brenda një viti, kurse13 për qind prej tyre arrijnë të gjejnë punë para se të diplomohen. UEJL, që nga themelimi e ka kuptuar rëndësinë e shkathtësive dhe kompetencave me të cilat duhet pajisur studentët tanë – të diplomuarit tanë, që të jenë sa më të dobishëm dhe sa më të suksesshëm në sfidat e tregut të punës.” tha rektori Dika

Panairi i Karrierës paraqet një mundësi të mirë për studentët për të u takuar me punëdhënës potencial, ku diskutojnë rreth mundësisë për të u punësuar, për t‘u angazhuar si praktikant, dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanisë në fjalë.

Panairi i Karrierës organizohet për çdo vit nga Qendra e Karrierës në UEJL-së .

Google+