Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Në UEJL mbahen “Ditët e Hapura”

Universiteti i Evropës Juglindore prej 9 deri me 13 prill do të jetë i hapur për të gjithë maturantët,prindërit dhe të gjithë të interesuarit tjer .

Qëllimi i Ditëve së Hapura është që t’i informojë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre për mundësitë e studimit, që ofron UEJL, duke filluar nga programet studimore, kushtet përstudim, infrastruktura e fakulteteve, teknologjinë informatike, etj.

Këshilltari i rektorit për marrëdhënie me publikun në UEJL-së, Mr. Demush Bajrami, theksoi se gjatë “Ditëve të Hapura”, secili fakultet, do të ketë ditën e tij për të prezantuar programet studimore para studenteve te ardhshëm.

“Pra, është fjala për gjithë javën e këtyre angazhimeve ku do prezantohet secili fakultet veçmas, pra5 fakultete do prezantojnë ofertën e tyre para grupeve të qëllimit që e vizitojnë UEJL-në. Sot mund të regjistrohet ngjarje në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, dita e martë është rezervuar për Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, e mërkura për Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, e enjtja për Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike. Nëkëtë kontekst dua të përmend fakultete me programe studimi në gjuhën angleze si një model për një mjedis ndryshe të punës dhe në kuadër të strategjisë zhvillimore të UEJL-së” – tha mes tjerash Demush Bajrami.

UEJL ofron edhe programe studimore ne gjuhen angleze ne bashkëpunim me universitete me prestigjioze ndërkombëtare. Për vitin e ri akademik 2012/2013, universiteti i Evropës Juglindore ka siguruar 146 bursa për studentët e rinj. Pjesë tjetër e ndihmës financiare është edhe programi “Punë dhe studime”, ku ashtu si vitet tjera edhe këtë vit akademik, do të përfitojnë rreth 100 studentë.

Google+