Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

U mbajt Panairi i Gjuhëve

Të premten (24 mars 2012), Fakulteti i Gjuhëve,Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore ka organizuar Panairin e Gjuhëve. Në kuadër të panairit, student e këtij fakulteti kishin organizuar tendat e tyre, ku përfaqësonin gjuhën dhe shtetin përkatës.

Kështu, në panair ishte tenda gjermane,australiane, shqiptare, angleze, turke, maqedonase, amerikane,etj. Në kuadër të panairit janë bërë publike edhe emrat e nxënësve të shkollave të mesme, që kanë marrë pjesë në garën për esenë më të mirë në gjuhën angleze.

Luiza Zeqiri, profesoreshë në Qendrën e gjuhëve , thotë se, qëllimi i panairit është që studentët të njihen me kulturën, veshjet, ushqimet tradicionale të njëri tjetrit dhe vendeve të tjera botërore. Sipas saj, ky manifestim ishte një rast i mirë për të shpallur rezultatet e fitueseve të garës për esenë më të mirë në gjuhën angleze. Fitues të kësaj gare ishin: Kristijan Rusu-shkolla - "Gostivar", Naziktere Ramadani - "Nace Bugjoni", Eljesa Zeqiri - "Zef Lush Marku"dhe Learta Jusufi - "KirilPejcinovic"

Prania e nxënësve të shkollave të mesme nga e gjithë Maqedonia e ka begatuar edhe më shumë këtë manifestim.

Google+