Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Takim me ALUMN-in e Kosovës

Takim shumë i rëndësishëm, mbresëlënës, shumë i qëlluar, është mirë të shohësh se dikush kujdeset për studentët edhe pasi ata i mbarojnë studimet. Këto ishin disa nga fjalët që i të pranishmit në takimin e parë me ish të diplomuarit në UEJL nga Kosova, që u mbajt të premten ( 16 mars2012), në Prishtinë.

Takimin e shpalli të hapur rektori i UEJL-së,i cili tha se "Kampusin ku ju keni studiuar jemi duke e zhvilluar në drejtim të një qëllimi afatgjatë – atij të shndërrimit në Eko-Kampusin e parë në rajonin e Evropës Juglindore.

Fokusi në periudhën aktuale është që të përforcohen kapacitetet hulumtuese në universitet – me themelimin edhe të dy instituteve, si dhe bashkërenditjen e hulumtimit aplikativ me iniciativa në rritje të ndërmarrësisë, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të rajonit, t’u ndihmojmë kompanive dhe shoqërisë në përgjithësi – këtu ku ne jetojmë. Pra, kjo është rruga e përkushtimit ndaj misionit tonë për të qe në universitet i gjeneratës së tretë.

“Dua t’ju njoh edhe me faktin se dalë-ngadalë,por shumë sigurt Universiteti i juaj po shndërrohet në universitet të shërbimeve të personalizuara (tailored), me aplikacione të sistemeve informative për menaxhim të mësimit për dhënien e shërbimeve adekuate në Ueb,si dhe për vendimmarrje të efektshme", tha rektori Prof. Dr. Zamir Dika.

Ish të diplomuarit i përshëndeti edhe kryetari i bordit të UEJL-së, prof. dr. Denis Farington, i cili u shpreh i kënaqur me interesin e treguar. Ai tha se takimet e këtilla i bashkojnë studentët si dhe ndihmojnë në shkëmbimin e përvojës.

Në këtë takim mori pjesë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës Ramë Buja, mori pjesë në takimin me studentët e diplomuar në këtë institucion.

Ministri Buja më këtë rast tha se ndjehet shumë i nderuar që merr pjesë në këtë takim shumë simpatik të këtij institucioni.

"Është kënaqësi e veçantë të gjendesh në mesin e studentëve, të cilët kanë mbaruar një cikël studimor, janë në rrjedha të cikleve tjera dhe kanë pretendimet për ciklet e radhës " tha ministri Buja.

"Kjo më bënë shumë të lumtur se kam të bëjë me njerëz të dijes dhe s`ka gjë më simpatike. Ju sot po kontribuoni seriozisht në të gjitha segmentet që ka shteti i Kosovës dhe kjo është e veçanta", tha mes tjerash ministri Ramë Buja.

Pritet që takimi me ish-studentët e UEJL-së nga Kosova të shndërrohet në takim tradicional për të gjitha gjeneratat.

Google+