Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Në UEJL u mbajt tryeza për dialog ndërfetar në Maqedoni

Sot (13 mars), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë “Roli i udhëheqësve të institucioneve fetare në promovimin e dialogut ndërkulturor”, nga Qendra për dialog ndërkulturor e këtij Universiteti, e mbështetur nga UNESCO.

Panelistët e pranishëm në këtë tryezë: Igor Kalpakovski, përfaqësues i Kishës Ortodokse Maqedonase, Zoja Naskova, përfaqesuese e Zyrës së UNESCO-s në Venedik, Gjyshi Edmond Brahimaj, udhëheqës i Baskësisë Bektashiane në Maqedoni dhe Anton Serreqi, nga Komisioni shtetëror për marrëdhënie midis bashkësive fetare në Maqedoni, para profesorëve dhe studentëve shfaqën pikëpamjet e tyre përkitazi me temën në fjalë.

Provosti dhe prorektori për çështje akademike i UEJL-së, Prof. dr. Paul Foster, duke e përshëndetur punën e kësaj tryezë tha: “Diversiteti është fuqi, kjo është motoja e Universitetit tonë. Universiteti i Evropës Juglindore është makrozonë dhe jemi krenarë që e organizojmë këtë konferencë që do të shërbejë për mirëbesim dhe dialog”. Ndërkaq, panelisti i parë, Igor Kalpakovski, tha se kjo tryezë i kontribuon qetësimit të ngjarjeve që ndodhin sot në Maqedoni dhe se për këtë tha se është i lumtur që pikërisht për këto tema po bashkëbisedohet me të rinjtë - studentët. “Kisha Orthodokse, njeriut i jep domethënie të madhe pasi njeriu është shembëlltyra e Zotit”, tha ai. Gjyshi Edmond Brahimaj, citoi Muhamedin a.s, ku “Feja është mendja, kush nuk ka mend nuk ka fe”. Zoja Naskova tha se edhe pse nuk përfaqëson institucionin fetar, por është udhëheqëse e zyrës së UNESCO-s në Venedik aj shpalosi mendimet e saja nga qasja e konkluzave që vijnë nga funksionimi shumëvjeçar i UNESCO-s. “Qëllimet e UNESCO-s janë që të krijojë dialog midis traditave dhe feve, të zgjidhë konflikte, të mësojë dhe të zhvillojë shkencën e dialogut, ku prekim shpirtëroren dhe personalen”. Anton Serreqi, tha se respekton tempujt fetarë dhe se ngjarjet e fundit janë me prapavijë, duke i vlerësuar si ngjarje ndjenjash jonjerëzore”.

Ne fund, Znj. Zoja Naskova, ju sugjeroi të gjithë studentëve të pranishëm që të kërkojnë dokumentin e OKB-së për të drejtat njerëzore dhe të bëjnë një lidhje midis të drejtave njerëzore dhe religjionit. Por, ajo u propozoi studentëve të interesuar që të shkruajnë ese në këtë temë dhe se, sipas saj eseja më e mirë do të publikohet në Ueb-faqen e Qendrës për dialog ndërkulturor e UEJL-së dhe në Ueb-faqen e UNESCO-s.

Vlen të theksohet se kjo tryezë u moderua nga Dr. Agim Poshka, i cili njëkohësisht së bashku me Dr. Linda Ziberin janë bashkërendues dhe bashkëdrejtorë të Qendrës për dialog ndërkulturor.

Google+