Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Studentet e UEJL ua organizojnë shënimin e Ditës se Mësuesit ligjëruesve të tyre

Unioni i Studentëve i Universitetit te Evropës Juglindore, me nje koktej rasti organizoi shënimin e 7 Marsit – Ditës se Mësuesit për profesorët e tyre.

“Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe te gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare. Secili nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij, të cilit i është mirënjohës. Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahinë, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në radhë të parë patriotë dhe njerëz të emancipuar, idealiste, humaniste dhe artiste të fushave të ndryshme. Edhe pse nuk u shpërblyen siç e meritonin, ata punuan në kondita të vështira, larg në zona të thella, përballuan rreziqet, injorancën dhe kanunin, por përkundër kësaj ata i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave”, u tha ne referatin qendror kushtuar historikut te kësaj date.

Rektori i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika, pasi falënderoi Unionin e Studentëve për organizimin dhe bashkëpunimin dhe për punën e tyre qe po bëjnë në shërbim të studentëve, tha:

Sot, është Dita Mësuesit. Kjo datë po festohet në ditën kur të gjithë ne, në emër të profesionit, po mundohemi të promovojmë standardet ndërkombëtare për një arsimim cilësor të brezit të ri. Dhe, pa dyshim, kjo ditë i është përkushtuar rolit të mësimdhënësve në ofrimin e njohurive të duhura për gjeneratën e re!”. Sipas tij, duhet te jemi të vetëdijshëm se duhet ndërtuar besimin në institucionet e arsimit, ngase aty fitohet dija dhe trajnimi. Pra, unë përfitoj nga ky rast për të uruar këtë ditë shumë të rëndësishme dhe t'ju siguroj se Universiteti i Evropës Juglindore do të vazhdojë ta kultivojë dhe avancojë reputacionin e ligjëruesve dhe statusin e tyre në shoqëri.

Ndërkaq, kryetari i US te UEJL, Pajtim Thaçitë gjithë ligjëruesve ua uroi festen, duke u dëshiruar suksese në punë dhe duke i inkurajuar që të punojnë edhe më shumë ne edukimin e brezit te ri. Ai gjithashtu përshëndeti vlerësimin e universitet të EJL në listën e Shangait, ku UEL, është vendosur ne mesin e dy universiteteve me te mira ne Maqedoni, si dhe falënderoi studentët për përkrahjen e mëtutjeshme.

Google+