Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Në UEJL u shënua 7 Marsi-Dita e Mësuesit

Në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, të martën (6 mars 2012), u mbajt manifestim me rastin e shënimit të 7 Marsit – Ditës së mësuesit dhe Shkollës së parë shqipe.

Këshilltari i rektorit për marrëdhënie me publikun dhe komunikim, Mr. Demush Bajrami, tha se kjo është një ditë e rëndësishme për mbarë arsimin shqiptarë, sepse shënon përpjekjet e të gjithë atyre arsimdashësve shqiptarë për të zhvilluar dhe përparuar shkollën e mirëfilltë shqipe.

“Kjo ditë përkon me vizionin e rilindësve dhe arsimdashësve shqiptarë, të cilët me kohë bashkë me popujt tjerë përparimtarë të Ballkanit, e kuptuan arsimin si një garë në të cilën, nuk fiton më i vrazhdi, por më i dijshmi, nuk fiton më i pacivilizuari, por më i kulturuari. Misioni i 7 Marsit vazhdon të jetë aktual edhe sot”, tha Demush Bajrami.

Referatin kryesor në këtë manifestim e mbajti prodekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, prof. Dr. Hamit Xhaferi, i cili bëri një retrospektivë të zhvillimit të shkollës shqipe, që nga fillesat e saj, që lidhen me 7 marsin e vitit 1887 e deri më sot.

“Gjatë kësaj kohe, edhe pse e përballur me shumë vështirësi ka arritur të realizojë misionin e saj të arsimimit dhe brumosjes së atdhetarizmit. Shkolla e sotme shqipe ka një vazhdimësi të shkollës së parë shqipe sa i përket këtij misioni. Një mision të ngjashëm ka edhe UEJL, me orientim evropian dhe amerikan”, tha mes tjerash ën referatin e tij, prodekani Hamit Xhaferi.

Google+