Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Ekonomisti kryesor i energjisë në Bankën Botërore mbajti ligjëratë në UEJL

Të martën (6.03.2012), z. Geri Staxhins, ekonomist kryesor i energjisë në Bankën Botërore në Uashington, SHBA, para studentëve dhe stafit të UEJL-së mbajti ligjëratë për zhvillimin ekonomik, duke respektuar parimet e mbrojtjes së mjedisit.

Z. Staxhins qëndron në Maqedoni, në cilësinë e njërit nga udhëheqësit e Programit për analizë dhe përkrahje këshillëdhënëse për ndryshimet klimatike dhe zhvillim ekonomik ekologjik, i cili financohet nga Qeveria e Suedisë dhe Norvegjisë, me përkrahjen e Bankës Botërore. Z. Staxhins dhe ekipi i tij e vizituan Institutin e mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit, ku u informuan për Planin Aksional Klimatik dhe planet tjera në të ardhmen.

UEJL ishte nikoqir i kësaj ngjarje nëpërmjet Qendrës publike informative në bashkëpunim me Zyrën e Bankës Botërore në Shkup.

Google+