Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

U promovua libri “Tempulli i demokracisë” i Ylli Bufit

U promovua libri “Tempulli i demokracisë” i Ylli Bufit Në UEJL, të enjten (25 nëntor 2010), u bë promovimi i librit “Tempulli i demokracisë” të autorit Ylli Bufi, ish kryeministër i Shqipërisë. Promovimin e hapi prorektori për hulumtime dhe promovim, Prof. dr. Blerim Reka, i cili tha se në këtë libër Bufi jep një analizë anatomike të Parlamentit, të cilin autori me të drejtë e quan edhe “Tempulli i demokracisë”.
“Por, pikërisht analiza e tij e thellë, nëse çdo kuvend është njëkohësisht edhe tempulli i demokracisë, është pika me e ndritshme e këtij studimi vëllimor, promovimin e të cilit e bëjmë sot para jush. Pra, dilema të cilën autori në parathënien e këtij libri e formulon me pyetjet: Parlamenti “si është”? Apo, parlamenti si duhet të jetë”, tha mes tjerash prorektori Blerim Reka.
Në emër të Qeverisë së RM, promovimin e librit e përshëndeti zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, i cili e vlerësoi si tejet të rëndësishëm jo vetëm për parlamentin, por edhe për të gjithë politikanët.
Për librin foli ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, ish-ministri i Јashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, deputeti Afrim Krasniqi, prorektori i USHT-së, Reshat Qahili dhe profesori Ylber Sela. Emërues i përbashkët i fjalimeve të tyre ishte se libri jep një kontribut të çmueshëm për demokracinë e re shqiptare dhe për politikën dhe politikanët aktual dhe të ardhshëm shqiptarë.
Autori i librit Ylli Bufi, pasi falënderoi UEJL-në për organizmin, tha se qëllimi i tij është të nxisë reflektime te politikanët., sepse sfida aktuale është të reflektosh çka ke bërë dhe t’i gjesh rrugët për të ecur përpara.
Sa i përket rolit të parlamentit, autori tha se viteve të fundit ka një përqasje se çfarë është parlamenti demokratik. Sipas tij, parlamenti duhet të jetë përfaqësues, i hapur, të jep dhe kërkojë llogari dhe të jetë i arritshëm për qytetarët.
Google+