Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Nënshkruhet marrëveshje për të përkrahur të verbrit në vlerë prej një milion dollarë

Në janar të vitit 2017, u nënshkrua projekti 3 vjeçar për personat me pengesa në shikim mes Lions Clubs International me seli në Chicago dhe Lions clubs Macedonia.

Projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit (CwVIP), është projekt që ka filluar të zbatohet nga ana e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), me mbështetjen financiare të Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fonacionit Ndërkombëtar të Klubeve Lions (LCIF).

“Fokusi kryesor i CwVIP është të sigurojë qasje në arsim dhe shkrim-lexim për fëmijët me pengesa në të pamurit dhe do të zbatohet deri në vitin 2020. Për realizimin e projektit parashihen të harxhohen rreth një milion dollarë”, thotë udhëheqësi i projektit Shpëtim Latifi, ligjërues në UEJL.

Qëllimi kryesor i CwVIP është që të zgjerojë mundësitë e shkollimit për fëmijët me pengesa në të pamurit dhe të bëjë zbulimin dhe parandalimin e hershëm të sëmundjeve të syve. Projekti ka elemente arsimore, mjekësore dhe sociale.

Në kuadër të projektit janë hapur pesë qendra burimore plotësisht të pajisura në pesë qytete të Republikës së Maqedonisë (Shkup, Tetovë, Veles, Shtip, Manastir), ku fëmijët me pengesa në të pamurit ndjekin mësim.

Zyra e projektit nga UEJL bashkëpunon me Shoqatën e Oftalmologëve të Maqedonisë (ShOM), me Klinikën Universitarë të Syve në Shkup dhe Klinikën e Oftalmologjisë “SISTINA” për të bërë detektimin e hershëm dhe trajtimin e pengesave në shikim te fëmijët parashkollorë. Të dhënat statistikore lidhur me dukurinë e pengesave në shikim te fëmijët, udhëzimet e mëtutjeshme, ndjekjen e rasteve dhe konkluzionet tjera ruhen në sistemin elektronik, që UEJL e ka zhvilluar dhe në të cilin kanë qasje institucionet relevante.

Kjo nismë ka filluar në vitin 2014 dhe tani do të realizohet faza e dytë e projektit.

Google+