Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Instituti Maks van der Shtul nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me një nga Qendrat shkencore të ASHAM

Instituti i UEJL-së “Maks van der Shtul” arriti një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë për hulumtim të gjuhësisë areale.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua më 28 dhjetor ka për qëllim udhëheqjen e punës së përbashkët kërkimore-shkencore, si dhe aplikimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte ndërkombëtare.

Njëkohësisht Instituti “Maks van der Shtul” me Qendrën kërkimore-shkencore për gjuhësi areale “Bozhidar Vidoeski” e ASHAM-së arritën marrëveshje për këmbim të punëtorëve shkencor-arsimor. Marrëveshja parasheh edhe këmbimin e informacioneve, materialeve dhe publikimeve shkencore, që janë në zonën e interesit të dy institucioneve.

Dy qendrat shkencore të UEJL-së dhe ASHAM nënshkruan edhe një program konkret të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017, i cili parash organizimin e ligjëratave, punëtorive shkencore dhe një konference ndërkombëtare në fushën e multikulturalizmit dhe kontaktit gjuhësor.

Google+