Studime pasdiplomike (Master)
Kushtet dhe kriteriumet për regjistrim
Të drejtë regjistrimi në regjimin e studimeve pasdiplomike të ciklit të dytë, sipas modelit 3+2 (dyvjeçare) kanë kandidatët, që kanë diplomë (të nostrifikuar)[1] universiteti (të ciklit të parë), ose ekuivalente me studimet trevjeçare (180 ECTS kredi) apo katërvjeçare (240 ECTS).
Afatet e paraqitjes dhe regjistrimit
Afatet e paraqitjes dhe regjistrimit për studimet e ciklit të dytë (pasdiplomike) dyvjeçare, sipas modeleve 3+2 dhe 4+1
Paraqitja e kandidatëve me dokumentacionin përkatës të definuar në kushtet e konkursit do të bëhet deri më 08 tetor të vitit 2011.