Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Menaxhimi dhe udhëheqja në arsim (60 SETK)

Cikli: Pasdiplomike
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Ofrohet në: Tetovë

Programi studimor menaxhimi dhe udhëheqja në arsim synon të ofrojë një gamë të moduleve që përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi rritjen e nivelit akademik të procesit të transformimit të arsimimit në mjedis, por edhe më gjerë në rajon.

Kuadër me njohuri të reja në arsim.

Aftësi që të bëjë hulumtime  në sferën e arsimit.

Të bëjë krijimin e politikave të arsimit dhe të shkollimit.

Aftësi për menaxhimin rezultativ me institucionet arsimore.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të kuptuarit e ndryshimeve vendore, rajonale dhe globale në arsim.
  • Studentët do të jenë liderë në inovacionet arsimore.
  • Studentët do të jenë të udhëzuar drejt për reformat në procesin arsimor të Maqedonisë dhe të rajonit, kështu ata do të posedojnë shkathtësi për implementimin e planeve aksionare dhe  për programet për reformë.
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Studentët do të jenë në gjendje t’i këshillojnë politikanët qeveritarë dhe joqeveritarë për arsimin. Përveç kësaj do t’i planifikojnë  nevojat vendore dhe rajonale të kuadrit duke i përshtatur ato me ofertat e burimeve ekonomike të vendit, por, gjithashtu edhe duke i theksuar shkathtësitë e udhëheqjes strategjike.
  • Studentët do të mund t’i marrin rolet udhëheqëse në institucionet arsimorë në Maqedoni e më gjerë.
 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Studentët do të ballafaqohen me riskun dhe me sfidat  e ndryshimeve prej sistemit tradicional në atë modern të arsimit.
  • Do të jenë gjendje ta bëjnë vlerësimin e programeve, planeve mësimore, të kuadrit dhe të politikave arsimore.
 
Aftësitë e komunikimit
  • Do të fitojnë shkathtësi të  shkëlqyeshme të komunikimit
  • Do të fitojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë në klasë dhe në administratë, me qëllim të funksionimit të suksesshëm në shoqëri dhe në institucionet e diturisë.
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Do të fitojnë shkathtësi për t’i udhëhequr shkollat në Maqedoni dhe për implementim të hulumtimeve në institucionet arsimore;
  • Do të fitojnë shkathtësi për menaxhim me resurset njerëzore, ekonomike dhe teknologjike;
  • Do të ushtrohen dhe do të bëhen kompetentë për marrjen e përgjegjësive lidhur me avancimin e arsimit. Përmes trajnimit në mënyre efikase do të mund të ndikojnë në mjedise multikulturore dhe multigjuhësore.

Semestri 1

  • Metodologjia e hulumtimit (6.0 ECTS)
    Objektivat kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrojë instrumente që kanë të bëjnë me përcaktimin e problemit studimor dhe me krijimin e metodave kërkimore të mbledhjes së të dhënave me studim dhe hulumtim në shkencat shoqërore. Seleksionimi i materialeve të mbledhura, analiza dhe interpretimi shkencor i tyre janë një komponent i rëndësishëm i shqyrtimit të relacioneve kauzale. Lënda është fokusuar në problemet e metodave dhe teknikave sasiore dhe cilësore të hulumtimit.
  • Hyrje në udhëheqjen e arsimit (6.0 ECTS)
    Lënda ka përmbajtje të pasur stilesh, cilësish dhe mundësish për menaxhimin e shkollës. Temat kryesore janë: - Stilet e të mësuarit; - Cilësia në shkolla; - Ekipet dhe puna ekipore; - Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë; - Teoria e organizatës; - Klima dhe kultura; - Udhëheqja; - Përcaktimi i takimeve shkollore;
  • Psikologjia e arsimit (6.0 ECTS)
    Karakteristikat, lënda dhe detyrat e psikologjisë pedagogjike: - zhvillimi historik dhe disiplina; - lënda e disiplinës; - karakteristikat dhe detyrat e disiplinës; - metodat e psikologjisë pedagogjike; - llojet dhe teoritë e të mësuarit; - të mësuarit dhe transferi i të mësuarit; - motivimi dhe vlerësimi i të mësuarit; - aspektet psikike-pedagogjike të të menduarit; - aspektet psikologjike të mësimdhënies;
  • Lëndë zgjedhore 1 (6.0 ECTS)
    • Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në arsim (ТIКA)
    • Mësimi dhe njohja në arsim
    • Planifikimi strategjik
    • Evaluimi i institucioneve arsimore
    • Sociologjia e arsimit
    • Menaxhimi i burimeve njerëzore
  • Lëndë zgjedhore 2 (6.0 ECTS)
    • Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në arsim (ТIКA)
    • Mësimi dhe njohja në arsim
    • Planifikimi strategjik
    • Evaluimi i institucioneve arsimore
    • Sociologjia e arsimit
    • Menaxhimi i burimeve njerëzore

Semestri 2

  • Punimi i magjistraturës (24.0 ECTS)
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, hartimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor shkencor formon komision tre anëtarësh që përgatit raportin, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër nga menaxhimi dhe udhëheqja në arsim.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 1 (6.0 ECTS)
    • Arsimi multikulturor
    • Çështjet juridike në arsim
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Aplikacione statistikore për përpunimin e të dhënave
Google+