Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Marketing (60 SETK)

Cikli: Pasdiplomike
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Ofrohet në: Tetovë
Qëllimet e programit janë:
 
  • Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
  • Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibilë, persona të vendosur dhe të guximshëm;
  • Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe me dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
  • Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe me mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
 

Kandidatët do t’i fitojnë këto aftësi specifike: aftësi menaxhuese konceptuale, aftësi organizative, aftësi komunikimi, aftësi teknike (aftësi në TI), aftësi udhëheqëse, të menduarit kritik, aftësi inovative, zgjidhje problemi, aftësi për vendimmarrje, aftësi sipërmarrëse, shkathtësi për menaxhimin e reformave/ndryshimeve, të standardeve ndërkombëtare si dhe për etikën e biznesit. Të diplomuarit do të kenë njohuri të përgjithshme për mjedisin afarist dhe do të njoftohen me teoritë moderne të biznesit e menaxhmentit operativ. Kandidatët do të kenë njohuri nga lëmenjtë e menaxhmentit, të financave, kontabilitetit dhe marketingut, ekonomisë dhe informatikës afariste. Gjithashtu, do të jenë të vetëdijshëm për mjedisin e brendshëm afarist (aksionar, furnizues, blerës, teknologji,  burime njerëzore) dhe për mjedisin e jashtëm afarist (klima makroekonomike, rregullativat, qeveria, faktorët politikë, demografikë, aspektet kulturore, institucionet ndërkombëtare (FMN), Banka Botërore, BE, OTB.

Njohuritë dhe të kuptuarit
 
  • Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike е politikave aktuale makroekonomike.
  • Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, për të parashikuar tendencat e këtyre zhvillimeve dhe për të analizuar efektet e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
  • Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
 
Aftësitë e komunikimit
  • Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, të komunikimit, të hulumtimit dhe për të fituar aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
  • Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe të ekonomisë.
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillimi i konceptit i të menduarit kritik të studentëve.
  • Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe e përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
 

Semestri 1

  • Metodologjia e hulumtimit (6.0 ECTS)
    Metodat sasiore dhe cilësore të studimit dhe aplikimi i tyre në studimet e ekonomisë dhe të biznesit, anketat dhe analiza e tyre, studimet e rastit, analizat regresive, shfrytëzimi i softuerit statik si SPSS dhe Mikrofiti.
  • Menaxhimi i marketingut (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës është që studentët t’i pajisë me dijе në lidhje me udhëheqjen e aktiviteteve të marketingut, me rrethin e marketingut dhe rëndësinë që ka në procesin e punës në organizata, me elaborimin e politikës së produktit, të çmimeve, distribuimin, promovimin, si dhe vendimmarrjen, të cilën e bëjnë menaxherët në lidhje me këto politika. Gjithashtu, elaborohen strategjitë, të cilat i shfrytëzojnë menaxherët, si dhe pasojat nga ato strategji, planifikim – marketingu, marketing – taktikat dhe marketing – kontrollet.
  • Kërkimet e tregut (6.0 ECTS)
    Studimi i nevojave të informacioneve të marketingut dhe burimeve përfshin grumbullimin dhe zgjerimin e të dhënave primare dhe sekondare. Përveç kësaj këtu bie edhe përkufizimi i problemit, dizajni i studimit, teknikat provuese, grumbullimi dhe analiza e të dhënave, pastaj pasqyra e përgjithshme e metodave për matjen e reagimeve të klientëve, për karakteristikat e projektit, efektivitetin e reklamimit dhe devizat tjera promovuese.
  • Lëndë zgjedhore 1 (6.0 ECTS)
    • Маrketingu i shërbimeve
    • Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • Menaxhmenti operativ
    • Menaxhimi i sistemeve të informacionit
  • Lëndë zgjedhore 2 (6.0 ECTS)
    • Маrketingu i shërbimeve
    • Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • Menaxhmenti operativ
    • Menaxhimi i sistemeve të informacionit

Semestri 2

  • Punimi i magjistraturës (24.0 ECTS)
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimoro-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: marketing.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 1 (6.0 ECTS)
    • Menaxhimi total i cilësisë
    • Sistemi i distribuimit dhe shitjet
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
Google+