Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: E drejta civile (60 SЕТК)

Cikli: Pasdiplomike
Fakulteti: Drejtësia
Ofrohet në: Tetovë

Programi studimor e drejta civile synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike civile me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës civile në R. të Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe  BE-ja.

Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe e noterëve në RM. Titujt profesionalë të avokatëve dhe noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje relevante në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore dhe të drejtësisë si: gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RM. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës).

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka dituri të hollësishme nga e drejta civile, si ajo materiale ashtu edhe nga ajo procedurale, si dhe nga normat themelore në lëmenjtë kryesorë të së drejtës civile;
  • Ka njohuri të hollësishme të parimeve dhe instituteve të së drejtës civile, përfshirë edhe origjinën dhe përmbajtjen e tyre;
  • Vlerëson lëmin e së drejtës civile në mënyrë kritike, nga këndvështrimi shkencor dhe praktik.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Identifikon dhe analizon probleme më të komplikuara, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e procedurës civile dhe mund të interpretojë çështje të ndërlikuara të legjislacionit civil (përfshirë punën si gjykatës, avokat, noter) pasi të ketë fituar kualifikimet e duhura sipas legjislacionit të RM-së.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
  • Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare..
Aftësitë e komunikimit
  • Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-civile.
  • Sjell vendime më të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efektive në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore civile.
  • Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor.
  • I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
  • Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e  kriminalitetit.

Semestri 1

  • Metodologjia e hulumtimit (6.0 ECTS)
    Studentët do të jenë në gjendje: • T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. • Të mbledhin në mënyrë kritike materialin kërkimor që është relevant dhe që citohet në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. • Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje t’i kritikojnë ato. • Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. • T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • E drejta civile materiale (6.0 ECTS)
    Koncepti i planprogramit synon që studentët të fitojnë aftësinë për të aplikuar në praktikë njohuritë e tyre të së drejtës civile, një aftësi që duhet ta ketë secili jurist. Nga studenti pritet ta zotërojë teknikën e aplikimit të duhur të rregullave juridike (leximi dhe interpretimi i normave juridike civile). Gjithashtu, studenti pritet ta zotërojë teknikën normative: punët juridike (kontratat, testamentet), përgatitjen e llojeve të ndryshme të parashtresave (padive, ankesave, kundërshtimeve, kërkesave), dhe përgatitjen e akteve të organeve gjyqësore (aktgjykimet, vendimet) si dhe aktet e tjera të organeve administrative (vendimet, kontratat) që nxisin, ndryshojnë dhe pushojnë marrëdhëniet juridike civile.
  • E drejta tregtare (6.0 ECTS)
    Studentët njihen me rregullat ligjore për ushtrimin e ndonjë veprimtarie të biznesit, mënyrën e organizimit të subjekteve afariste, kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe tregtinë individuale, mënyrat e ndërprerjes së subjektit të biznesit, metodat e krijimit të një biznesi dhe kushtet ligjore, kushtet e marrëdhënieve të tilla, efektet dhe pasojat, punën me letrat me vlerë: mbrojtjen e të drejtave pronësore intelektuale, mënyrat e mbrojtjes së bizneseve nga konkurrenca e pandershme dhe mënyrat për të mbrojtur konsumatorët.
  • Lende zgjedhore 1 (6.0 ECTS)
    • E drejta procedurale civile
    • E drejta familjare dhe trashëgimore
    • E drejta procedurale civile
    • E drejta e detyrimeve
    • E drejta pronësore
  • Lëndë zgjedhore 1 (6.0 ECTS)
    • E drejta procedurale civile
    • E drejta familjare dhe trashëgimore
    • E drejta procedurale civile
    • E drejta e detyrimeve
    • E drejta pronësore

Semestri 2

  • Punimi i magjistraturës (24.0 ECTS)
    Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe njohuritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të ndërlikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë të jetë plotësisht praktike dhe studentët t’i fitojnë njohuritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t'i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të magjistraturës, duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjete të palejueshme, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 1 (6.0 ECTS)
    • Dhuna në familje
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përgatitjen e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet statistikore për përpunimin e të dhënave.
Google+