Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Strategjitë mediale (60 SETK)

Cikli: Pasdiplomike
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Ofrohet në: Tetovë

Përmes këtij programi, studentët do të fitojnë aftësi të avancuara, dituri dhe kompetenca në fushën e komunikimit, me një theks të veçantë tek strategjitë e mediave.  Përgjithësisht, punësimet  që kanë të bëjnë me komunikimin janë në rritje dhe pritet që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me programet që i ofron, UEJL-i mund të shndërrohet në qendër udhëheqëse në krijimin e kuadrit kompetent në fushën e strategjive të mediave në rajonin e Evropës Juglindore.  Programi përfshin aspekte profesionale dhe akademike, me mundësi të theksimit të njërit prej tyre, duke u mundësuar studentëve ta zgjedhin njërin prej tyre.

Kërkime shkencore, komunikim profesional, sjellje e vendimeve, zgjidhje e problemeve, konflikteve; etikë publike; mendim kritik – kompetenca për vlerësim kritik; dizajnim i mesazheve efektive të mediave, dizajnime dhe realizime të fushatave mediale dhe përkufizim i mënyrave për vlerësimin e tyre.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Krijon strategji për zhvillimin e komunikimit organizativ dhe, posaçërisht, i shpjegon dhe i klasifikon mjetet e komunikimit në zhvillimin dhe aplikimin e taktikave dhe të strategjive të komunikimit.
  • Tregon shkallë të lartë të profesionalizmit dhe të aftësive  krijimin dhe analizimin e mendimit publik për segmente të rëndësishme në jetën politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Udhëheqin fushata të komunikimit dhe të strategjive të mediave me ndërmjetësim të mediave dhe në vetë mediat, në sektorët dhe drejtoritë e marrëdhënieve publike, në agjencitë e marketingut, të marrëdhënieve me publikun, në partitë politike dhe organet e pushtetit përmes shërbimeve të marrëdhënieve publike.  
  • Të aftë të krijojnë plane mediale për probleme të caktuara të komunikimit.

    Hollësisht e organizojnë strukturën dhe përmbajtjen e strategjisë së komunikimit në segmentet e saj kryesore: informim, vetëdijesim dhe bindje.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Identifikojnë anët e mira dhe më të dobëta në menaxhimin e strategjive të caktuara të mediave.
  • Vlerësojnë cilat janë strategjitë më të mira dhe më të qëlluara, që do të duhej të aplikoheshin në nivel global.
  • U prijnë vlerësimeve e problemeve konkrete globale lidhur me komunikimin ndërkombëtar, të cilat u referohen planifikimit të komunikimit, menaxhmentit të proceseve, dhe kontrollit të menaxhmentit strategjik.
Aftësitë e komunikimit
  • E përcaktojnë planifikimin kohor për emetimin e prodhimeve të ndryshme mediale: reklama, spote TV dhe radio spote, vendin e frekuencës dhe bilbordet, panotë e kështu me radhë. Të aftë të krijojnë skema programore, ta hulumtojne publikun dhe ta analizojnë tregun medial.
Aftësitë e të mësuarit
  • Do të jenë të aftë t’i thellojnë dituritë teorike përmes problematizimit të situatave të ndryshme të komunikimit dhe formulimit të pyetjes hulumtuese.
  • Do t’i përpilojnë pyetësorët si metodë shkencore, do ta bëjnë specializimin në lidhje me analizën e publikut.
  • Mendim kritik dhe analizë e përmbajtjeve  të strategjive të mediave.
  • Marrje e iniciativave për përgjegjësi në krijimin e politikave globale komunikuese në institucione.      

Semestri 1

  • Metodologjia e hulumtimit (6.0 ECTS)
    Lënda fokusohet tek problemet e metodave cilësore dhe sasiore si dhe tek teknikat e punimit të tezës së magjistraturës, të strukturës dhe standardit të saj. Seleksionimi i materialit faktografik, analiza dhe interpretimi shkencor, paraqesin komponentë të rëndësishëm për t'i shpjeguar raportet shkak-pasojë.
  • Mediat ndërkombëtare (6.0 ECTS)
    Marrja e diturisë për konceptin e fuqisë të mediave ndërkombëtare, roli i tyre shoqëror dhe dituria, tendencat dhe sfidat e zhvillimit të tyre, efektet e mediave, politika e mediave, standardet ndërkombëtare.
  • Strategjitë mediale (6.0 ECTS)
    Njohuri me parimet kryesore, ligjet në krijimin e strategjive materiale, dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet mediave dhe gazetarisë, si dhe mënyrat dhe rregullat e drejtimeve për marrëdhënie të mira me mediat.
  • Lëndë zgjedhore 1 (6.0 ECTS)
    • Komunikimi publik i avancuar
    • Kritika mediale
    • Teoria e avancuar e komunikimit
    • Bindja e avancuar
    • Komunikimi ndërmjetësues kompjuterik
    • Intervistim i avancuar
  • Lëndë zgjedhore 2 (6.0 ECTS)
    • Komunikimi publik i avancuar
    • Kritika mediale
    • Teoria e avancuar e komunikimit
    • Bindja e avancuar
    • Komunikimi ndërmjetësues kompjuterik
    • Intervistim i avancuar

Semestri 2

  • Punimi i magjistraturës (24.0 ECTS)
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, hartimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor shkencor formon komision tre anëtarësh që përgatit raportin, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave të komunikimit / Drejtimi: Strategjitë mediale.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 1 (6.0 ECTS)
    • Komunikimi i aplikuar ndërkulturor
    • Trajnime për media
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
Google+