Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Gjuhë dhe letërsi gjermane

Cikli: Deridiplomike
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Ofrohet në: Tetovë

Departamenti i gjuhës, letërsisë dhe kulturës gjermane ekziston që nga themelimi i UEJL-së në vitin 2001 dhe funksionon në kuadër të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Që nga viti akademik 2005/06 departamenti i gjuhës gjermane ofron studime deridiplomike që zgjasin tre vite akademike dhe ligjërohen sipas Deklaratës së Bolonjës respektivisht ECTS. Për studentët e ciklit të dytë ofrohet program master për studime gjermane (German Studies), i cili zgjat dy vite.

Qëllimi kryesor i këtij programi studimor është përgatitja e mirë e studentëve për profesionin e mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë gjermane për shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, në rajon dhe në shtetet e UE.

Disiplinat më të rëndësishme të departamentit të gjuhës gjermane janë: linguistika, letërsia, kultura dhe civilizimi dhe metodat e mësimdhënies së gjuhës gjermane si gjuhë e huaj. Gjithashtu rëndësi e madhe i kushtohet kompetencës gjuhësore, ngase kemi të bëjmë me studime të gjermanistikës së huaj.

Departamenti ka përfunduar me sukses reformën e Bolonjës, kështu që  studentët e këtij Departamenti, tashmë modulet e tyre mund t’i zgjedhin nga një ofertë, që u përgjigjet standardeve moderne të dijes. Çdo vit në Departamentin e Gjuhës Gjermane pranohen 25-30 studentë të rinj, të cilët pas përfundimit të studimeve gjashtë-semestrale marrin titullin Bachelor of Arts dhe mund të vazhdojnë studimet pasdiplomike për gjuhë dhe letërsi gjermane të cilat zgjasin 4 semestra dhe në të cilat ofrohen këto disiplina: linguistika, letërsia, kultura dhe didaktika. Momentalisht në Departamenti e Gjuhës Gjermane studiojnë rreth 100 studentë.

Në punën e Departamentit janë të kyçur profesorë Universitar lokal dhe mësimdhënës nga vendet gjermanofolëse, të cilët janë të kualifikuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të ligjëruar sipas metodave më moderne.  Departamenti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel regjional. Në këtë drejtim vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i programeve studimore si dhe kualiteti i theksuar nga fusha e përgatitjes së mësimdhënësve të gjermanishtes si gjuhë e huaj. Për momentin në Departament janë të angazhuar 7 mësimdhënës universitar (një profesor inordinar, një docent, një lektor si dhe 4 profesorë vizitues nga vendet gjermanofolëse). Bashkëpunëtorët e Departamentit janë shumë aktiv në asociacione të ndryshme, organizojnë konferenca ndërkombëtare shkencore, zhvillojnë projekte të përbashkëta shkencore dhe bashkëpunojnë me germanistë të vendit dhe jashtë saj (bashkëpunim me disa Universitete nga rajonet gjermanofolëse, si me Universitetin për Edukim në pjesën qendrore të Zvicrës (Zug, Lucern, Shic), Universiteti i Bambergut, Universiteti i Humboldtit në Berlin, Universiteti Jena, Universiteti i Erlangen-Nürnbergut si dhe me një numër të Departamenteve të Gjermanistikës nga vendet jo gjermanofolëse etj). Departamenti ynë i kushton rëndësi shumë të madhe mobilitetit të mësimdhënësve dhe studentëve. Ata kanë mundësi të jenë pjesë e programeve të ndryshme për shkëmbim akademik si për shembull në Universitetin e Edukimit në pjesën qendrore të Zvicrës (Zug, Luzern dhe Schwyz), ku çdo vit 4 studentë nga Departamenti i gjuhës gjermane qëndrojnë 4 javë për absolvimin e praktikës nëpër shkollat zvicerane, DAAD, BAYHOST, SOKRATES dhe ERASMUS si dhe në programe të tjera të ngjashme.

Struktura e programit trevjeçar përmban studime të cilat nga natyra janë dinamike, integruese dhe ndërvepruese. Programi është dizajnuar të ofrojë qasje integruese në tema nga fusha e gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve, duke e implementuar këtë koncept nëpërmjet programit mësimor. Lëndët të cilat janë të përfaqësuara në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teorinë e cila është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit. Qëllimet kryesore janë:

  • Ti përgatis studentët për pozitën e udhëheqësit në institucionet dhe organizatat arsimore, kulturore dhe shkencore në vend dhe kudo në botë.
  • Ti përgatis studentët për ndërtimin e karrierës në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
  • Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë thelbin e dijes për përafrimin ndaj profesioneve të cilat më pak ose më shumë janë të lidhura me fushën e arsimit dhe kulturës.
  • Të mundësojë arritjen e shkathtësive kërkimore dhe eksperiencë për gjuhën, literaturën dhe kulturën në organizatat publike, private dhe ndërkombëtare.
  • Të zhvillojë konceptin e mendimit kritik tek studentët.
  • Të mundësojë qasjen aktive të studentëve në ligjëratat dhe në kryerjen e kërkimeve të pavarura në të gjitha fushat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
  • Të mundësojë zhvillimin e shkathtësive personale, të komunikimit, për kërkime dhe shkathtësi tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.

Programi për studime deridiplomike studentëve ju ofron kuptim të thellë dhe njohuri nga fusha e arsimit dhe kulturës, ndërsa në ndërkohë i orienton në fusha të caktuara, të cilat do të specializohen në vitin e fundit të studimeve. Gjatë kohës së programit studimor trevjeçar studentët kanë mundësi për punë praktike (internship), me anë të së cilës do të aftësohen për zbatimin e njohurive të përfituara në fushat përkatëse.

Përbërja e programit studimor ka për qëllim kombinim të balancuar të njohurive themelore dhe shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët, për shkak se ndërlidh një spektër të plotë të lëndëve ndërdisiplinore. Kjo do të ketë dobi të konsiderueshme për formimin e tyre profesional.

Me përfundimin e studimeve trevjeçare, respektivisht ciklin e parë të studimeve, studentët e Departamentit të gjuhës dhe letërsisë gjermane marrin shkallën Bachelor of Arts. Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë përkatësisht studimeve Master nga gjuha, letërsia dhe kultura gjermane, ose  të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjuhës gjermane në shkollat fillore dhe të mesme ose në shkollat private. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë dhe kulturës dhe didaktikës i aftësojnë për kryerjen e veprimtarive tjera në: administratën shtetërore dhe marketing, në shërbimin diplomatik, në Institucione publike dhe private, ose si përkthyes dhe interpretues, në forcimin e marrëdhënieve gjermano-maqedone, në sferën e politikës, kulturës dhe ndërmjetësimit kulturor, veprimtari në fushën e gazetarisë si dhe në shtëpitë botuese, në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të ketë njohuri dhe kuptim nga sfera e studimeve gjermane të cilat ndërtohen mbi arsimin e tyre të mesëm të përgjithshëm.
  • Të fitojë kompetenca të mira gjuhësore të gjuhës gjermane në raport me katër aftësitë gjuhësore (të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit).
  • Të ketë njohuri dhe kuptim të çështjeve kulturore të cilat kanë të bëjnë me shtetet në të cilat flitet gjuha gjermane dhe të mund të analizojë dhe të vlerësojë në mënyrë kritike gjuhën, letërsinë, historinë, shoqërinë dhe mediumet gjermane.
  • Të mundet ti kuptojë periudhat e ndryshme dhe autorët e mëdhenj të letërsisë së vendeve ku flitet gjuha gjermane.
  • Të njohë një spektër të strategjive dhe resurseve mësimore, duke kyçur teknologji për nxitjen e interesit dhe përkrahjen për mësim të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj.
     
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Të jenë të aftë për aplikimin e shkathtësive të tyre metodologjike në profesionin e tyre si mësimdhënës nëpër shkollat fillore dhe të mesme.
  • Të jenë të aftë për aplikimin e njohurive të tyre për përkthim zyrtar gjyqësor nga gjuha gjermane në shqip apo maqedonisht dhe anasjelltas.
  • Ta shfrytëzojnë gjuhën gjermane në formë të përshtatshme në situata të ndryshme akademike dhe sociale.
  • Të ndërtojnë dhe mbështesin argumente dhe të zgjedhin probleme në sferën e tyre të linguistikës, letërsisë, kulturës dhe metodikës gjermane.
     
Aftësitë për të vlerësuar
  • Të mund të analizojnë pyetje dhe debate bashkëkohore në bazë të njohurive të tyre gjuhësore, kulturore dhe letrare.
  • Të mund të vlerësojnë përshtatshmërinë e teknikave studimore të cilat ngërthejnë stile të ndryshme të mësimit në klasë ku mësohet gjuha gjermane si gjuhë e huaj.
  • Të vlerësojnë dhe analizojnë tekste të ndryshme nga letërsia duke u kujdesur për gjuhën, stilin, simbolet dhe metaforën. Të krahasojnë dhe dallojnë tekste letrare përgjatë kohëve dhe popujve të ndryshëm.
  • Ti mbledhin dhe interpretojnë të dhënat themelore të linguistikës të cilat kanë të bëjnë me gjuhën gjermane.
     
Aftësitë e komunikimit
  • Të komunikojnë në mënyrë efektive me studentët dhe nxënësit në ambiente të klasës.
  • Të prodhojnë dhe organizojnë shprehje të qarta gramatikore dhe fjali komplekse (të përbërë).
  • Të komunikojnë në gjuhë gjermane me vokabular të përshtatshëm profesional si për publikun e veçantë ashtu edhe për atë jo të veçantë.
  • Të debatojnë me mendim të informuar për aspekte të ndryshme të trendëve kulturore gjermane, mendimtarëve dhe ndodhive historike.

     
Aftësitë e të mësuarit
  • Të kenë shkathtësi autonome për mësim dhe të jetë i vetë-motivuar për arritjen e qëllimeve profesionale përmes përdorimit të pavarur të materialeve autentike.
  • Në mënyrë sistematike të zhvillojnë shkathtësi produktive dhe perceptuese në kontekst të studimeve gjermane.
  • Të kenë aftësi për zhvillimin e teknikave dhe materialeve të ndryshme studimore në lidhje me situatën e tyre studimore.
     

Semestri 1

  • Gjuha bashkëkohore gjermane I (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës është mbizotërimi(përvetësimi) i kompetencave gjuhësore të nivelit А2/1. Në kuadër të këtij kursi, studentët do ti përmirësojnë shkathtësitë e veta gjuhësore (lexim, shkrim, të folurit, dëgjim). Përveç kësaj, ata do të fitojnë informata dhe përshtypje për vendet ku flitet gjuha gjermane dhe do të njihen me ndodhitë bashkëkohore në shtetet gjermanofolëse. Rëndësi e veçantë i kushtohet bisedës, shkrimit, dëgjimit, leximit dhe gramatikës, dhe me përfundimin e kursit studentët duhet të tregojnë njohuri fillestare nga këto shkathtësi. Në mënyrë praktike studentët ushtrojnë shqiptimin dhe intonimin e fjalëve, gramatikën fillestare, strukturimin e fjalive dhe rregullat kryesore të drejtshkrimit. Lexojnë tekste të thjeshta, dialog, letra, tregime etj. Mësim të fjalëve të reja përmes paraqitjes së situatave nga jeta e përditshme.
  • Hyrje në linguistikën gjermane (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës hyrëse në linguistikë është ofrimi i një shikimi të gjerë në linguistikën bashkëkohore gjermane. Kjo lëndë duhet të ofrojë hyrje në problemet dhe sferat e kërkimit mbi shkencën e gjuhës, konceptet e saja, metodat dhe rezultatet si dhe teoritë zhvillimore të saja. Në kuadër të lëndës do të përfshihen temat vijuese: gjuhë, komunikim dhe semiotikë, fonetikë dhe fonologji, grafematikë dhe ortografi, fjalëformimi dhe lakimi, sintaksa; analiza tradicionale fjalish, varësia dhe valenca, semantika, sociolinguistika, pragmatika, linguistika tekstuale etj.
  • Hyrje në studimet e letërsisë gjermane (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë një hyrje në letërsinë gjermane, veçanërisht në epokën e letërsisë dhe kulturës gjermane të kohës së mesjetës deri në letërsinë e kohës së tashme si dhe në terminologjinë e letërsisë në përgjithësi. Në kuadër të kësaj ligjëratë do të përpunohen autorë të rëndësishëm dhe vepra të periudhave të ndryshme, zhanre etj. Parashihet një hyrje dhe studim të letërsisë gjermane në periudha duke filluar nga mesjeta, humanizmi, Baroku, Klasiku, Romantizmi, ekspresionizmi dhe letërsia e shekullit 20.
  • Lëndë zgjedhore të lira (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore 1 (3.0 ECTS)
    • Gjuhë shqipe I
    • Gjuhë maqedone I
  • Lëndë zgjedhore 2 (3.0 ECTS)
    • Gjuhë angleze I

Semestri 2

  • Historia e letërsisë gjermane e shek.18 (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 18. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të njohur të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 18. Lënda duhet ti aftësojë studentët të depërtojnë në motivet për interpretimet dhe krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lënde studentët do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë është paraparë analizë e autorëve dhe temave në vijim nga kjo periudhë e letërsisë gjermane: Gottsched, Lessing, Goethe, Schiller 1. Aufklärung në historinë e kulturës në Evropë dhe në Gjermani. Sturm-und-Drang-Phase. Klasikë gjermane.
  • Fonetikë dhe fonologji (6.0 ECTS)
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është ofrimi i hyrjes në pjesë të ndryshme të fonetikës dhe të fonologjisë gjermane. Në plan të parë janë bazat fiziologjike të formimit të fjalës si dhe përshkrimet artikuluese dhe akustike dhe klasifikimi i tingujve (konsonantet dhe vokalet). Qasje në problemet e transkriptimit si dhe kërkime në prozoditë që e rrumbullakësojnë materialin. Në pjesën e dytë janë prezantuar qasje të ndryshme përshkruese të fonologjisë gjermane dhe diskutohet në gamën e tyre. Ushtrimet në fonematikë dhe artikulim të gjuhës gjermane si dhe variacionet e saja e përshkruajnë zbatimin e tyre.
  • Gjuha bashkëkohore gjermane II (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde para së gjithash është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel А2/2. Ky kurs është vazhdimësi e lëndës Gjuha bashkëkohore gjermane I. Në këtë kurs studentët do ti përmirësojnë shkathtësitë e v eta gjuhësore (lexim, shkrim, të folurit, dëgjim). Krahas kësaj, ata do të përfitojnë informata dhe përshtypje për vendet ku flitet gjuha gjermane dhe do të njihen me ndodhitë bashkëkohore në shtetet gjermanofolëse. Përfitohen shkathtësitë: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit, dhe të folurit përmes punës me librin shkollor Schritte international 4 dhe 5. Biseda në tema nga e përditshmja, dialog, përbërje të shkurta, tekste me zbrazëtira, ushtrime të fonetikës, ushtrime për të kuptuar tekstin e folur etj.
  • Lëndë zgjedhore të lira (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore 3 (3.0 ECTS)
    • Gjuhë angleze II
  • Lëndë zgjedhore 4 (3.0 ECTS)
    • Gjuhë shqipe II
    • Gjuhë maqedone II

Semestri 3

  • Gjuha bashkëkohore gjermane III (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde para së gjithash është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel Б1/1. Në kuadër të këtij kursi do të thellohen njohuritë paraprake si dhe do ti jepet vëmendje e veçantë bisedës dhe shkrimit. Të shkruarit ushtrohet dhe zbatohet përmes detyrave të shtëpisë (ese, prezantime, ftesa, etj). Të folurit ushtrohet në klasë (puna në grupe, prezantime, referate, loja, etj). Punohet në mënyrë plotësuese në thellimin e njohurive nga gramatika.
  • Morfologji (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës është ti njohë studentët me termet bazë të morfologjisë gjermane. Në plan të parë të këtij kursi qëndrojnë para së gjithash llojet e fjalëve (të ndryshueshme dhe të pandryshueshme). Në kuadër të kësaj ligjërate prezantohen dhe sqarohen prej së afërmi vetitë në vijim të gjuhës standarde gjermane: Nocionet themelore të morfologjisë (morfema, fjala, klasifikimi i llojeve të fjalëve), folja, klasifikimi i foljeve sipas kritereve morfologjike, foljet e rregullta dhe të parregullta, klasifikimi i foljeve sipas kritereve sintaksore, foljet e plota dhe foljet ndihmëse, klasifikimi i foljeve sipas kritereve semantike, format infinitiv të foljes: infinitiv, particip 1, particip 2, koha, përdorimi i formave kohore, foljet modale, pasivi, funksionet e aktivit dhe pasivit, mënyra e foljes: indikativi, konjunktivi 1 и 2, imperativi, emrat, kallëzuesit, ndajfoljet, lidhëzat, fjalët modale, etj.
  • Historia e letërsisë gjermane e shek.19 (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 19. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të njohur të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 19. Lënda duhet ti aftësojë studentët të depërtojnë në interpretimin e teksteve të ndryshme të kësaj periudhe dhe në krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lënde studentët do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë është paraparë analizë e autorëve dhe temave në vijim nga kjo periudhë e letërsisë gjermane siç është poetika e autorëve nga periudha e romantizmit dhe realizmit Kleist, Tieck, Schlegel, Novalis, Hoffmann, Grillparzer, Heine, Büchner, Keller, Fontane Grillparzer, Nestroy, Heine, Büchner, Keller, Fontane.
  • Lëndë zgjedhore të lira (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore 5 (6.0 ECTS)
    • Hyrje në metodologjinë dhe teknikat e shkrimit akademik
    • Ortografia e re gjermane
    • Shkrimi kreativ

Semestri 4

  • Gjuha bashkëkohore gjermane IV (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde para së gjithash është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel Б1/2. Në kuadër të këtij kursi do të thellohen njohuritë paraprake të shkathtësive gjuhësore: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe të folurit përmes punës me librin Schritte international 5. Biseda në tema nga jeta e përditshme, dialog, kompozime të shkurtra, tekste të thjeshta nga gazetat, tekste me zbrazëtira, ushtrime fonetike, ushtrime për të kuptuar tekstin e folur etj. Gjithashtu do të punohet në thellimin e njohurive nga strukturat komplekse gramatikore të gjuhës gjermane.
  • Sintaksa (6.0 ECTS)
    Ky kurs ka për qëllim që t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të sintaksës së gjuhës gjermane. Në plan të parë të kësaj ligjërate para së gjithash qëndron struktura e fjalisë gjermane. Në kuadër të këtij kursi, në radhë të parë do të trajtohen këto tema: konceptet themelore të sintaksës së gjuhës gjermane; çka është fjalia? Shembuj nga analiza e përbërjes së fjalisë, llojet e fjalisë, fjalia e thjeshtë, fjalia e përbërë, Angabesätze, Attributsätze, Wortstellung, Grammatische Kongruenz und Satzfeld und Satzklammer, problemet e teorisë së valencës, dallimet në mes Ergänzungen dhe Angaben, modele të fjalisë, valenca e emrave dhe mbiemrave, modele të ndryshme gramatikore. Në fund të semestrit studentët jo vetëm që do të duhet ti dinë nocionet më të rëndësishme të sintaksës dhe valencës gramatikore, por edhe ti zbatojnë, analizojnë dhe ti përdorin siç duhet.
  • Civilizimi i vendeve gjermanofolëse (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde përbëhet në informimin e studentëve me bazat thelbësore të kulturës dhe civilizimit gjerman, për ideologjitë, periudhat shkencore-teknologjike, politiko-historike, shoqërore dhe kulturore, zhvillimet, rastet dhe arritjet e rrethit kulturor të Gjermanisë dhe kulturës gjermanofolëse përgjatë shekujve. Para së gjithash do të trajtohen problemet në vijim: * Shqyrtim i historisë gjermane ndërmjet periudhës së shekullit 19 dhe 20 * Shqyrtim i autorëve, ideve, konceptet dhe pritjet e * filozofisë gjermane * muzikës gjermane * shkencave gjermane (а. Shkencat kulturore; b. teknologjitë) * shkencat tjera gjermane etj.
  • Lëndë zgjedhore 6 (6.0 ECTS)
    • Historia e letërsisë gjermane e shek.20 (1900-1945)
    • Analiza e teksteve letrare
    • Interpretimi i teksteve letrare
  • Lëndë zgjedhore 7 (6.0 ECTS)
    • Përkthim nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe/maqedone
    • Politika gjuhësore në UE

Semestri 5

  • Metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj I (6.0 ECTS)
    Ky kurs ka për qëllim të jep një shikim në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane dhe lidhjet e saja me disiplinat e ngjashme dhe në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës së huaj: gramatikore-përkthyese, të drejtpërdrejtë, audio-vizuale, audio-gjuhësore, metoda kognitive dhe qasje komunikuese me koncept pragmatik-funksional dhe ndërkulturor. Metodat alternative. Germanistika ndërkulturore. Faktorët e ligjëratës. Principet pedagogjike. Principet metodologjike-didaktike. Teoritë e mësimnxënies. Strategjitë e mësimnxënies. Personaliteti i mësimdhënësit. Format sociale. Format punuese. Kompetencat komunikuese dhe shkathtësitë gjuhësore: dëgjim me kuptim, të folurit, shkrim dhe lexim. Vlerësimi. Testet. Testet e standardizuara. Korniza evropiane referuese e përbashkët dhe portofoli gjuhësor.
  • Fjalëformimi (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde ka të bëjë me njohjen e studentëve me nocionet themelore të fjalëformimit të gjermanishtes. Në plan të parë të kësaj ligjërate para së gjithash do të trajtohen këto tema: kuptimi, lënda, detyrat dhe metodat. Teoritë fjalëformuese: Vendi i fjalëformimit në gramatikë, Fillet e fjalëformimit në gjuhën gjermane. Njësitë fjalëformuese, proceset dhe llojet. Modelet fjalëformuese të emrave komplekse gjermane, foljeve, mbiemrave dhe ndajfoljeve kundrejt atyre shqipe dhe maqedone; modelet aktive dhe joaktive, fjalë leksiku dhe tekstuale (okazionalizma).
  • Gjuha bashkëkohore gjermane V (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde para së gjithash është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel B2/1. Kursi është vazhdimësi e gjuhës gjermane 4. Njohuritë duhet gradualisht të zgjerohen edhe atë më së tepërmi në gramatikën dhe bisedën në gjuhën gjermane. Bisedat dhe diskutimet nga materialet e lexuara me temat aktuale janë shumë të rëndësishme. Në fund të kursit duhet të jenë në gjendje të formulojnë dhe kuptojnë fjali më të përbërë. Shkathtësitë gjuhësore duhet edhe më tej të përmirësohen, veçanërisht të folurit e fjalive të përbërë dhe komplekse. Për tema të ndryshme bëhen ushtrime përkatëse dhe si rrjedhojë pasurohet fjalori.
  • Lëndë zgjedhore 8 (6.0 ECTS)
    • Mësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • Analizë kontrastuese
  • Lëndë zgjedhore 9 (6.0 ECTS)
    • Letërsia bashkëkohore gjermane
    • Civilizimi zviceran dhe austriak

Semestri 6

  • Gjuha bashkëkohore gjermane VI (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde para së gjithash është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel B2/2. Kursi është vazhdimësi e gjuhës gjermane 5. Gjithashtu do të përfitohen shkathtësitë gjuhësore: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit, dhe bisedë përmes punës me librin Ziel Kursbuch B2/2. Në bazë të teksteve aktuale autentike, video prezantime, studentët do të ushtrojnë në praktikë dialog dhe monolog, reagim të përshtatshëm spontan gjatë diskutimit. Gjithashtu do të ushtrohen për format e refuzimit, miratimit dhe përgjigje gjatë shprehjes së mendimeve dhe propozimeve etj.
  • Gramatika dhe ligjërimi i gramatikës (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë ka për qëllim ti njoftojë studentët me karakteristikat më të rëndësishme gramatikore të gjuhës gjermane, veçanërisht në fushën e morfologjisë dhe sintaksës së gjuhës gjermane. Këto njohuri janë esenciale për mësuesit e gjermanishtes si gjuhë e huaj, të cilat ndeshen dhe përballen me pyetjet për zbatimin e analizave specifike të këtyre fenomene gramatikore dhe didaktizimin e tyre konkret.
  • Metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj II (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë ka për qëllim të jep një shikim në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane si gjuhë e huaj: llojet e orëve mësimore, planifikimi, realizimi dhe vlerësimi. Qëllimet e klasës. Ora mësimore. Zgjedhje, gradim dhe prezantim të materialit. Progres gramatikor. Zgjedhje dhe progres në temat dhe leksikun. Mediume dhe mjete ndihmëse në mësim. Në kuadër të kësaj lënde janë të kyçura ligjërata nga gjuha gjermane në shkollat fillore, të mesme, gjimnazet ose institucione tjera arsimore. Secili student gjatë këtij semestri duhet në mënyrë të pavarur të mbaje 3-4 model-orë dhe një orë praktike (provim). Gjatë këtyre orëve duhet të zbatohen të gjitha njohuritë teorike dhe praktike të cilat janë përvetësuar gjatë semestrave paraprak. Kjo lëndë ka për qëllim të jep një shikim në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane dhe lidhjet e saja me disiplinat e ngjashme dhe në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës së huaj: gramatikore-përkthyese, të drejtpërdrejtë, audio-vizuale, audio-gjuhësore, metoda kognitive dhe qasje komunikuese me koncept pragmatik-funksional dhe ndërkulturor. Metodat alternative. Germanistika ndërkulturore. Faktorët e ligjëratës. Principet pedagogjike. Principet metodologjike-didaktike. Teoritë e mësimnxënies. Strategjitë e mësimnxënies. Personaliteti i mësimdhënësit. Format sociale. Format punuese. Kompetencat komunikuese dhe shkathtësitë gjuhësore: dëgjim me kuptim, të folurit, shkrim dhe lexim. Vlerësimi. Testet. Testet e standardizuara. Korniza evropiane referuese e përbashkët dhe portofoli gjuhësor.
  • Lëndë zgjedhore 10 (6.0 ECTS)
    • Historia e gjuhës gjermane
    • Analiza e gabimeve
    • Civilizimi zviceran dhe austriak
  • Lëndë zgjedhore 11 (6.0 ECTS)
    • Testimi dhe vlerësimi i gjuhës gjermane si gjuhë e huaj
    • Leksikologjia dhe leksikografia
Google+