Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Studime të drejtësisë

Cikli: Deridiplomike
Fakulteti: Drejtësia
Ofrohet në: Tetovë dhe Shkup

Programi studimor i studimeve të drejtësisë synon që:

  • Të realizojë nevojat e të gjithë atyre që mendojnë për të vazhduar karrierën e vetë në fushën e shkencave juridike.
  • Të ofrojë një sërë modulesh që do të përfshijnë bazën e njohurive juridike për afrimin me profesionet që ndërlidhen me fushën e së drejtës.
  • Të ofrojë njohuri solide dhe sistematike në lidhje me institucionet dhe bazat e së drejtës pozitive të Republikës së Maqedonisë.
  • Të sigurojë njohuri themelore të koncepcioneve dhe parimeve themelore të së drejtës pozitive të Republikës së Maqedonisë dhe mënyrës së funksionimit të saj në kontekst ndërkombëtar.
  • Të ofrojë mundësinë për ligjërata nga ana e stafit vizitues akademik ndërkombëtar.
  • Të zhvillojë një kritikë të ndërgjegjshme të së drejtës në kontekstin komparativ, historik, socio-ekonomik dhe politik dhe t’u ofrojë studentëve një  varg koncepcionesh të ndryshme teorike të ndërlidhura me studimet juridike.
  • T’u mundësojë studentëve që të qëndrojnë dhe të studiojnë jashtë vendit brenda suazava të programeve për shkëmbimin e studentëve.
  • T’u ofrojë një sërë obsionesh që do tu mundësojnë studentëve të studiojnë fushat specifike të së drejtës.
  • T’u mundësojë studentëve të jenë pjesë e veprimtarisë hulumtuese në kuadër të studimeve të tyre.
  • Të ofrojë mundësinë për zhvillimin e aftësive personale, komunikimin, hulumtimin dhe aftësi të tjera të rëndësishme të nevojshme për punësimin e të diplomuarve në institucionet që tashmë kanë krijuar kontakte përmes Qendrës së karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore.
  • Të potencohet mësimi shumëgjuhësor dhe të promovohet dialogu ndëretnik dhe ndërkulturor.

Sipas njohurive dhe shkathtësive të fituara nga ky program deridiplomik në Fakultetin furidik, studentët e diplomuar do të jenë në gjendje t’i identifikojnë çështjet juridike që duhet të hulumtohen, do t’i përdorin në mënyrë efikase burimet primare dhe sekondare të së drejtës, ta hulumtojnë shkencën juridike, t’i vlerësojnë në mënyrë kritike çështjet juridike si në aspektin e doktrinës, ashtu dhe në aspektin socio-ekonomik.

  • Diploma e Fakultetit juridik pranohet në RM dhe në botën e jashtme.
  • Diploma e Fakultetit juridik, studentëve u mundëson qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore, sikurse janë: gjykatat, prokuroritë publike, avokatia, noteria dhe përmbarueshmëria, etj. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë dhe me Odën e avokatëve të RM.
  • Për studentët ambicia e të cilëve është që të merren me punë shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të tyre të magjistraturës dhe të doktoraturës.
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të ketë njohuri themelore të shkencës juridike dhe mënyrës së krijimit të së drejtës, zhvillohet dhe ndryshohet përvoja e tyre duke përfshirë edhe burimet, edhe institucionet e së drejtës në kontekstin e tyre më të gjerë;
  • Të ketë njohuri solide nga degët më të rëndësishme të së drejtës, siç janë: e drejta kushtetuese dhe administrative, e drejta civile, e drejta e punës, e drejta penale, procedura civile dhe penale, si dhe e drejta ndërkombëtare publike dhe private;
  • Të ketë njohuri në lidhje me strukturën, përmbajtjen dhe funksionimin e sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e tij me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane;
  • Ta njohë kontekstin social-ekonomik dhe historik në të cilin veprojnë normat juridike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • I identifikon dhe aplikon parimet dhe rregullat themelore në fusha të caktuara,  sikurse janë: e drejta administrative dhe kushtetuese, e drejta civile, e drejta e punës, e drejta penale, procedura civile dhe penale, dhe e drejta ndërkombëtare publike dhe private;
  • I identifikon problemet juridike që mund të paraqiten në situata të ndryshme faktike dhe propozon zgjidhje për to;
  • Përdor metoda shkencore për të krijuar një punim hulumtues në disa degë të së drejtës.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Identifikon, interpreton, analizon dhe zgjidh probleme juridike në mënyrë që pritet nga një jurist i ri;
  • Interpreton dhe sintetizon kuptimin e normave juridike si pjesë e sistemit ligjor dhe e zbaton në situata të shumta që mund të ndodhin në jetën e përditshme;
  • I vlerëson në mënyrë kritike normat ekzistuese juridike dhe etike me të cilat rregullohet profesioni juridik.
Aftësitë e komunikimit
  • Komunikon në mënyrë efektive me gojë dhe me shkrim me subjekte publike dhe private;
  • Shkruan dhe redakton në nivel themelor dokumente me karakter juridik, siç janë: kërkesa, ankesa, kontrata, testamenti, padia etj;
  • Merr iniciativa dhe përgjegjësi për aktivitete individuale dhe grupore përmes së cilave implementohet pjesëmarrja efektive në profesionin e juristit.
Aftësitë e të mësuarit
  • Merr iniciativë dhe përgjegjësi për të identifikuar dhe zbatuar nevojat e mësimit në degët më të rëndësishme të së drejtës;
  • Zhvillon sistemin e të mësuarit që përfshin identifikimin, klasifikimin, sintetizimin dhe përdor burime të ndryshme;
  • Ka aftësi të shfrytëzojë bibliotekën për të marrë njohuri juridike;
  • I shfrytëzon aftësitë kompjuterike për të fituar dituri juridike.

Semestri 1

  • Fillet e së drejtës (6.0 ECTS)
    - Studentët të pajisen me njohuri themelore për shtetin dhe të drejtën; - Aftësimi i studentëve për formësimin teorik të formave të ndryshme të shtetit; - Vështrimi kritik i së drejtës si një fenomen shoqëror; - Inkurajimi i vështrimit analitik te studentët për problemet me të cilat sot ndeshet shteti dhe e drejta në kushtet e globalizimit dhe integrimeve evroatlantike; - Në fund të lëndës studentët do të jenë në gjendje të dallojnë format themelore të shtetit dhe së drejtës; - Të shpjegojnë konceptet themelore për shtetin dhe të drejtën dhe ndërlidhjen e tyre me jetën praktike; - T’i fitojnë njohuritë themelore, hyrëse dhe të përgjithshme për shtetin dhe të drejtën të cilat do të jenë doemos të nevojshme për studime të mëtejshme në shkencat bazale juridike.
  • Historia e së drejtës së institucioneve (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë ka për qëllim: * T’i njohë studentët me zhvillimin historik të së drejtës dhe shtetit, si dhe të institucioneve kryesore shoqërore juridike. * Për të fituar njohuri në lidhje me zhvillimin historik të mendimit juridik në mënyrë që studentët të mund të kuptojnë mendimin juridik në të kaluarën dhe të tashmen. * Studentët duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin e formacioneve socio – juridike në të kaluarën dhe të kuptojnë evolucionin e tyre. * Studentët të njihen me zhvillimin historik të pjesëve të veçanta të së drejtës pozitive (civile, penale, administrative, familjare, trashëgimore, etj). * Studentët duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë logjikën e funksionimit të shtetit dhe të drejtës në qytetërimet e lashta, pastaj në Mesjetë, si dhe të krijojnë ide duke i ndërlidhur me kohën moderne.
  • Sociologjia e së drejtës (6.0 ECTS)
    Përmbajtja e ofruar në kuadër të planprogramit të sociologjisë të së drejtës duhet t’u mundësojë studentëve një qasje tjetër, inovative për vështrimin e fenomeneve juridike. Në fakt, ideja e fillestare për të drejtën si një element integral i strukturës sociale ofron mundësitë për të njohur faktorët socialë dhe proceset të cilat iniciojnë krijimin e së drejtës, e determinojnë strukturën e saj të brendshme dhe e përcaktojnë shkallën e efektivitetit të saj si një rregullator. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje ta njohin dhe ta analizojnë edhe procesin e feedback-ut (kthyes) - ndikimin e normave juridike në shoqëri, zhvillimin dhe stabilitetin e saj. Si rezultat i koncipimit të këtillë teorik dhe praktik të lëndës, studentët do të aftësohen ta shqyrtojnë të drejtën më gjerësisht nga aktet e pastra normative (ligjore), duke kërkuar lidhjen e saj me fenomenet sociale. Së fundmi, studentët do të aftësohen të mendojnë në mënyrë kritike në raport me sistemin juridik dhe të bëjnë pyetje që kanë për qëllim përmirësimin dhe harmonizimin e tij me nevojat shoqërore.
  • Lëndë e lirë zgjedhore (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore nga gjuha shqipe/maqedonase 1 (3.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore nga gjuha angleze 1 (3.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës

Semestri 2

  • E drejta kushtetuese (6.0 ECTS)
    - Fitimi i njohurive për nocionet, dukuritë dhe institutet e të drejtës kushtetuese , si dhe për institucioneve shtetërore në RM, duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e ndryshme teorike mbi ato; - Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese si degë e së drejtës dhe si shkencë, duke përfshirë këtu edhe analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në sferën rajonale dhe evropiane; - Nëpërmjet këtij moduli studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e pushtetit shtetëror në RM, si dhe në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit; - Inkurajimi i të menduarit kritik te studentët për problemet themelore të rregullimit kushtetues në RM dhe në kuadër të UE-së, me ç’rast do mbahet llogari për profilin e juristit evropian i cili në të ardhmen si profesionist do të duhet të interpretojë dhe të zbatojë të drejtën kushtetuese evropiane si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë evropian; - Planprogrami do të trajtojë materien kushtetuese nga aspekti krahasimtar dhe kombëtar, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse shqyrtohet vetëm në korniza kombëtare; - Planprogrami gjithashtu do të përfshijë: Rregulloren e re të Kuvendit të RM që ka rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në RM, por edhe ligjet e reja që rregullojnë materie kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, vetadministrimin lokal, sistemin zgjedhor, shoqërinë civile, mbrojtjen, politikën e jashtme, etj.; - Krahas këtij komponenti normativ, planprogrami do të përpunojë edhe praktikën e organeve qendrore e pushtetit shtetëror në RM, siç janë; Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, që kanë një rol të madh në të drejtën kushtetuese si shkencë; - Gjithashtu do të përfshihen amendamentet kushtetuese të vitit 2001 që kanë ndikim të madh për demokracinë e RM, për vlerat themelore të rendit kushtetues të RM, si dhe për amendamentet kushtetuese të vitit 2005 në lidhje me reformat e gjyqësore në RM; - Në fund të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktikë; - Të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese; - T’i sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RM në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe komuniteteve etnike;
  • E drejta civile dhe e drejta sendore (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës mësimore i të drejtës civile dhe sendore është që studentët të fitojnë njohuri themelore teorike nga kjo lëmi. Pas përfundimit të SEMESTRIt nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri për nocionin dhe objektin e të drejtës civile dhe sendore, për subjektet, për parimet e të drejtës civile, për burimet, për aftësinë juridike dhe për të vepruar, për marrëdhënien juridiko – civile, për punët juridike, për të drejtat sendore subjektive, për parimet e të drejtës sendore, për posedimin, për të drejtën e pronësisë, të drejtën e servitutit, për librat publikë. Pritet që te studentët të zhvillohet vetëdija në lidhje me këto institute dhe shkathtësi për qasjen kritike ndaj ligjit dhe argumentimit ligjor në lëmin e të drejtës civile dhe sendore.
  • Shkrimi dhe arsyetimi ligjor (6.0 ECTS)
    Lënda synon t’u sigurojë studentëve njohuri për shkrimin dhe të menduarit juridik në kuadër të pikëpamjeve dhe opinioneve të ndryshme të paraqitura në mënyrë logjike që të sqarohen, përkatësisht të nxirren konkluzione. Metodologjia fokusohet në shkrimin dhe arsyetimin juridik të normave dhe akteve juridike, në teknikat e mira për të shkruar kushtetutën, ligjet, aktet nënligjore, kontratat, testamentet, vendimet gjyqësore, vendimet administrative, kërkesat, konkurset, shpalljen publike, ankesën, padinë, memorandumet, procesverbalet, autorizimet dhe një varg shkresash e paraqitëzash të tjera, me qëllim të zotërimit të tonit juridik në shprehjen dhe shkrimin gjuhësor të akteve juridike, si dhe shkathtësitë përkatëse të shkrimit dhe arsyetimit të së drejtës.
  • Lëndë e lirë zgjedhore (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore nga gjuha shqipe/maqedonase 2 (3.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore nga gjuha angleze 2 (3.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës

Semestri 3

  • E drejta ndërkombëtare publike dhe të drejtat e njeriut (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës mësimore është që studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i së drejtës ndërkombëtare publike. Pas përfundimit të suksesshëm të lëndës nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri solide në lidhje me burimet dhe natyrën juridike të së drejtës ndërkombëtare publike, në lidhje me raportin mes të drejtës ndërkombëtare publike dhe legjislacioneve nacionale; nga funksionimi i subjekteve të së drejtës ndërkombëtare publike, struktura e organizatave ndërkombëtare dhe mënyra e vendimmarrjes; juridiksioni i instancave ndërkombëtare gjyqësore, kushtet e përgjegjësisë ndërkombëtare; e drejta detare, organet për mbajtjen e marrëdhënieve ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare kontraktuale, organizatat ndërkombëtare. Pas përfundimit të lëndës nga studentët pritet që të jenë në gjendje t’i diskutojnë në mënyrë argumentuar konceptet e mësuara, të jenë të aftësuar për hulumtime thelbësore në lidhje me të njëjtat; të vlerësojnë kompetentësinë dhe rregullsinë e vendimeve relevante ndërkombëtare gjyqësore.
  • E drejta tregtare (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës mësimore është studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i së drejtës ndërkombëtare publike. Kështu, studentët njihen me rregullat juridike për ushtrimin e ndonjë aktiviteti afarist, me mënyrën e organizimit të subjekteve afariste, me kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe të tregtarit individual, si dhe me mënyrat e shuarjes së subjekteve afariste; me mënyrën për të krijuar ndonjë marrëdhënie juridiko – afariste, me kushtet për paraqitjen e atyre marrëdhënieve, me efektet dhe pasojat; me punën e letrave me vlerë: me mënyrat e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, me mënyrat e mbrojtjes së subjekteve afariste nga konkurrenca joluajale: me mënyrat e mbrojtjes së konsumatorëve e të tjera.
  • E drejta familjare dhe trashëgimore (6.0 ECTS)
    Lënda e drejta familjare i studion marrëdhëniet juridiko – familjare, të drejtën martesore dhe të drejtën prindërore. Pas vështrimit të shkurtër historik për llojet e familjes përgjatë historisë, lënda fokusohet në tema bashkëkohore, përkatësisht në gjendjen e RM në lidhje me këto marrëdhënie. Pas mbarimit të ligjëratave nga kjo lëndë nga studentët pritet të fitojnë njohuri lidhur me: nocionin dhe objektin e së drejtës familjare në aspektin nacional dhe ndërkombëtar; burimet e marrëdhënieve familjare dhe martesore; kushtet për lidhjen e martesës dhe format e tyre në rastin kur bashkëshortët janë shtetas të RM, ose në rastin kur njëri nga bashkëshortët ka shtetësi të huaj; adoptimin dhe kujdestarinë në aspektin nacional dhe ndërkombëtar. Nga e drejta trashëgimore, studentët e mësojnë rregullimin juridik të kalimit të pronës së individit në personat e tjerë në rast të vdekjes së tij. Sidomos, mësohen bazat juridike të trashëgimisë, rendet trashëguese sipas të drejtës së RM, pjesa e domosdoshme e trashëgimisë dhe trashëgimtarët e domosdoshëm, trashëgimi testamental, mundësia e krijimit të testamentit dhe llojet e testamentit, kushtet për plotfuqishmërinë e testamentit, momenti i kalimit të pronës nga trashëgimlënësi te trashëgimtarët, nocioni i legatit, etj.
  • Lëndë e lirë zgjedhore (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore nga gjuha angleze për qëllime specifike 1 (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës

Semestri 4

  • E drejta penale (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde mësimore është që studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i së drejtës penale. Pas përfundimit të suksesshëm të kësaj lënde pritet që studentët të kenë fituar njohuri solide në lidhje me temat që kanë të bëjnë me të drejtën penale dhe ligjin penal, veprën dhe përgjegjësinë penale të kryerësit, dënimin dhe pasojat e tjera juridike të veprës penale. Pas përfundimit të lëndës studentët pritet që të jenë në gjendje për të diskutuar në mënyrë të argumentuar konceptet e mësuara, të jenë të aftësuar për hulumtime thelbësore në lidhje me të njëjtat: të vlerësojnë kompetentësinë dhe rregullsinë e vendimeve relevante gjyqësore.
  • E drejta e detyrimeve (6.0 ECTS)
    Objektivat e planprogramit mësimor (kompetencat): me studimin e kurrikulës studentët do të fitojnë njohuri për bazat e të drejtës detyrimore dhe llojet e veçanta të marrëdhënieve juridiko – detyrimore. Studentët nëpërmjet edukimit do të duhet të fitojnë njohuri që u janë të nevojshme në kuadër të qarkullimit të të drejtave subjektive civile. Në lëmin e studimit të përgjithshëm të detyrimeve (marrëdhënieve detyrimore), studentët duhet të fitojnë shkathtësi në zbatimin e instituteve të përgjithshme të së drejtës detyrimore të llojeve të veçanta të marrëdhënieve detyrimore. Në mënyrë të posaçme, studentët duhet të fitojnë shkathtësi për të negociuar, për të lidhur dhe për të zbatuar llojet e veçanta të kontratave detyrimore, si dhe të mësojnë për mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve mbi përmbushjen e detyrimeve të debitorit.
  • E drejta e BE-së (6.0 ECTS)
    Me përfundimin e kësaj lënde, studentët pritet - të paktën - të jenë në gjendje të njohin esencën dhe shtrirjen e të drejtës së BE, të kenë njohuri të plota mbi strukturën organizative – juridike të BE-së në bazë të ndryshimeve të përfshira në Marrëveshjen e Lisbonës, të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin dhe zbatimin e rregullt të dispozitave të akteve të UE që vetvetiu do t’u mundësonte studimin e mëtejshëm të thelluar të disiplinave juridike më të speciaalizuara që trajtojnë të drejtën e BE.
  • Lëndë zgjedhore nga gjuha angleze për qëllime specifike 2 (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore 4 (6.0 ECTS)
    • Delikuenca e të miturve
    • Kriminaliteti kompjuterik
    • Teoritë bashkëkohore të kriminalistikës
    • E drejta e mediave
    • Tregtia me njerëz
    • E drejta ndërkombëtare ekonomike
    • E drejta zakonore
    • Dhuna në familje

Semestri 5

  • E drejta ndërkombëtare penale (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës mësimore është studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare penale. Pas mbarimit të suksesshëm të lëndës nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide në lidhje me nocionin dhe objektin e DNP, normat e DNP, pushtetin represiv dhe juridiksionin e shteteve, ekstradimin, azilin, transferin e procedurës penale, ndihmën dhe bashkëpunimin juridik – penal, korpusin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe juridiksionin e instancave penale ndërkombëtare. Pas përfundimit të lëndës nga studentët pritet të jenë në gjendje në mënyrë të argumentuar të diskutojnë nocionet e mësuara; të bëhen të aftësuar për hulumtimin thelbësor në lidhje me to; të vlerësojnë kompetentësinë dhe rregullsinë e vendimeve gjyqësore relevante ndërkombëtare.
  • E drejta administrative – e drejta materiale dhe procedurale (6.0 ECTS)
    Në kuadër të lëndës studiohen e drejta administrative materiale dhe procedurale. Objekt studimi janë parimet e organizimit, puna dhe fushëveprimi i organeve administrative, veprimtaritë themelore që e përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe raporti midis qytetarëve dhe administratës.
  • E drejta e procedurës penale (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës, e drejta e procedurës penale, është që studentët të njihen me dispozitat procedurale – penale me të cilat rregullohet ligjërisht aktiviteti i organeve procedurale dhe i pjesëmarrësve të tjerë proceduralë dhe të aftësohen për aplikimin juridik të tyre në praktikë.
  • Lëndë zgjedhore e avansuar 5/1 (6.0 ECTS)
    • Viktimologjia
    • Politika kriminale
    • E drejta diplomatike dhe konsulare
    • Gjyqësia kushtetuese
    • E drejta penale e krahasuar
  • Lëndë zgjedhore e avansuar 5/2 (6.0 ECTS)
    • Viktimologjia
    • Politika kriminale
    • E drejta diplomatike dhe konsulare
    • Gjyqësia kushtetuese
    • E drejta penale e krahasuar

Semestri 6

  • E drejta ndërkombëtare private (6.0 ECTS)
    Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri themelore për: - Emërtimin e lëndës (pse emërtohet e drejta ndërkombëtare, e pse emërtohet e drejta private); - Ndarjen dhe dallimin midis marrëdhënieve juridike – civile dhe marrëdhënieve juridike – civile me element të huaj; - Burimet e së drejtës (nacionale dhe ndërkombëtar) të cilët duhet të zbatohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike – civile me element të huaj; - Mënyra e rregullimit të marrëdhënieve juridike – civile me element të huaj (direkte dhe indirekte – kolizive) – mënyrë karakteristike e rregullimit vetëm për DNP; - Elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe zbatimit të DNP, faktet përmes së cilave paraqitet elementi i huajë (faktet e identifikimit), pikat e lidhjes, si dhe institutet përmes së cilave shmanget zbatimi i të drejtës rëndom kompetente në DNP.
  • E drejta e procedurës civile (6.0 ECTS)
    Qëllimi i programit mësimor është studentët të fitojnë njohuri solide nga lëmi i të drejtës së procedurës civile. Pas mbarimit të suksesshëm të lëndës nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide në lidhje me karakteristikat themelore të procedurës kontestimore; parimet e procedurës kontestimore; subjektet e procedurës kontestimore; veprimet dhe institutet kontestimore; rrjedhat e procedurës; procedurat e veçanta kontestimore; e drejta jashtëkontestimore; procedura përmbaruese. Pas mbarimit të lëndës nga studentët pritet të jenë në gjendje në mënyrë të argumentuar t’i diskutojnë nocionet e mësuara; të jene të aftësuar për hulumtimin thelbësor në lidhje me të njëjtat; të vlerësojnë kompetentësinë dhe rregullsinë e vendimeve relevante gjyqësore.
  • E drejta e punës dhe e sigurimit social (6.0 ECTS)
    Studimi i lëndës e drejta e punës dhe e drejta e sigurimit social studentëve do t’u mundësojë: - të njihen me korpusin e çështjeve dhe problemeve të cilat janë pjesë përbërëse e së drejtës së punës, duke u nisur nga premisa fondamnetale se secili nga ne një ditë do të themelojë marrëdhënie pune dhe pikërisht për atë arsye njohja e të dejtave nga marrëdhënia e punës paraqet një mori çështjesh në luftën për jetë më cilësore; - të njihen me aspektet e ndryshme të realizimit të të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive nga marrëdhënia e punës, si dhe me institucionet juridike nga lëmi i punës; - t’i studiojnë marrëdhëniet e punës në praktikë përmes – procedurës së punësimit, lidhjen e kontratës për punësim, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës te punëdhënësi dhe organet kompetente; procedurën e përgjegjësisë të të punësuarve; pushimin e marrëdhënies së punës, përkatësisht pushimin e vlefshmërisë së kontratës për punësim; - të përpunojnë aktet konkerete në lidhje me të gjitha institutet të cilat janë përfshirë me rregullativën ligjore pozitive nga lëmi i marrëdhënieve të punës në RM; - të mundësohen forma të ndryshme të pjesëmarrjes së studentëve dhe të inkorporohet mundësia për përvetësimin e numrit sa më të madh të mundshëm të poenave të parashikuara për aktivietin.
  • Lëndë zgjedhore 6/1 (6.0 ECTS)
    • Kriminologjia dhe penologjia
    • Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • Mjekësia ligjore
    • Kriminaliteti i organizuar
    • Vetadministrimi lokal
  • Lëndë zgjedhore 6/2 (6.0 ECTS)
    • Kriminologjia dhe penologjia
    • Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • Mjekësia ligjore
    • Kriminaliteti i organizuar
    • Vetadministrimi lokal
Google+