Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Studime të diplomacisë (60 SETK)

Cikli: Pasdiplomike
Fakulteti: Administrata Publike dhe Shkencat Politike
Ofrohet në: Tetovë

Programi  studime të diplomacisë është dizajnuar që ta zhvillojë kuptimin konceptual të studentëve për praktikat dhe procedurat e diplomacisë moderne dhe t’u ndihmojë që në mënyrë efektive të punojnë në bashkësinë diplomatike. Programi është dizajnuar për: diplomatë, nëpunës të lartë në përfaqësi të ndryshme ministrore jashtë vendit, anëtarë të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe nëpunës të organizatave joqeveritare dhe korporatave multinacionale.  Ky program, gjithashtu, u dedikohet atyre të cilët në të ardhmen duan ta zhvillojnë karrierën e tyre diplomatike,  të punojnë në sektorë tjerë qeveritarë ose në kompani multinacionale. Ky program  është kombinim i studimeve akademike dhe trajnimeve profesionale. Sfera e komunikimeve ndërkombëtare dhe kulturore, e drejta ndërkombëtare dhe ekonomia ndërkombëtare plotësohen me disiplinat akademike të cilat studiohen.  Aspektet profesionale ligjërohen nga ana e diplomatëve, politikanëve dhe nga nëpunës të lartë qeveritarë, të cilët do të ligjërojnë si profesorë të jashtëm.  Programi përmban 60 kredi dhe do të realizohet përmes studimeve të rregullta në kohëzgjatje prej 2 semestrave.

Studentët të cilët do ta ndjekin këtë program, do të mund të punojnë në Ministrinë e jashtme, sektorin qeveritar dhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare.  Të tjerët mund të punojnë në: sektorin e biznesit, sektorin juridik, polici, në bankë, në gazetari, si konsultues menaxhimi, në biblioteka dhe të jenëligjërues

Njohuritë dhe të kuptuarit

•    Ka njohuri të thella dhe të kuptuar kompetent të teorive në sferën e diplomacisë.
•    Ka njohuri specifike mbi negociatat, ndërmjetësimet dhe format tjera të zgjidhjes së konflikteve.
•    Ka njohuri të caktuara mbi rolin e organizatave ndërkombëtare në diplomaci.
•    Ka njohuri dhe kuptim të qartë mbi politikën e jashtme dhe aktorët kryesorë (shtetërore dhe jo-shtetëror) që përbëjnë rrjetin dinamik të ministrisë së jashtme. 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

•    Mund të angazhohen me sukses në detyra të vogla diplomatike, për të punuar në misionet diplomatike ose në departamentet e punëve të jashtme, në ministritë e ndryshme si dhe mund të jenë anëtarë të organizatave të tregtisë ndërkombëtare dhe të institucioneve të tjera.

•    Mund të punojnë si anëtarë të ekipit për zhvillimin e negociatave; të angazhohen për formulimin e qëndrimeve për çështjet ligjore ndërkombëtare.
•    Mund të interpretojnë perspektiva teorike në marrëdhëniet ndërkombëtare në disa raste.
•    E përshkruajnë rolin e diplomacisë në politikën botërore.

Aftësitë për të vlerësuar

•    Gjykon për diplomacinë aktuale dhe proceset në nivel ndërkombëtar.
•    Vlerëson qëndrime të diplomacisë nga tema të ndryshme të ndërlikuara ndërkombëtare.  
•    Ka aftësi  të interpretojë të  dhëna relevante për  gjykim, të cilat janë pasojë e çështjeve relevante diplomatike.
•    Mund të japë mendim kritik dhe të ketë qëndrime kritike për  punën e organizatave diplomatike, siç është puna e ministrisë së jashtme dhe misionet diplomatike.

Aftësitë e komunikimit

•    Mund të shkruajnë letra në kuadër të komunikimit të caktuar diplomatik.
•    Mund të prezantojnë dhe të shkruajnë punime shkencore dhe të përgatitin projekte hulumtuese në lëmin e diplomacisë.
•    Mund t’i drejtohen auditorit me forma të caktuara për zgjidhjen e problemeve specifike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
•    Mund të zhvillojnë komunikim diplomatik dhe të shfrytëzojnë terminologji diplomatike  me përfaqësues diplomatikë me misione në Maqedoni.

Aftësitë e të mësuarit

•    Mund t’i zgjerojë  njohuritë profesionale duke punuar në përfaqësitë diplomatike.
•    Është i aftë t’i identifikojë nevojat e veta për punë të mëtejme dhe të zgjerojë njohuritë e veta për ta vazhduar mësimin individual lidhur me problemet globale.
•    Mund të ndërmarrë dhe të zbatojë një mënyrë të re transparente në diplomacinë maqedonase me qëllim që ta realizojë perspektivën euro-atlantike në vend.

Semestri 1

  • Metodologjia e hulumtimit (6.0 ECTS)
    Lënda metodologjia e hulumtimit ka për qëllim t’i aftësojë studentët e studimeve pasdiplomike në fakultetin e administratës publike dhe të shkencave politike të bëjnë veprimtari hulumtuese e shkencore duke filluar nga elaborimi i idesë së punës për hulumtim shkencor e deri tek përfitimi i njohurive më të thella nga lënda, si në aspektin sasior ashtu edhe në aspektin cilësor për mbledhjen e të dhënave dhe për përpunimin e tyre.
  • E drejta ndërkombëtare publike (6.0 ECTS)
    Përmbajtja e lëndës është e përgatitur në atë mënyrë që cilën studentët të njihen me konceptet bazike të së drejtës ndërkombëtare publike, shpesh herë e identifikuar si e drejta ndërkombëtare, e cila bazat e veta i ka aty kah shek. XVII, si e drejtë e popujve, ku sot edhe dëshmon qartë ekzistimi i organizatës universale, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Do të njihen gjithashtu edhe me të drejtën ndërkombëtare publike bashkëkohore e cila i rregullon marrëdhëniet midis shteteve, mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet në mes vetë organizatave ndërkombëtare të shteteve, sjelljet e personave fizikë dhe juridikë për të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare konsiderojnë se janë të rëndësishme për to dhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.
  • Marrëdhëniet ndërkombëtare (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë i njofton studentët me komponentët teorikë në marrëdhëniet ndërkombëtare, me idetë kyçe dhe me debatet në lëmin e këtyre marrëdhënieve, sidomos në konceptet bazike, pjesëmarrësit në marrëdhëniet ndërkombëtare, në politikën e jashtme dhe në fuqinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ligjëratat përparësi do t’u japin, siç u tha, politikës ndërkombëtare, ekonomisë dhe politikës e gjendjes globale, projekteve dhe problemeve të ardhshme në sistemin ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe konfliktet e armatosura, ekonominë, demografinë dhe mjedisin jetësor. Kjo lëndë ka për qëllim, po ashtu, t’i njoftojë studentët edhe me historikun e politikës ndërkombëtare, t’i informojë ata edhe me realizmin, idealizmin dhe liberalizmin si dhe ndërveprimin e tyre në trajtimin e dallimeve të problemeve ndërkombëtare, t’i informojë edhe për ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në rrethinën në të cilën jetojnë, ta ngrejë vetëdijen e studentëve për të gjykuar për ngjarjet politike që ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare etj. Qëllimi kryesor është të ndërtojë tek studentët aftësi kritike dhe analitike.
  • Lende zgjedhore 1 (6.0 ECTS)
    • Analiza e politikës së jashtme
    • Zgjidhja paqësore e konflikteve
    • Institucionet ndërkombëtare
    • Historia e diplomacisë
    • Globalizimi si fenomen në shoqërinë bashkëkohore
    • Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
  • Lende zgjedhore 2 (6.0 ECTS)
    • Analiza e politikës së jashtme
    • Zgjidhja paqësore e konflikteve
    • Institucionet ndërkombëtare
    • Historia e diplomacisë
    • Globalizimi si fenomen në shoqërinë bashkëkohore
    • Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta

Semestri 2

  • Punimi i magjistraturës (24.0 ECTS)
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
  • Lëndë zgjedhore e lirë (6.0 ECTS)
    • Etika politike: kombëtare, ndërkombëtare dhe diplomatike
    • Diplomacia dhe metodat diplomatike
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Google+