Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: E drejta civile

Cikli: PhD
Fakulteti: Drejtësia
Ofrohet në: Tetovë

Programi studimor e drejta civile synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike civile me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës civile në R. të Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe  BE-ja.

Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike civile si dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të resurseve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  •  Ka dituri të hollësishme nga e drejta civile, si ajo materiale ashtu edhe nga ajo procedurale, njëherësh  edhe nga normat themelore në lëmenjtë kryesorë të së drejtës civile;
  •  Ka njohuri të hollësishme të parimeve dhe instituteve të së drejtës civile, përfshirë edhe origjinën dhe përmbajtjen e tyre;
  •  Vlerëson lëmin e së drejtës civile në mënyrë kritike, nga këndvështrimi shkencor dhe praktik;
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • I zhvillon dhe i avancon shkathtësitë e hulumtimit analitik dhe të zgjidhjes së problemeve në teori dhe praktikë nëpërmjet përdorimit të akteve legjislative dhe praktikës gjyqësore;
  • Identifikon dhe analizon probleme më të komplikuara, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e procedurës civile dhe mund të interpretojë çështje të ndërlikuara të legjislacionit civil;
Aftësitë për të vlerësuar
  • I zhvillon dhe i avancon shkathtësitë e hulumtimit analitik dhe të zgjidhjes së problemeve në teori dhe praktikë nëpërmjet përdorimit të akteve legjislative dhe praktikës gjyqësore;
  • Identifikon dhe analizon probleme më të komplikuara, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e procedurës civile dhe mund të interpretojë çështje të ndërlikuara të legjislacionit civil;
Aftësitë e komunikimit
  • Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-civile;
  • Sjell vendime më të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efektive në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore civile;
  • Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor;
  • I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore;
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij;
  • Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e  kriminalitetit;

Semestri 1

  • Metodologjia e hulumtimit (10.0 ECTS)
    Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike materialin kërkimor që është relevant dhe që citohet në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje t’i kritikojnë ato. - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • E drejta civile dhe pronësore - programi i thelluar (10.0 ECTS)
    Koncepti i planprogramit synon që studentët të fitojnë aftësinë për të aplikuar në praktikë njohuritë e tyre të së drejtës civile, një aftësi që duhet ta ketë secili jurist. Nga studenti pritet ta zotërojë teknikën e aplikimit të duhur të rregullave juridike (leximi dhe interpretimi i normave juridike civile). Gjithashtu, studenti pritet ta zotërojë teknikën normative: punët juridike (kontratat, testamentet), përgatitjen e llojeve të ndryshme të parashtresave (padive, ankesave, kundërshtimeve, kërkesave), dhe përgatitjen e akteve të organeve gjyqësore (aktgjykimet, vendimet) si dhe aktet e tjera të organeve administrative (vendimet, kontratat) që nxisin, ndryshojnë dhe pushojnë marrëdhëniet juridike civile. Gjithashtu, koncepti i planprogramit synon që studentët ta fitojnë aftësinë që në praktikë t’i aplikojnë njohuritë e tyre të së drejtës pronësore. Nga studenti pritet ta zotërojë teknikën e aplikimit të duhur të rregullave juridike sendore si dhe zotërimin e teknikës juridike në lëmin pronësor juridik.
  • E drejta procedurale civile - programi i thelluar (10.0 ECTS)
    Objektivat specifike të këtij programi përbëhen nga aftësimi i studentëve të identifikojnë dhe të analizojnë në mënyrë kritike institucionet themelore të procedurës kontestimore, jashtëkontestimore, atë përmbaruese si t’i zhvillojnë shkathtësitë e aplikimit të njohurive të fituara në praktikë lidhur me udhëheqjen e këtyre procedurave.

Semestri 2

  • Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës (10.0 ECTS)
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
  • Lëndë zgjedhore 1 (10.0 ECTS)
    • E drejta familjare dhe trashëgimore
    • E drejta e detyrimeve
    • E drejta tregtare
    • E drejta e falimentimit
  • Lëndë zgjedhore 2 (10.0 ECTS)
    • E drejta familjare dhe trashëgimore
    • E drejta e detyrimeve
    • E drejta tregtare
    • E drejta e falimentimit

Semestri 3

Concentration: Semestri 3 / Semestri 4
  • Punë kërkimore-shkencore (40.0 ECTS)
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • Publikime I (20.0 ECTS)
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 4

Semestri 5

  • Prezantimi i rezultateve të hulumtimit (20.0 ECTS)
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht.
  • Publikime II (10.0 ECTS)
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • Disertacioni i doktoratës (30.0 ECTS)
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+