Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Ndërmarrësia dhe zhvillimi ekonomik vendor (120 SETK)

Cikli: Pasdiplomike
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Ofrohet në: Tetovë
Objektivat e këtij programi janë:
  • Njohuritë teorike dhe empirike mbi sipërmarrjen;
  • Analiza e dimensioneve të ndryshme të sipërmarrjes;
  • Trajtimi i problemeve të zhvillimit ekonomik në ekonomitë në tranzicion siç është Republika e Maqedonisë;
  • Analiza e problemeve të zhvillimit ekonomik vendor si dhe politikat dhe masat e lidhura me të;
  • Analiza e mjedisit ligjor të sipërmarrjes në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar;
  • Shqyrtimi i ndikimit të globalizimit dhe të anëtarësimit në BE-së mbi zhvillimin ekonomik vendor;
  • Përvoja në ndjekjen e ligjëratave nga profesorë që vijnë nga universitetet partnere të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Suedia, Belgjika, Sllovenia, Greqia dhe mësimin e praktikave të ndryshme të mësimdhënies dhe mbizotërimi i dijes nga universitetet në Bashkimi Evropian;
  • Njohja me literaturën më të fundit në lidhje me sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik vendor të publikuar në botimet në anglisht;
  • Aftësia për të bërë hulumtime individuale të pavarur në një nivel të përparuar;
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
  • Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës.
  • T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
  • Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
  • Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.
 
 
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Përllogaritja e bazave të zhvillimit të sipërmarrësisë dhe ndikimi i saj në zhvillimin ekonomik vendor.
  • Dhënia e mendimit kritik mbi politikat ekonomike zhvillimore dhe krijimi i parakushteve për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
 
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim i tendencve të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Përmirësimi i aftësive sipërmarrëse dhe mundësia për njohjen e përparësive në zhvillimin e ekonomik me aplikimin e sipërmarrësisë.
  • Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike 
 
 
Aftësitë e komunikimit
  • Krijimi i mundësisë për zhvillimin e aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësive tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për fillimin apo stimulimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
  • Krijimi i mundësisë për studentët që në mënyrë aktive angazhohen në ligjërata dhe të bëjnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e ndërmarrësisë dhe menaxhimit të biznesit të vogël
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillimi i konceptit të mendimit kritik të studentëve.
  • Krijimi i mundësisë së fitimit të aftësive hulumtuese dhe përvojave për ndërmarrësi menaxhment, marketing dhe financa në organizatat publike, private dhe jofitimprurëse
 
 

Semestri 1

  • Metodologjia e hulumtimit (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre që kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike. .
  • Ndërmarrësia (6.0 ECTS)
    Në këtë lëndë do të trajtohen: teoria e ndërmarrësisë dhe roli i saj i sipërmarrësisë prej Shumpeter-it deri në kohët moderne, ndërmarrësia dhe NVM-të, rëndësia e ndërmarrësisë për zhvillimin ekonomik dhe për punësimin, karakteristikat, profilet e ndërmarrësisë, ndërmarrësisë në ekonomitë në tranzicion, ndërmarrësisë dhe inovacionet, rrethi afarist dhe ndërmarrësia.
  • E drejta afariste dhe rregullativa e BE-së dhe e drejta dhe rregullativa afariste ndërkombëtare (6.0 ECTS)
    Relevanca e rrethimit juridik të kompanive të reja, të drejtat ekonomike dhe rregullativat e BE-së (konkurrenca, rregullativa e politikës sociale dhe fuqia punëtore, e drejta e pronësisë intelektuale), tema nga e drejta afariste ndërkombëtare.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 1 (6.0 ECTS)
    Lëndë zgjedhore të lira
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies
  • Lëndë zgjedhore 1 (6.0 ECTS)
    • Ekonomia për menaxherë
    • Rrethi afarist makroekonomik dhe NVM-të
    • Integrimi në Bashkimin Evropian dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Semestri 2

  • Menaxhimi i sistemeve të informacionit (6.0 ECTS)
    Në këtë lënde do të përfshihen temat nga fusha e marrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të informacioneve nga ndërmarrja. Do të përfshihen, po ashtu edhe teknologjitë informative, por vetëm në aspektin e rolit të tyre për përpunimin e informacioneve të ndërmarrjes, përkatësisht, përkrahjes së procesit të gjithmbarshëm të menaxhimit me to. Do t’u kushtohet vëmendje aspekteve të: hyrjes në menaxhimin e sistemeve të informacionit, tipave themelorë të menaxhimit të sistemeve të informacionit, teknologjisë informative dhe menaxhimit të sistemeve të informacionit, ndërtimit të menaxhimit të sistemeve të informacionit në ndërmarrje.
  • Ekonomia në zhvillim dhe tranzicioni (6.0 ECTS)
    Pasqyrë e teorive dhe modeleve për zhvillim ekonomik, problemet kryesore në politikat për zhvillimin e ekonomisë: varfëria, pabarazia, rritja e ulët, migracioni, zhvillimi i kapitalit njerëzor, rrethimi, problemet kryesore të cila paraqiten në ekonomitë në tranzicion dhe interaksioni i tyre me problemet në zhvillim.
  • Zhvillimi ekonomik vendor dhe vendet e Evropës juglindore (me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë) (6.0 ECTS)
    Hulumtimi i problemeve të zhvillimit ekonomik vendor në vendet e Evropës Juglindore, roli i institucioneve, krijimi zinxhiror i ofertës, klasterët dhe veglat tjera për ZHEL-in, papunësia dhe trashëgimia nga socializmi dhe ndikimi i saj; kapitali njerëzor.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 2 (6.0 ECTS)
    Lëndë zgjedhore të lira
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies
  • Lëndë zgjedhore 2 (6.0 ECTS)
    • Ekonomia për menaxherë
    • Rrethi afarist makroekonomik dhe NVM-të
    • Integrimi në Bashkimin Evropian dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Semestri 3

  • Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (6.0 ECTS)
    Menaxhimi i operacioneve, marketingu, financat, burimet njerëzore, tregtia elektronike në biznesin e vogël, hulumtimi i ndikimit të rrjeteve ndaj dinamikës së internacionalizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
  • Politika aktive e tregut të fuqisë punëtore dhe ZHEL-i (6.0 ECTS)
    Analiza e papunësisë në ekonomitë në tranzicion, politikat aktive në tregun e fuqisë punëtore, (krijimi i vendeve të reja të punës, trajnimet, ulja e asimetrisë së informacioneve) dhe ndikimi i tyre potencial.
  • Biznesi ndërkombëtar (6.0 ECTS)
    Globalizimi i prodhimtarisë dhe distribuimi, parimet e ekonomisë ndërkombëtare, investimet e huaja të drejtpërdrejta, ndikimi në kompanitë multinacionale në ndërmarrjeve, Organizata Tregtare Botërore dhe implikacionet e saj.
  • Lëndë zgjedhore 3 (6.0 ECTS)
    • Hulumtimi i tregut për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
    • Marketingu i tregut për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
    • Etika e biznesit dhe përgjegjësia shoqërore
    • Kontabiliteti financiar për NVM-të
  • Lëndë zgjedhore 4 (6.0 ECTS)
    • Hulumtimi i tregut për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
    • Marketingu i tregut për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
    • Etika e biznesit dhe përgjegjësia shoqërore
    • Kontabiliteti financiar për NVM-të

Semestri 4

  • Punimi i magjistraturës (30.0 ECTS)
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: ndërmarrësia dhe zhvillimi ekonomik vendor.
Google+