Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Biznes dhe ekonomi

Cikli: Deridiplomike
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Ofrohet në: Tetovë dhe Shkup

Struktura e programit trevjeçar përmban studime që nga natyra janë dinamike, integruese dhe interaktive. Programi është dizajnuar për të ofruar një qasje integruese në tema të biznesit dhe ekonomisë, duke zbatuar këtë koncept nëpërmjet programit. Lëndët që janë të përfshira në këtë program janë ndërtuar në perspektivat që bazohen në teorinë që është e lidhur ngushtë me zbatimin praktik në botën e ekonomisë dhe të biznesit. Objektivat kryesore janë:

  • T’i përgatisë studentët për pozitën e udhëheqësit në organizatat profitabile dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
  • T’ përgatisë studentët për të ndërtuar një karrierë në administrim biznesi, në sektorin privat dhe OJQ-ve.
  • Për të mundësuar përvetësimin e aftësive hulumtuese dhe përvojën e menaxhimit, marketingut dhe financave publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
  • Të zhvillohet koncepti i të menduarit kritik te studentët.
  • T’u mundësojë studentëve që aktivisht të angazhohen në mësimdhënie dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e administrimit të biznesit.
  • Ta lehtësojë zhvillimin e aftësive personale, komunikimin, hulumtimin dhe aftësitë tjera të rëndësishme të nevojshme për punësim.

Programi deridiplomik ofron studentëve të kuptojnë dhe të marrin njohuritë e nevojshme për biznes dhe ekonomi, njëkohësisht i drejton ata në fusha të caktuara, për të cilat do të specializohen në vitin e fundit të studimeve. Gjatë tre viteve të programit studimor studentëve u është dhënë dhe mundësia për punë praktike (internship), e cila do t’u atyre mundësojë  t’i aplikojnë njohuritë e aftësitë e fituara në biznes dhe ekonomi.

Financë/Kontabilitet

Financat fokusohen në të gjitha aspektet e menaxhimit të parave, si investimet, kolektimit, shpagimit, huazimiz dhe ngritjes së fondeve. Këta individë përgatisin raportet financiare që janë të nevojshme për të kryer operacione dhe për ti kënaqur kërkesat rreth taksave dhe rregullativës. Të diplomuarit në financa gjithashtu mbikëqyrin rrjedhën e parave të gatshme dhe investimeve dhe zhvillojnë informata për të vlerësuar statusin financiar të tashëm dhe të ardhshëm të një organizate.  Në dispozicion janë një numër i ndryshëm i vendeve të punës për të diplomuarit në financë. Pothuajse çdo lloj biznesi ka nevojë për dikë me njohuri të specializuar në financë. Të diplomuarit mund të zgjedhin të punojnë për ndonjë organizatë specifike, siç janë korporatat apo bankat, ose mund të vendosin të hapin biznesin e tyre, si ndërmarrje këshilluese ose agjenci për planifikim financiar. Disa nga profesionet më të spikatura që i ndjekin të diplomuarit tonë janë: kontabilitet, bankimi, sigurimi, auditimi, analiza e buxhetit, planifikimi financiar, ekonomiksi financiar, kërkimet e tregut, analist buxheti, ndërmjetësues(agjent) sigurimesh, ndërmjetësues(agjent) i letrave me vlerë.   

Menaxhment/Marketing

Studimet në menaxhment mirren me teoritë dhe praktikat e menaxhmentit, duke u marrë me fushat si biznesi dhe economiksi, resurset njerëzore, sistemet operacionale dhe të informacionit, si dhe duke prekur në tema si etika dhe menaxhmenti në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar. Drejtimi zakonisht studijohet bashkë me lëndë tjera me qëllim që ti jepet studentit depërtim në teknikat dhe teoritë e menaxhmentit  në industry apo profesione të ndryshme, si biznesi ndërkombëtar, marketingu, udhëtimi dhe mikpritja, gjuhë, shkencë, inxhinjeri dhe teknologji. Të diplomuarit në menaxhment punojnë në një varg profesionesh duke përfshirë, marketingun, shitjet, financat dhe shitjet me pakicë.

Të diplomuarit në marketing kanë mundësi të ndryshme për bërje të karierës në shumëllojshmëri sektoresh përfshirë qeverinë, edukimin, biznesin dhe shoqërinë. Diploma në marketing është shumë e vlefshme pasi marketing është pjesë e çdo lloj biznesi dhe organizate. Studentët e marketingut kanë shumë mundësi në marrëdhëniet me publiku ose reklamimin; ato mund të bëhen brend menaxher, të bëjnë kërkime të tregut, ose nëse janë të prirur të shkojnë edhe në marketingun ndërkombëtar. Këta studentë bëhen të suksesshëm në pozitat e shitjes dhe me rritjen e aftësive, rroga do të rritet në mënyrë eksponenciale. 

Ekonomiks

Të diplomuarit në ekonomiks kanë të hapur mundësi të mëdha për karierë në një varg sektorësh punësimi. Disa do zgjedhin të ndjekin karierën si economist, por shumë të tjerë do ndjekin rolet/pozitat në organizatat e sektorit privat dhe publik. Të diplomuarit në ekonomiks janë shumë suksesshëm në shumëllojshmëri të gjërë të karierës. Edhepse role të ndryshme në biznes janë më se të zakonshme, të diplomuarit në ekonomiks janë shumë të suksesshëm në drejtësi, mjekësi, qeverisje, jo-profitprurëse dhe marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe në rolet akademike. 

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri dhe kupton mjedisin e biznesit, subjektet e biznesit dhe operacionet e tyre në kontekstin e menaxhimit strategjik, menaxhimit të projektit, burimet njerëzore, menaxhimin e përgjithshëm të cilësisë dhe menaxhimin e investimeve;
  • Ka njohuri për planifikimin e biznesit dhe menaxhimin e bizneseve të vogla;
  • Ai i kupton parimet financiare dhe konceptet që lidhen me kontabilitetin, raportimin financiar, menaxhimin financiar dhe  tregjet e institucionet financiare; 
  • Ka njohuri për të analizuar sjelljen e konsumatorëve, për të bërë hulumtime në treg dhe ka njohuri për përdorimin e metodologjive për hartimin dhe zhvillimin e produktit;
  • Kupton thelbin e etikës së biznesit dhe përgjegjësisë shoqërore, ligjet biznesore, fenomenet ekonomike në makro dhe mikro nivel, funksionimin e biznesit ndërkombëtar, zhvillimin lokal dhe rajonal ekonomik.
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Ka mundësi të aplikojë njohuritë e fituara në sektorin privat dhe publik; 
  • Ka njohuri për të filluar dhe zhvilluar biznesin e tyre; 
  • Ka aftësi për të ndihmuar në realizimin e marketingut të suksesshëm, planet financiare dhe të përgjithshme të menaxhimit dhe strategjitë
 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Ndihmon në vlerësimin e problemeve të veçanta që lidhen me menaxhimin, në lidhje me planifikimin, proceset e menaxhimit, kontrollit dhe menaxhimit strategjik;
  • Merr vendime të biznesit në nivelet më të ulëta menaxheriale,
  • Ka aftësi për të analizuar konkurrencën e tregut.
Aftësitë e komunikimit
  • Bën prezantimin e ideve të reja, produkteve dhe shërbimeve;
  • Interpreton të dhënat e biznesit dhe treguesit ekonomikë;
  • Interpreton hulumtimet, raportet ekzekutive, përmbledhjet dhe studimet e fizibilitetit që lidhen me operacionet e biznesit dhe mjedisit të biznesit;
  • Prezanton rezultatet nga studimet e ndryshme, raporton planet e biznesit të grupeve të punës dhe të palëve të interesuara
Aftësitë e të mësuarit
  • Mund të kërkojë dhe të zbulojë burimet e të mësuarit;
  • Mund të bëjë mësim individual dhe ekipor;
  • Ka aftësi për të bërë analiza të biznesit dhe të përdorë literaturë shkencore si dhe të bëjë rishikimin e autorëve të tjerë.

Semestri 1

  • Hyrje në ekonomi dhe biznes (6.0 ECTS)
    Kjo lëndë është dizajnuar me qëllim që studentët të njihen me mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm të ndërmarrjes. Por, vëmendja do të përkushtohet në funksionin financiar të marketingut dhe në funksionin organizativ të ndërmarrjes. Përveç kësaj, do të trajtohet edhe ndikimi i ndërmarrjes ndaj bashkësisë në të cilën vepron. Më konkretisht, qëllimi i lëndës është që studentët të marrin dije: * T’i shpjegojnë problemet fondamentale ekonomike. * T’i kuptojnë raportet në mes të burimeve të kufizuara, vlerës, dobisë dhe pasurisë. * T’i kuptojnë lidhjen kohezive midis makroekonomisë dhe mikroekonomisë. * T’i diskutojnë qëllimet dhe instrumentet e makroekonomisë. * Të kuptojnë dhe t’i sqarojnë ciklet ekonomike. * Të debatojnë për raportet ekonomike ndërkombëtare etj.
  • Parimet e marketingut (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njoftohen me konceptet themelore të cilat janë ndërtuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vendosur në konceptet, si dhe në çështjet lidhur me marketingun e prodhimeve dhe shërbimeve të konsumatorëve. Në mënyrë më specifike, qëllimi është që studentët ta njohin mjedisin e marketingut nëpërmjet analizës së tregut, që pastaj të implementohen strategjitë e suksesshme të marketingut në atë mjedis. Studentët gjithashtu do të mund t’i implementojnë konceptet shkencore për dizajnimin e planit të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me aktivitetet e ndryshme në fushën e marketingut, të cilat kontribuojnë që kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
  • Parimet e menaxhmentit (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët që njoftohen me bazat e menaxhmentit, gjenezën dhe përkufizimin e tij, si dhe me parimet themelore në të cilat do të bazohet puna e secilit menaxher të ardhshëm. Ndjekja e kësaj lënde ka për qëllim që studentët të përfitojnë njohuri themelore nga fusha e funksioneve bazike në menaxhment si planifikimi, organizimi, koordinimi, motivi dhe kontrolli. * Të mësuarit e kësaj lënde studentëve do t’u mundësojë: * Të mësojnë bazat e menaxhmentit dhe të aftësohen për to që të japin shembuj konkretë. * Të aftësohen ta shohin këtë lëndë si nevojë për fitimin e njohurive, të cilat do të jenë në kontekst të zbatimit në praktikë të asaj që kanë mësuar Të mendojnë në mënyrë efikase që do t’u ndihmojë të përballen me problemet afariste në jetën e tyre te mëtutjeshme.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 1 (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore/gjuhë angleze 1 (3.0 ECTS)
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • Lëndë zgjedhore Gjuhë shqipe/maqedonase 1 (3.0 ECTS)
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase

Semestri 2

  • Parimet e kontabilitetit (6.0 ECTS)
    Qëllimi i programit të lëndës është t’u ndihmojë studentëve të kuptojnë thelbin e kontabilitetit, që t’i mësojnë bazat e kontabilitetit financiar, konceptet dhe parimet e kontabilitetit. Në mënyrë më specifike, studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptojnë raportet financiare, komponentët e tyre, rregullat themelore të evidentimit të të dhënave kontabël, përdorimin e dokumenteve kontabël.
  • Matematikë biznesi (6.0 ECTS)
    Qëllimet e e lëndës matematikë e biznesit janë si në vijim: * Studentët të aftësohen që ta zbatojnë sistemin e ekuacioneve lineare për zgjidhjen e problemeve të * Studentët të aftësohen që t’i zbatojnë njohuritë e tyre për modelet lineare dhe vargjet e shumta për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në biznes dhe ekonomi Studentët të fitojnë njohuri të avancuara në përllogaritjen e shkallës së ndërlikuar të kamatës, depozitave periodike, të rentave periodike, huave dhe vendimeve financiare
  • Mikroekonomia (6.0 ECTS)
    Nëpërmjet kësaj lënde arrihen njohuri themelore për fenomenet ekonomike dhe terminologjinë universale globale mikroekonomike. Ndiqen dhe analizohen qasjet teorike që mundësojnë të arrihet pasqyra vetanake për zgjidhjet e mundshme aplikativee për problemet e prodhimtarisë, këmbimit dhe organizimit të ndërmarrjeve individuale, degës ose tregut të veçantë. Komponentët e zhvillimit japin një dimension dinamik pa të cilët qasjet më pak komplekse do të ishin të papërdorshme. Bazat e mikroekonomisë mësohen në gjithë botën si pjesë e përpjekjeve universale që të përafrohen dhe të definohen problemet e ngjashme dhe të vijë deri te mundësia që ato të zgjidhen në mënyra të ngjashme gjithkund në botë, por edhe për të ardhur deri te informacionet të cilat munden në nivelin agregat të ndihmojnë në formulimin e qëllimeve makroekonomike dhe të elementeve strategjike të planifikuara. Kjo është pjesë e nevojës që të ndërtohen shoqëri të ngjashme globale në të cilat kontaktet e shpeshta biznesore, politike, afariste do të jenë të njohura për të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zgjidhen në të njëjtën mënyrë duke përdorur instrumente të njejta komplementare të cilat gjithëkund janë të përdorshme.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 2 (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore/gjuhë angleze 2 (3.0 ECTS)
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • Lëndë zgjedhore Gjuhë shqipe/maqedonase 2 (3.0 ECTS)
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase

Semestri 3

  • Statistika (6.0 ECTS)
    Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri që të jenë të aftë: * Ta përdorin analizën deskriptive gjatë analizës së të dhënave. * Ta përdorin gjasën dhe ndryshimet e rastit në zgjidhjen e problemeve të biznesit. * Ta kuptojnë përfundimin statistikor i cili paraqet bazë për interpretimin e rezultateve dhe sjelljen e vendimeve afariste * T’i shfrytëzojnë korrelacionin dhe regresionin e thjeshtë dhe të përbërë * T’i dinë bazat e analizës së variancës T’i kuptojnë bazat e numrave indeksues dhe metodat e analizës së serive kohore Parakushtet për ta regjistruar këtë lëndë:matematika e biznesit
  • Kalkulus biznesi (6.0 ECTS)
    Qëllimi i programit është t’i aftësojë studentët: * Të dëshmojnë që kanë njohuri dhe kuptim për varësitë ndërmjet madhësive të cilat të cilat zbatohen në biznes dhe ekonomi dhe modelet e thjeshta matematikore. * Të identifikojnë relacionet ndërmjet kalkulusit diferencial dhe funksionet e biznesit dhe ekonomisë. * T’i aplikojnë këto relacione për studimin e varshmërive ndërmjet madhësive në biznes dhe ekonomi. Ta aplikojnë kalkulusin diferencial për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të cilat aplikohen në biznes dhe ekonomi. Parakushtet për ta regjistruar këtë lëndë: matematikë biznesi
  • Makroekonomia (6.0 ECTS)
    Studenti të përfitojë njohuri për: * Termet dhe kategoritë makroekonomike, të cilat janë parakusht për funksionimin e një ekonomie nacionale e cila është pjesë e një sistemi të zgjeruar ekonomik global * Rëndësinë e indikatorëve kryesorë makroekonomikë siç janë: bruto prodhimi kombëtar, të ardhurat kombëtare, rritja ekonomike, ciklet ekonomike, investimet dhe harxhimet publike, inflacioni, papunësia, paratë dhe bankat, buxheti, bilanci i pagesave etj. * Instrumentet themelore të analizës makroekonomike (oferta dhe kërkesa agregate) dhe politikat makroekonomike (politika monetare dhe fiskale) etj. * Funksionimi efikas i një ekonomike kombëtare, krahasuar me ekonomitë bashkëkohore të tregut, duke evidentuar në atë drejtim dallimet, ngjashmëritë dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë përkatëse; * Njohuritë nga fusha e makroekonomisë, që do t’u mundësojnë qasje të thjeshtësuar kah lëndët tjera të avancuara makroekonomike Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në ekonomi, Mikroekonomi
  • Lëndë zgjedhore e lirë 3 (6.0 ECTS)
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • Lëndë zgjedhore/gjuhë angleze për qëllime specifike 1 (6.0 ECTS)
    • Anglishtja për qëllime specifike 1
    • Anglishtja për qëllime specifike 2

Semestri 4

  • Menaxhimi i operacioneve (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri për t`u aftësuar: * Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat realizohen prodhimet dhe shërbimet. * Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat kontrollohen prodhimet dhe shërbimet. * Të gjejnë një qasje të përshtatshme për zgjidhjen e secilës situatë lidhur me problemet komplekse të prodhimeve dhe shërbimeve. * Të mësojnë aktivitetet e ndryshme në organizatë dhe funksionimin e sistemit në tërësi të menaxhimit operativ. Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat krijohen kushte për prodhimet dhe shërbimet. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit
  • Kontabiliteti financiar (6.0 ECTS)
    Kontabiliteti financiar Qëllimi i kësaj lënde është që t’u mundësojë studentëve dije më të avancuar në fushën e kontabilitetit dhe implementimin e saj në sistemin kontabël të entiteteve biznesore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Parimet e kontabilitetit
  • Marketing menaxhment (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të përgatiten t’i përdorin dhe t’i menaxhojnë 4 P-të në një organizatë ose kompani, ashtu që të jenë në gjendje të dizajnojnë elementet optimale të marketingut, produktin, çmimet, promocionin dhe metodat e shpërndarjes me të cilat ballafaqohen kompanitë. Në mënyrë më specifike qëllimi është të kuptohet kompleksiteti i vendimeve në menaxhimin e marketingut, si dhe kornizat për analizat e tregjeve, klientëve, konkurrentëve si dhe integrimi i koncepteve me planin origjinal të marketingut. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e marketingut
  • Lëndë zgjedhore 4 (6.0 ECTS)
    • Sjellja e konsumatorëve
    • Menaxhimi i portfolios
    • Plani i biznesit
    • Marketingu i shërbimeve
    • Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
    • Menaxhimi i investimeve
    • Tregjet dhe institucionet financiare
    • Menaxhimi i projekteve
    • Etika dhe përgjegjësia shoqërore korporatave
    • E drejta tregtare
  • Lëndë zgjedhore/gjuhë angleze për qëllime specifike 2 (6.0 ECTS)
    • Anglishtja për qëllime specifike 1
    • Anglishtja për qëllime specifike 2

Semestri 5

Concentration: Menaxhment dhe Marketing
  • Biznesi i vogël dhe sipërmarrësia (6.0 ECTS)
    Qëllimi i të mësuarit e kësaj lënde është që t’ ndihmojë studentët ta kuptojnë rëndësinë dhe thelbin, funksionimin dhe organizimin e ndërmarrjeve të vogla në ekonomi. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje në biznes dhe ekonomi
  • Menaxhimi i burimeve humane (6.0 ECTS)
    Qëllimi i këtij kursi është që t’u ndihmohet studentëve për të kuptuar rëndësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore në organizatat bashkëkohore të biznesit. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri lidhur me menaxhimin e procesit të burimeve njerëzore si në teori ashtu edhe praktikën e kompanive ndërkombëtare dhe vendore.
  • Hulumtimet e tregut (6.0 ECTS)
    Qëllimi i këtij kursi është që studentët të kuptojnë marrëdhëniet në mes të hulumtimit të tregut dhe vendimmarrjes, duke u njohur me proceset që shfrytëzohen në formulimin dhe zbatimin e hulumtimit të tregut. Gjithashtu, studentët do t’i kuptojnë dhe kushtet e tregut në të cilat realizohet dhe zbatohet hulumtimi, duke përfshirë edhe metodologjinë e përdorur në analizën e tregjeve. Do të analizohen teknikat dhe metodat sasiore dhe cilësore që janë në dispozicion në hulumtimin e tregut, duke përfshirë zbatueshmërinë e kufizimet tyre.
  • Lëndë zgjedhore 5/1/1 (6.0 ECTS)
    • Menaxhmenti korporativ
    • Menaxhimi i cilësisë së përgjithshme
    • Biznes komunikimi
    • Marketingu ndërkombëtar
    • Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • Menaxhimi i riskut
    • Kontabiliteti menaxherial
    • Menaxhmenti financiar
  • Lëndë zgjedhore 5/2/1 (6.0 ECTS)
    • Menaxhmenti korporativ
    • Menaxhimi i cilësisë së përgjithshme
    • Biznes komunikimi
    • Marketingu ndërkombëtar
    • Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • Menaxhimi i riskut
    • Kontabiliteti menaxherial
    • Menaxhmenti financiar
Concentration: Finance and Accounting
  • Menaxhmenti financiar (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi në fushën e menaxhimit financiar, si dhe aftësohen me dije bashkëkohore teorike dhe me përvoja të analizës së koncepteve themelore të financave për korporatat, të përgatiten për projekte financiare dhe reale të investimit dhe për vlerësimin e tyre përmes dimensionit kohor të parasë. Qëllimi i lëndës vazhdon me aftësimin e studentëve se si të përdorin burime adekuate të financimit, si të bëjnë menaxhimin e kapitalit dhe përcaktimin e strukturës së duhur në mënyrë efektive, pastaj përcaktimin e politikave të përshtatshme të shpërndarjes së fitimit dhe dividendës, politikën e planifikimit financiar dhe parashikimin. Arritja e qëllimeve të përcaktuara të lëndës, studentëve u krijon mundësi të reja për qasje konkurruese në tregun e punës ose i aftëson që në mënyrë më efikase të bëjnë menaxhimin e bizneseve të veta reale.
  • Ekonomia monetare (6.0 ECTS)
    Lënda ka për qëllim të japë njohuri themelore të njërës prej kategorive më dinamike në ekonominë –parave dhe bankave, si një kusht pa të cilin nuk mund të imagjinohet asnjë ekonomi moderne kombëtare. Ajo gjithashtu ka për qëllim të vërë në dukje dhe të përshkruajë trajektore historike të zhvillimit të sistemit bankar, për të sjellë përvojat e vendeve të tjera të zhvilluara në botë dhe të japë njohuri për sistemet e vendeve fqinje si pjesë e mjedisit të tij të drejtpërdrejtë pas diplomimit i cili do të jetë pjesë e hapësirës së tyre punuese. Kuptimi i operacioneve bankare mundëson besimin më të lehtë te bankierët, ku nevoja për monitorimin e kreditit apo monitorimin bankar ose për monitorimin tjetër ofron një mundësi për të tërhequr vëmendjen, ose për të fituar besimin e klientëve të cilët janë pjesë e procesit të punës së kompanisë ku ekonomisti i ardhshëm do të punojë. Në anën tjetër sistemi bankar ofron profesion tërheqës dhe prestigjioz se është jo vetëm interesant, por siguron një pozitë dhe status të mirë në shoqëri dhe njëherësh edhe të ardhura të mira. Një pjesë e studentëve të diplomuar mund të orientohen në sektorin bankar, që më tej duke ndjekur kursin do të mund të gjejnë përgjigje për shumë pyetje lidhur me orientimin e tyre të përafërt profesional. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në biznes dhe ekonomi, Makroekonomi. Mikroekoomi
  • Kontabiliteti menaxheria (6.0 ECTS)
    Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri të kontabilitetit, të cilat shfrytëzohen nga menaxherët për marrjen e vendimeve. Në mënyrë të veçantë, qëllimi është të njoftojë studentët me konceptet e kontabilitetit për menaxherët dhe me mjetet e nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Parimet e kontabilitetit
  • Lëndë zgjedhore 5/2/2 (6.0 ECTS)
    • Paraja dhe banka
    • Biznes komunikimi
    • Menaxhimi korporativ
    • Menaxhimi i riskut
    • Menaxhimi i burimeve njerëzore
    • Procesi i integrimit ekonomik
  • Lëndë zgjedhore 5/1/2 (6.0 ECTS)
    • Paraja dhe banka
    • Biznes komunikimi
    • Menaxhimi korporativ
    • Menaxhimi i riskut
    • Menaxhimi i burimeve njerëzore
    • Procesi i integrimit ekonomik
Concentration: Ekonomia
  • Ekonomia ndërkombëtare (6.0 ECTS)
    Studentët të kuptojnë dallimin në mes të krijimit global, mirëmbajtjen dhe modifikimin në krahasim me strategjitë ndërkombëtare në aspektin e biznesit ndërkombëtar; të fitojnë njohuri për të kryer analizë kosto-përfitim nga një perspektivë globale; të fitojnë njohuri për të kryer analizat SWOT për kompani të ndryshme ndërkombëtare, si dhe të jenë në gjendje të mësojnë tregje të reja globale. Ata duhet ta kuptojnë thelbin e biznesit global ndërkombëtar dhe shfrytëzimin e komunikimit global; të përcaktojnë dhe të përdorin strategji për vlerësimin e sipërmarrjes të përbashkët (joint venture ), për të bashkuar dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të kenë akses në tregjet e reja. Po ashtu duhet të dinë të marrin vendime për segmentimin e tregjeve, si dhe mënyrat për të hyrë në to.
  • Ekonomia monetare (6.0 ECTS)
    Lënda ka për qëllim të japë njohuri themelore të njërës prej kategorive më dinamike në ekonominë –parave dhe bankave, si një kusht pa të cilin nuk mund të imagjinohet asnjë ekonomi moderne kombëtare. Ajo gjithashtu ka për qëllim të vërë në dukje dhe të përshkruajë trajektore historike të zhvillimit të sistemit bankar, për të sjellë përvojat e vendeve të tjera të zhvilluara në botë dhe të japë njohuri për sistemet e vendeve fqinje si pjesë e mjedisit të tij të drejtpërdrejtë pas diplomimit i cili do të jetë pjesë e hapësirës së tyre punuese. Kuptimi i operacioneve bankare mundëson besimin më të lehtë te bankierët, ku nevoja për monitorimin e kreditit apo monitorimin bankar ose për monitorimin tjetër ofron një mundësi për të tërhequr vëmendjen, ose për të fituar besimin e klientëve të cilët janë pjesë e procesit të punës së kompanisë ku ekonomisti i ardhshëm do të punojë. Në anën tjetër sistemi bankar ofron profesion tërheqës dhe prestigjioz se është jo vetëm interesant, por siguron një pozitë dhe status të mirë në shoqëri dhe njëherësh edhe të ardhura të mira. Një pjesë e studentëve të diplomuar mund të orientohen në sektorin bankar, që më tej duke ndjekur kursin do të mund të gjejnë përgjigje për shumë pyetje lidhur me orientimin e tyre të përafërt profesional. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje në biznes dhe ekonomi. Makroekonom., Mikroekoomi
  • Ekonomia e investimeve (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të marrin dije teorike dhe praktike nga sfera e investimeve dhe proceseve bashkëkohore investive si në planin mikro ashtu edhe në atë makro. Gjithashtu studentët duhet të trajnohen nëpërmjet analizave të investimeve si kategori ekonomike, t’i mësojnë motivet dhe funksionet e investimeve me theks të veçantë në ndikimin e investimeve në zhvillimin ekonomik të një ekonomie nacionale. Më tutje, në këtë lëndë studentët do të njihen me metodat më bashkëkohore të selektimit të investimeve financiare në arritjen e profitabilitetit më të madh. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Makroekonomia, mikroekonomia
  • Lëndë zgjedhore 5/2/3 (6.0 ECTS)
    • Menaxhmenti korporativ
    • Biznes komunikimi
    • Paraja dhe banka
    • Menaxhmenti i sistemeve informative
    • Menaxhimi i riskut
    • Menaxhimi i burimeve njerëzore
    • Procesi i integrimit ekonomik
  • Lëndë zgjedhore 5/1/3 (6.0 ECTS)
    • Menaxhmenti korporativ
    • Biznes komunikimi
    • Paraja dhe banka
    • Menaxhmenti i sistemeve informative
    • Menaxhimi i riskut
    • Menaxhimi i burimeve njerëzore
    • Procesi i integrimit ekonomik

Semestri 6

Concentration: Menaxhment dhe Marketing
  • Menaxhmenti strategjik (kapston projekt) (6.0 ECTS)
    Menaxhmenti strategjik Qëllimi i kësaj lënde është: vlerësimi dhe zbatimi i elementeve kyçe të analizës strategjike, duke zgjedhur strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël, pastaj të stimulojë të menduarit në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me zbatimin e strategjisë së formuluar. Qëllimi i lëndës është, po ashtu, që studentët të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike rreth çështjeve dhe problemeve që lidhen me zgjedhjen e strategjisë në mjedisin e trazuar dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka ndonjë mënyrë të vetme të drejtë për të zhvilluar strategji. Pas përfundimit të mësimit, studentët duhet të jenë në gjendje: - T’i kuptojnë teoritë dhe konceptet e menaxhimit strategjik. - Ta përvetësojnë fjalorin lidhur me menaxhimin strategjik. - T’i integrojnë njohuritë e fituara në funksionet e veçanta menaxheriale. T’i zhvillojnë aftësitë analitike dhe të komunikimit, si dhe aftësi për punë ekipore Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit
  • Dizajni dhe menaxhimi i produktit (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është që të përgatisë studentët që të përdorin teknikat dhe metodat për hartimin dhe menaxhimin e produkteve dhe shërbimeve për të menaxhuar ato dhe të jenë në gjendje t'i aplikojnë ato në kompanitë e biznesit. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e marketingut
  • Sjellja organizative (6.0 ECTS)
    Lënda synon t’i njoftojë studentët me sjelljen organizative dhe me psikologjinë organizative. Nga kjo pikë vështrimi studentët duhet të fitojnë njohuri përkatëse nga lëmi i liderizmit, fuqisë, autoritetit, punës ekipore, konfliktit, rolit dhe rëndësisë së organizimit të biznesit individual, etj. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit
  • Lëndë zgjedhore 6/1/1 (6.0 ECTS)
    • Biznesi ndërkombëtar
    • Teoria e lojërave
    • Е-biznesi
    • Metodat e shitjes dhe distribuimi
    • Promovimi
    • Zhvillimi i karrierës
  • Lëndë zgjedhore 6/2/1 (6.0 ECTS)
    • Biznesi ndërkombëtar
    • Teoria e lojërave
    • Е-biznesi
    • Metodat e shitjes dhe distribuimi
    • Promovimi
    • Zhvillimi i karrierës
Concentration: Finance and Accounting
  • Financa ndërkombëtare (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi për faktin se si punojnë tregjet financiare ndërkombëtare, për kursin devizor dhe fluktacionin, të hulumtojnë metodat për të udhëhequr me rrezikun e tregut global. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në biznes dhe makroekonomi
  • Financa publike (6.0 ECTS)
    Qëllimet e programit mësimor (kompetencat): * Studentët të fitojnë njohuri të financave publike si një mjet i rëndësishëm i politikave makroekonomike, si një instrument themelor për funksionimin e një ekonomie kombëtare, si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit * Studentët të fitojnë njohuri për të mirat publike dhe të dalat, eksternaliet, për shpërndarjen e të ardhurave publike, alokimin dhe rialokimin e të ardhurave, të aspekteve krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre në tranzicion, për specifikat e sistemeve fiskale të Maqedonisë, tendencat dhe sfidat e tyre, decentralizimit fiskale etj. * Studentët të fitojnë njohuri për buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, për procedurat përgatitjes, miratimit, zbatimit dhe kontrollit të buxhetit dhe për teknikat e buxhetit si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. * Te studentët të krijohet një pasqyrë e qartë lidhur me funksionimin e një sistemi fiskal, në aspektin e teorive të ndryshme fiskale me të cilat mund të bëjnë krahasime të ndryshme dhe për të gjetur pika të përbashkëta të funksionimit të këtyre sistemeve në vende të ndryshme. * Studentët të njoftohen me treguesit kryesorë të politikës fiskale në Republikën e Maqedonisë, duke krijuar një bazë të dhënash në kuadër të trendeve fiskale afatgjate në RM, duke inkurajuar studentët që të punojnë seminare të pavarura dhe ese mbi politikën fiskale. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në biznes dhe ekonomi. Mikroekonomi. Makroekonomi
  • Menaxhmenti strategjik (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është: vlerësimi dhe zbatimi i elementeve kyçe të analizës strategjike, duke zgjedhur strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël, pastaj të stimulojë të menduarit në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me zbatimin e strategjisë së formuluar. Qëllimi i lëndës është, po ashtu, që studentët të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike rreth çështjeve dhe problemeve që lidhen me zgjedhjen e strategjisë në mjedisin e trazuar dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka ndonjë mënyrë të vetme të drejtë për të zhvilluar strategji. Pas përfundimit të mësimit, studentët duhet të jenë në gjendje: * Të kuptojnë teoritë dhe konceptet e menaxhimit strategjik. * Të përvetësojnë fjalorin lidhur me menaxhimin strategjik. * Të integrojnë njohuritë e fituara në funksionet e veçanta menaxheriale. * Të zhvillojnë aftësitë analitike dhe të komunikimit, si dhe aftësitë për punë ekipore Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Parimet e menaxhmentit
  • Lëndë zgjedhore 6/2/2 (6.0 ECTS)
    • Biznesi i vogël dhe sipërmarrësia
    • Е-biznesi
    • Analiza e raporteve financiare
    • Revizioni
    • Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • Biznesi ndërkombëtar
  • Lëndë zgjedhore 6/1/2 (6.0 ECTS)
    • Biznesi i vogël dhe sipërmarrësia
    • Е-biznesi
    • Analiza e raporteve financiare
    • Revizioni
    • Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • Biznesi ndërkombëtar
Concentration: Ekonomia
  • Menaxhmenti strategjik (6.0 ECTS)
    Qëllimi i kësaj lënde është: vlerësimi dhe zbatimi i elementeve kyçe të analizës strategjike, duke zgjedhur strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël, pastaj të stimulojë të menduarit në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me zbatimin e strategjisë së formuluar. Qëllimi i lëndës është, po ashtu, që studentët të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike rreth çështjeve dhe problemeve që lidhen me zgjedhjen e strategjisë në mjedisin e trazuar dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka ndonjë mënyrë të vetme të drejtë për të zhvilluar strategji. Pas përfundimit të mësimit, studentët duhet të jenë në gjendje: * T’i kuptojnë teoritë dhe konceptet e menaxhimit strategjik. * Ta përvetësojnë fjalorin lidhur me menaxhimin strategjik. * T’i integrojnë njohuritë e fituara në funksionet e veçanta menaxheriale. * T’i zhvillojnë aftësitë analitike dhe të komunikimit, si dhe aftësi për punë ekipore Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit
  • Financa publike (6.0 ECTS)
    Qëllimet e programit mësimor (kompetencat): * Studentët të fitojnë njohuri të financave publike si një mjet i madh i politikave makroekonomike, si një instrument themelor për funksionimin e një ekonomie kombëtare, si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit * Studentët të fitojnë njohuri për të mirat publike dhe të dalat, eksternaliet, distribuimin e të ardhurave publike, alokimin dhe rialokimin e të ardhurave, të aspekteve krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre në tranzicion, specifikat e sistemeve fiskale të Maqedonisë, tendencat dhe sfidat e tyre, decentralizimit fiskale etj. * Studentët të fitojnë njohuri për buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, për procedurat për përgatitjen, miratimin, zbatimin dhe kontrollin e buxhetit si dhe teknikat e buxhetit si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. * Te studentët të krijohet një pasqyrë e qartë lidhur me funksionimin e një sistemi fiskal, në aspektin e teorive të ndryshme fiskale me të cilat mund të bëjnë krahasime të ndryshme dhe për të gjetur pika të përbashkëta të funksionimit të këtyre sistemeve në vende të ndryshme. * Studentët të njoftohen me treguesit kryesorë të politikës fiskale në Republikën e Maqedonisë, duke krijuar një bazë të dhënash në kuadër të trendeve fiskale afatgjate në RM dhe duke inkurajuar studentët që të punojnë seminare të pavarura dhe ese mbi politikën fiskale. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje ne ekonomi dhe biznes, Mikroekonomi, Makroekonomi
  • Ekonometria (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës është që të mësohen bazat e ekonometrisë, që do t’u ndimojë studentëve që të bëjnë hulumtime të veçanta. Përmbajta: kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. U kushtohet vëmendje metodave kuantitative dhe atyre kualitative të studimit. Kjo lëndë u kushtohet individëve të cilët kanë për qëllim të bëjnë studime shoqërore si pjesë e studimeve të tyre akademike. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Matematika e biznesit,
  • Lëndë zgjedhore 6/1/3 (6.0 ECTS)
    • Financa ndërkombëtare
    • Zhvillimi i karrierës
    • Teoria e lojës
    • Dizajni dhe menaxhimi i produktit
  • Lëndë zgjedhore 6/2/3 (6.0 ECTS)
    • Financa ndërkombëtare
    • Zhvillimi i karrierës
    • Teoria e lojës
    • Dizajni dhe menaxhimi i produktit
Google+