Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .
Export

Programi: Mesimdhenia e gjuhes angleze (120 SETK)

Cikli: Pasdiplomike
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Ofrohet në: Tetovë

Qëllimi i programit mësimdhënia e gjuhës angleze është që t`i pajisë studentët me njohuri solide nga teoritë e metodologjisë dhe t’i familjarizojë ata me shkathtësitë e nevojshme për t’i vënë në zbatim njëkohësisht edhe teoritë e fituara në praktikën mësimore. Përzgjedhja e lëndëve individuale reflekton trendet e tanishme në mësimin e gjuhës së dytë duke ndihmuar po ashtu edhe identifikimin e nevojave vendore dhe rajonale.

Programi është dizajnuar kryesisht për të diplomuar në gjuhën angleze si gjuhë e huaj, respektivisht për ata që dëshirojnë të specializohen dhe të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në pedagogjinë e mësimdhënies së gjuhës angleze. Aty përfshihet gjithashtu edhe komponenti i kërkimeve dhe hulumtimeve (ai cilësor dhe sasior së bashku), mandej ai akademik, si dhe “hulumtimet moderne” të kryera vet në klasë.

Shumica e studentëve në program duhet të kenë të nisur karrierën (punën) e tyre në mësimdhënie. Për t’ua lehtësuar ndjekjen e orëve, orët janë të parapara të mbahen gjatë fundjavëve, jashtë orarit të zakonshëm të punës. Shumica e lëndëve ofrojnë trajnime të specializuara të cilat instruktorët e anglishtes do t’i vlerësojnë si shumë të dobishme, siç janë: metodologjia e mësimdhënies së gjuhës së huaj, menaxhimi orës, të shkruarit dhe gramatika pedagogjike, mësimi i gjuhës me ndihmën e kompjuterit dhe analiza e nevojave. E gjithë kjo është bazuar në parimet më të shkëlqyera të trajnimit modern të mësimdhënësit nga vendet anglishtfolëse të aplikuara në kontekstin ballkanik.

Ndërkohë që ky program është i dizajnuar në mënyrë specifike për nevojat e mësimdhënësve të gjuhës angleze, programi ynë është njëkohësisht efektiv në pajisjen e studentëve me shkathtësi të nevojshme për hulumtime akademike të avancuara, por mund të jetë i dobishëm edhe për ata studentë të cilët duan të bëhen përkthyes, kritikë, botues të ndryshëm ose shkrimtarë.

Programi zhvillohet në katër semestra instruksione mësimi, respektivisht ligjërata, të përcjella me  hulumtime, si dhe me shkrimin e tezës së magjistraturës. 

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka metodologji të avancuar të gjuhës angleze
  • Ka njohuri të thella të teorisë për përfitimin e gjuhës së huaj
  • Demonstron njohuri të gramatikës angleze dhe kompozicionit të gjuhës angleze nga pikëpamja pedagogjike.
  • E njeh dhe e kupton përdorimin e të mësuarit të gjuhëve me anë të kompjuterit si  merr pjesë aktive në përmirësimin e përdorimit të tij.
  • Njeh teori të ndryshme pedagogjike në mësimin e të shkruarit.
  • Ka njohuri në të shkruarit e punimeve shkencore, prezantimit dhe finesës.
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Mëson gjuhën angleze në mënyrë efikase në formën teorike të të informuarit.
  • Aplikon parimet për përfitim të gjuhës së dytë / të huaj në mes të klasës me përdorim të metodologjive përkatëse të të mësuarit.
  • Dizajnon planprograme mësimore, në forma të përshtatshme për raste  konkrete, për shembull, për mësimin e nxënësve më të rinj (ndër 12 vjeçar) apo edhe mësimin e anglishtes së biznesit për të rritur.
  • Përdor, adapton dhe krijon materiale adekuate për përdorim, në orën e gjuhës së huaj.
 
  • Përdor teknologjinë në formë efektive, krijon mjete të thjeshta praktike multimediale  dhe ueb faqe për përdorim praktik në orët gjuhësore, për shembull lojëra të fjalëve me anë të kompjuterit.
 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Shprehen në formë kritikе për materialin e mësuar si dhe për eksperiencat në ligjërata/mësim në orë.
  • Identifikojnë vështirësitë potenciale në raport me pyetjet për avancimin e gjuhës amtare, në orët e anglishtes si gjuhë e huaj.
  • Përmbledhin materiale adekuate nëpërmjet vetëdijësimit të informuar të nevojave të nxënësve.
  • Sjellin vendime në lidhje me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme të gjuhës angleze: përcaktimin e kohës dhe foljes, parafjalëve të caktuara/pacaktuara, propozimeve, si dhe kategorive të tjera gramatikore, shprehje idiomatike, kolokacione leksikore dhe formime të fjalës.
  • Bëjnë vlerësime të komplikuara metodologjike në dizajnimin hulumtues, si dhe bëjnë dallimin ndërmjet metodave të ndryshme për mbledhjen e të dhënave dhe analizimin e tyre, që kanë të bëjnë me gjuhën dhe me linguistikën.
 
Aftësitë e komunikimit
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të shqiptimit të anglishtes.
  • Të jetë në gjendje të prodhojë punime akademike të strukturuara, të qarta dhe të shkruara mirë.
  • Të mund t’i prezantojë dhe t’i elaborojë problemet e përbashkëta të cilat janë të kyçura në mësimin dhe mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.
  • Të tregojë përgjegjësi komunikative në orë në raport me cilësinë e mësimdhënies, udhëheqjes, si dhe organizimit të orës.
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Shpreh iniciativë dhe autonomi në rolin profesional të mësimdhënies. 
  • Është në gatishmëri që individualisht t’i ndjekë dhe t’i adaptojë metodat e mësimdhënies në pajtueshmëri me situatat e caktuara. 
  • Është i përshtatshëm gjatë rrethanave të ndryshme kulturore dhe ndërnjerëzore në orët e anglishtes si gjuhë e huaj. 
  • Inicion dhe përfundon punë të pavarur hulumtuese në kuadër të standardeve të larta akademike në kuadër të afatit të dhënë kohor. 
  • Demonstron lidership dhe aftësi të mësimdhënies në shpërndarjen efektive të njohurive. 
 

Semestri 1

  • Metodologjia e hulumtimi (6.0 ECTS)
    Një studim për kërkimin dhe marrjen e mostrave, duke përfshirë metodat e formimit të hipotezës, testimin dhe hulumtimin eksperimental. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet konceptit, teknikave dhe praktikës së metodologjisë sociale cilësore të kërkimeve shkencore. Përmes kësaj lënde, studentët do të mësojnë t’i zhvillojnë aftësitë hulumtuese që u duhen për të krijuar dhe për të zbatuar me sukses të plotë një projekt të konsiderueshëm kërkimor.
  • Gramatika pedagogjike (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës është të ofrojë një model të integruar të përshkrimit të gjuhës që është projektuar për t’u përshtatur me nevojat e studentëve të gjuhës angleze. Modeli i përdorur organizon gramatikën nën tre tituj: strukturën, orientimin dhe modelimin, si dhe tregon marrëdhënien ndërmjet gramatikës dhe leksikut. Komponent i rëndësishëm i kësaj lënde është vetëdijësimi i studentëve për fenomenin e frazave leksikore: si janë organizuar, si mund të klasifikohen për qëllime mësimore dhe cila është rëndësia e tyre në ndërtimin e kompetencës komunikative. Studentët e suksesshëm do të bëhen më të vetëdijshëm se disa aspekte të ndryshme të gramatikës kërkojnë procese të ndryshme të mësimit dhe të strategjive të ndryshme mësimore.
  • Mësimi dhe përvetësimi i gjuhës së huaj (6.0 ECTS)
    Lënda prezanton dhe shqyrton disa nga faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në përvetësimin e gjuhës së dytë (PGJD). Këtu përfshihet një ekzaminim i rolit që variablat gjuhësore, psikologjike dhe sociale luajnë në përvetësimin e të mësuarit e gjuhës së parë (GJ1) dhe të (GJ2), përvetësimin e gjuhës në dytë në veçanti. Teoritë e përvetësimit të gjuhës së dytë janë përfshirë si dhe janë diskutuar, duke i kushtuar vëmendje të veçantë implikimit të tyre në mësimin dhe të nxënies së gjuhës së dytë. Studentët janë të fokusuar në çështjet kyçe të përvetësimit të gjuhës së dytë: dallimet individuale në përvetësimin e gjuhës, roli i njohjes në përvetësimin e gjuhës së dytë, roli i ndërveprimit dhe konteksti social i përvetësimit të gjuhës së dytë; metodologjia kërkimore në përvetësimin e gjuhës së dytë.
  • Aspektet kulturore në ELT (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës është përgatitja e mësimdhënësve të ardhshëm për të ligjëruar në mënyrë efektive në mjediset dhe klasat multi-kulturore. Lënda përbëhet nga pesë tema: çka është kultura?; roli i gjuhës në kulturë; kultura е mësimdhënies; komunikimi ndërkulturor dhe ndërtimi i aftësive sociolinguistike.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 1 (6.0 ECTS)
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 2

  • Analiza e nevojave dhe dizajnimi i lëndëve (6.0 ECTS)
    Lënda orientohet drejt aspekteve praktike dhe teorike të mësimdhënies. Materialet mësimore do të përfshijnë: studime rasti, tekste teorike, pjesë nga tekstet shkollore, të dhënat e mbledhura nga studentët dhe hulumtuesit. Lënda përqendrohet kryesisht në ndikimin e analizës së nevojave për hartimin e lëndës: ndikimi në përcaktimin e objektivave dhe përmbajtjeve, ndikimi në pedagogji dhe metodologji. Metodat e nxënies dhe vlerësimi do të përfshijnë: aktivitetet në grup, prezantimet dhe përgatitjen e një portofoli të materialeve mësimore.
  • Ligjërimi i vokabularit (6.0 ECTS)
    Lënda është e dizajnuar që të ofrojë një pasqyrë të çështjeve pedagogjike në mësimdhënie dhe mësimnxënie të fjalorit të gjuhës angleze. Gjithashtu, lënda përfshin teknikat dhe aktivitetet në klasë për të mësuar aspekte të ndryshme të fjalorit të anglishtes dhe vlerësimin e materialit të mësimdhënies në këtë fjalor. Gjatë kësaj lënde studentët do të mësojnë rëndësinë e të diturit të një fjale dhe kompleksitetin e saj dhe do të motivohen për të mësuar fjalë të reja. Ata do të mësojnë se si të përdorin strategji të pavarura të mësimit të fjalëve dhe do të shqyrtojnë strategjitë mësimore për ndërtimin e gjerësisë dhe thellësisë së fjalorit të tyre. Studentëve do t’u mundësohet të mësojnë edhe lidhur me mënyrat e ndryshme të vlerësimit të fjalorit.
  • Shkrimi pedagogjik (6.0 ECTS)
    Lënda fokusohet në qasjet dhe çështjet në mësimin e shkrimit të gjuhës së dytë. Studentët do të inkurajohen që të mendojnë në mënyrë kritike në lidhje me qasjet e ndryshme dhe të reflektojnë mbi besimet dhe praktikat e tyre në lidhje me shkrimin dhe mësimin e shkrimit. Lënda, jo vetëm që do të shqyrtojë teoritë mbizotëruese në mësimdhënien dhe shkrimin e gjuhës së dytë, por do të përqendrohet edhe në aspektet praktike të mësimit të shkrimit, duke përfshirë reagimet e mësimdhënësve dhe kolegëve, vlerësimin, audiencën, dizajnimin e planit mësimor, të materialeve dhe të detyrave për mësimin e shkrimit, si dhe huazimet tekstuale. Studentët, gjithashtu, do të inkurajohen t’i ndjekin hulumtimet e fushës dhe të mendojnë në mënyrë kritike në lidhje me to. Qëllimi i lëndës është të arrijë një ekuilibër në mes të njohurive teorike dhe praktike.
  • Metodika dhe praktika e mësimit të gjuhës së huaj (6.0 ECTS)
    Lënda është dizajnuar për të inkurajuar mësuesit e gjuhës angleze për të përvetësuar një qasje të informuar dhe proces reflektues në mësimdhënien e tyre si gjuhë e huaj. Programi përfshin lexime mbi historinë e mësimdhënies së gjuhës angleze (ELT) nga mënyra tradicionale në praktikën 'mainstream ' moderne, me qëllim që t’u ofrojë pjesëmarrësve një sfond solid në praktikën e mësimdhënies së gjuhës angleze (ELT). Temat e lëndës do të përfshijnë: klasifikimin e metodave dhe materialeve të mësimdhënies në klasë; përshtatjen dhe krijimin e materialeve mësimore; teknikat dhe strategjitë e mësimdhënies, përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, menaxhimin klasë. Studentët janë të inkurajuar që të nxjerrin në pah përvojat e tyre nga kontekstet ESL / EFL dhe të hulumtojnë në lidhje me teorinë dhe hulumtimin aktual.
  • Lëndë zgjedhore e lirë 2 (6.0 ECTS)
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 3

  • Gjuha angleze për qëllime specifike (6.0 ECTS)
    Gjuhë angleze për qëllime specifike (ESP) kërkon një qasje të përqendruar në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj ose gjuhë e dytë. Ajo është projektuar për të përmbushur nevojat e studentëve të rritur të cilët kanë nevojë për të mësuar një gjuhë të huaj për përdorim në fushat e tyre specifike, si bie fjala në shkencë, teknologji, mjekësi dhe në të mësuarit akademik. Lënda është për studentët e diplomuar, studentët e huaj dhe profesionistët e gjuhës së huaj që dëshirojnë të mësojnë se si mund të hartojnë lëndë ESP dhe plan-programe në fusha specializimi të tilla si anglishtja e biznesit, inxhinieria dhe për qëllime akademike. Studentët janë futur në strategjitë e gjuhës angleze për qëllime specifike, për përshtatjen e materialeve mësimore dhe zhvillimin dhe teknikave të vlerësimit.
  • Mësimi i gjuhës me ndihmën kompjuterit (6.0 ECTS)
    Meqë kompjuterët gjithnjë e më shumë integrohen dhe bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, për mësimdhënësit e gjuhës është me rëndësi jetike që të kenë njohuri primare ta dhe ta dinë rolin të tyre në mësimin e gjuhës. Pa këto njohuri, është e vështirë për të bërë gjykime të shëndosha rreth faktit se si të integrohen kompjuterët në klasa të gjuhës në mënyrë që studenti duke mësuar të ndjehet më shumë i angazhuar, në mënyrë efikase dhe efektive. Lënda do të shërbejë si një bazë për mësimdhënësit e interesuar në zbatimin e teknologjisë në klasë për mësimin e gjuhës dhe më gjerë. Lënda prezanton teoritë dhe praktikat aktuale të asistimit kompjuterik për të mësuarit të gjuhës (AKMGJ). Temat e lëndës përfshijnë historinë dhe parimet e AKMGJ-së , vlerësimin e softuerëve, projektimin dhe zhvillimin e kurseve të gjuhës nëpërmjet ueb-bazave, përdorimin e kompjuterëve në komunikim, hyper media dhe Corpus për mësimin e gjuhës. Përveç kësaj, do të futen edhe përdorimi i kompjuterëve në zhvillimin e aftësive gjuhësore të veçanta në fushën e leximit, shkrimit, komunikimit / shqiptimit. Lënda gjithashtu shqyrton teoritë aktuale të mësimit të gjuhës që nënvizojnë aplikacionet e AKMGJ-së.
  • Seminar për shkrimin e tezës së magjistraturës (6.0 ECTS)
    Qëllimi i lëndës është që t’u mundësojë studentëve të shkruajnë tezën e magjistraturës në mënyrë efektive, të artikuluar, dhe të qartë. Një student i cili përfundon këtë lëndë do të jetë në gjendje të hulumtojë materiale në mënyrë efikase dhe të shprehë konkluzionet e tij në mënyrë efektive nëpërmjet prozës akademike. Çdo ligjëratë do të shqyrtojë disa koncepte të rëndësishme që kanë të bëjnë me kërkime të avancuara akademike dhe të shkrimit. Do të përfshihen temat që vijojnë: shkrimi e një propozim hulumtimi, stili, plagjiatura dhe integriteti akademik, bibliografia dhe citatet, metodologjia kërkimore, si dhe propozim- recension.
  • Fushat e interesit të posaçëm në mësimin e gjuhës angleze (6.0 ECTS)
    Lënda ofron një analizë të aspektit gjuhësor të çështjeve në ELT, si dhe të perspektivës kulturore / sociale. Në pjesën e gjuhësisë, përfshihen temat që kanë të bëjnë me aspektet sociale, kulturore dhe strukturore të kontaktit gjuhësor dhe ndërgjuhësisë dhe një hulumtim i hollësishëm i ndikimit të kontaktit gjuhësor në procesin e mësimit të gjuhës së huaj. Kjo lëndë e vlerëson rolin gjuhësor dhe faktorët e tjerë ekstra gjuhësore të cilët rregullojnë zhvillimin e brendshëm të sistemeve gjuhësore siç është roli i GJ1 (gjuha amtare e studentit) në procesin e zhvillimit të gjuhës GJ2 (gjuha qëllimore). Në anën kulturore / sociale, kjo lëndë është projektuar për t’u futur në polemika se me çfarë çështjes përballet sistemi i edukimit dhe trajnimit të mësimdhënësve sot. Tema aktuale në fushën e ELT janë hulumtuar dhe studentët janë inkurajuar për të vlerësuar se si kanë të bëjnë këto çështje me normat pedagogjike dhe praktikat e edukimit gjuhësor. Kjo analizë do të shërbejë për të theksuar sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit në gjuhën e huaj dhe për të identifikuar çështjet relevante për mësimdhënësit në fushat e proceseve njohëse, arsim multikulturor dhe kritikat pedagogjike.
  • Lëndë zgjedhore 1 (6.0 ECTS)
    • Letërsia në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • Analiza e diskursit
    • Kultura dhe mësimdhënia e gjuhës angleze si gjuhë e huaj

Semestri 4

  • Punimi i magjistraturës (30.0 ECTS)
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, hartimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor shkencor formon komision tre anëtarësh që përgatit raportin, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër nga mësimdhënia e gjuhës angleze.
Google+