Universiteti i Evropës Juglindore

Biznesi dhe Ekonomia

Fakultetii Biznesit dhe Ekonomisë ofron një gamë të gjerë të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve. Programet studimore janë të dizajnuara për t’ju pajisur me njohuri dhe aftësi personale që do t'ju duhen për të realizuar aspiratat tuaja në ekonominë e sotme globale dhe gjithnjë në lëvizje.  

Studentët tanë janë të arsimuar dhe të përgatitur për të hyrë në arenat rajonale dhe ndërkombëtare të biznesit. Ata kanë mundësi të përfitojnë nga kuadri mësimdhënës me përvojë, ku shumë prej tyre kanë një sfond ndërkombëtar, që kanë mësuar dhe punuar në SHBA dhe në Evropën Perëndimore. Secili prej studentëve tanë kanë mbështetjen e një këshilltari studentor, roli i të cilit është të ndihmojë studentët të përfitojnë më shumë nga programi i studimit. Suksesi i kësaj qasjeje është reflektuar në normën e lartë të punësimit të të diplomuarve tanë në rajon dhe hapësirën ndërkombëtare.
Bashkëpunimi me Universitetin e Londrës siguron mundësi për të zhvilluar një program studimi (Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmenti), ku do të pajiseni me diplomë të dyfishtë. 

Në këtë drejtim, në përputhje me kërkesat e tregut bëhet harmonizimi dhe përparimi i programeve studimore, zhvillimi i personelit akademik dhe në vazhdimësi bëhen përpjekje për përmirësimin e cilësisë e mësimdhënies dhe nxënies.

Fakulteti ka një kuadër akademik homogjen dhe cilësor, të arsimuar dhe të kualifikuar në universitetet më prestigjioze lokale dhe ndërkombëtare. Programet studimore ofrohen në tri gjuhë: shqipe, maqedonase dhe angleze, si një mundësi ideale për studentët për të kryer një pjesë të studimeve të tyre në institucionet partnere në mbarë botën.

Pjesa më e madhe e programeve studimore ofrohen me orar të rregullt dhe me korrespodencë. 

Menaxhmenti i BE Menaxhmenti i BE
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i UEJL-ës është themeluar me qëllim të aftësimit të kuadrove të reja për zhvillim të një karriere të suksesshme në fushën e biznesit dhe ekonomisë në RM dhe më gjerë.
Laboratori Laboratori
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë disponon me Laboratorin personal për zhvillim më efikas dhe efektiv të mësimdhënies nga lëndët e fushës së teknologjisë së informimit, kontabilitetit, statistikës, etj.

Contacts

Nexhbi Veseli
U.D. Dekan i Fakultetit te BE
Tel: 00389 44 356 102
Email: n.veseli@seeu.edu.mk

Testimonials

Shpresa Alija
E diplomuar në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë
Oferta akademike e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë më ka mundësuar jo vetëm të mësoj teorinë, por më ka dhënë shans për zbatimin e saj në situata të jetës reale dhe në kompani aktuale.
Full text

Rekomandime