Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Alumni

Misioni/Qëllimet


Misioni
Asociacioni Alumni i UEJL-së është asociacion që përkushtohet t’i shërbejë Universitetit, alumnive (të diplomuarve), studentëve dhe miqve të tij. Misioni i tij është të forcojë dhe zhvillojë UEJL-ën nëpërmjet asistimit në rekrutimin e studentëve, angazhimin në aktivitete për të rritur reputacionin e Universitetit në vend dhe jashtë, si dhe të promovojë imazhin pozitiv të Universitetit dhe të alumnive.

Qëllimet:
1. t'i nxisë marrdhëniet e dobishme të ndërsjellta në mes Universitetit dhe alumnive të tij;
2. t'i promovojë lidhjet e përjetshme ndërmjet alumnive, studentëve, stafit universitar dhe miqve të Universitetit;
3. të inicojë bashkëpunimin me alumnit dhe organizatae të tjera në sajë të kultivimit të gadishmërisë dhe mbështetjes edhe për qytetin, nëpërmjet inicimit të programeve socialo-edukative, programeve të bamirësisë dhe programeve shërbyese;
4. të inkurajojë përfshirjen kuptimplote të të gjithë të diplomuarve dhe studentëve aktualë, për të përjetësuar kuptimin e mburrjes, të bazuar në kualitetet e qarta të Universitetit dhe arsimimit që ai ofron;
5. të jetë i hapur me të gjithë në bazë të paanësive dhe meritave pavarësisht karakterit etnik;
6. në mënyrë aktive të kërkojë bashkëpunim me asociacionet e tjera Alumni, si në Republikën e Maqedonisë poashtu edhe jashtë.

Bordi i Alumni-t

Bordi Ekzekutiv i Alumni-t paraqet organin kryesor të asociacionit. Në pajtueshmëri me statutin e asociacionit, Bordi Ekzekutiv është i ngarkuar me krijimin e politikave të alumnit, miratimin dhe implementimin e planit vjetor të asociacionit, përgadit E-newsletter (fletushkën me lajme) si dhe bën organizimin e aktivieteteve edukative, sociale dhe për shoqërime (networking). Bordi Ekzekutiv përbëhet nga anëtarë entuziastë të diplomuar në UEJL dhe të punësuar nëpër kompani të ndryshme, organe të administratës dhe organizata joqeveritare në Maqedoni dhe jashtë. 

FAQ's

Përgjigje të disa pyetjeve të zakonshme rreth Asociacionit ALUMNI të UEJL-së:


Çka është Asociacioni Alumni?

Asociacioni Alumni i UEJL-ës, është një asociacion i dedikuar t'i shërbejë Universitetit, alumnive, studentëve dhe miqëve të tij. Misioni i tij është të forcojë dhe të zhvillojë Universitetin e EJL-ës, nëpërmjet ndihmës në rekrutimin e studentëve, angazhimin në aktivitete të cilat do ta rrisin reputacionin e universitetit në vend dhe më gjërë, si dhe të promovojë imazh pozitiv të Universitetit dhe alumnive të tij.

Çka bën Asociacioni Alumni?

Ai është themeluar për të mbajtur lidhjen dhe komunikimin në mes të gjithë të diplomuarve, stafit akademik dhe administrativ të UEJL-ës. Të gjithë alumnit e Universitetit të EJL-ës janë të ftuar të marrin pjesë në Asociacionin Alumni.

Çfarë bën zyra e Alumni-t?

Zyra e Alumni-t shërben për punët e alumnive. Zyra e Alumni-t parimisht funksionon si kontakt kryesor për të gjithë të diplomuarit e UEJL-ës. Ju lirisht mund  të na kontaktoni për pyetje, probleme dhe vërejtje.
 
Ku ndodhet zyra e Alumni-t?

Zyra jonë ndodhet në kampusin e Universitetit të EJL-ës, ndërtesa 304.11, në Tetovë, Republika e Maqedonisë.

Kush mund të jetë anëtar i Alumni-t?

Anëtarësia e Alumni-t ofrohet për të gjithë personat të cilët kanë diplomë apo certefikatë nga Universiteti i EJL-ës. Studentët aktualë dhe ata të mëparshëm, si dhe stafi universitar (ai administrativ dhe akademik) janë të pranueshëm për anëtarësi. Për informata më të hollësishme, ju lutemi të na kontaktoni në alumni@seeu.edu.mk.  This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it . .

Si mund të regjistrohem?

Pasi ta keni marrë diplomën nga Universiteti i EJL-ës, ju automatikisht bëheni alumni (i diplomuar) i UEJL-ës. Ju duhet të plotësoni Formularin për anëtarësi, i cili mundet të gjindet në zyrën e Alumni-t, ose t'i dërgoni të dhënat e juaja personale dhe detajet studimore në e-mailin: alumni@seeu.edu.mkThis email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Si mund ta ndryshoj adresën apo emrin në databazën e Alumni-t?

Ne do të dëshironim që t'i kemi informatat e juaja aktuale personale dhe ato të punës, që të mund të jemi në komunikim. Ju lutemi lajmëroheni në + 389(44) 356 221 ose na dërgoni e-mail me të dhënat tuaja të reja në alumni@seeu.edu.mkTh  is email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it  .

Si mund të involvohem më shumë në Asociacionin Alumni?

Universiteti i EJL-ës është universitet i yti dhe Alumni është mundësia yte, pra, shfryëzoje atë!!! Ka disa mënyra për t'u involvuar më shumë në Asociacionin Alumni. Njëra nga ato është pjesëmarrja në organizimet tona. Është mundësi e shkëlqyer të dëgjoni një orator energjik, të lidheni me shokët/shoqet dhe të bëni shoqëri të reja, rrjete komunikimi në kuadër të profesionit.

Kush fshehet pas Zyrës së Alumni-t të UEJL-së?

Asociacioni Alumni i Universitetit të EJL-së menaxhohet nga Bordi Ekzekutiv. Anëtarët e Bordit janë entuziastë të diplomuar në Universitetin e EJL-ës nga fakultete të ndryshmë, të cilët mbajnë pozita të rëndësishme brenda kompanive në Maqedoni dhe më gjërë, në organet qeveritare dhe OJQ-të. Nëse ju jeni një nga ata, mos hezitoni të na bashkangjiteni!

Cilat janë beneficionet e Asociacionit Alumni?

Si anëtar i Alumni-t,  ju keni të drejtë në një llojllojshmëri të beneficioneve të ofruara nga asociacioni dhe Universiteti i EJL-së. Ju lutem kontrolloni beneficionet.

Nëse nuk e gjeni atë që ju kërkoni, mos hezitoni të drejtoni pyetjet që ju interesojnë juve në alumni@seeu.edu.mk.This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it


 

Google+