Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra e edukimit, testimit dhe certifikimit (QETEC)

Qendra e Edukimit, Testimit dhe Certifikimit  (QETEC) në gjuhën shqipe si gjuhë të huaj/dytë është formuar në vitin 2009, në kuadër të projektit me titull “Përcaktimi i niveleve gjuhësore të gjuhës shqipe dhe maqedonase sipas programit ALTE të EU”, e mbështetur nga Komiteti për hulumtime shkencore të UEJL – Tetovë dhe nga programi i Senatit për formimin e Qendrës së Edukimit, Testimit dhe Certifikimit në gjuhën shqipe.

QETEC paraqet qendër e vetme të llojit të tillë në Republikën e Maqedonisë, e cila kryen testim dhe ndanë certifikatë për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë të huaj/dytë sipas standardeve ndërkombëtare.

QETEC  paraqet njësi organizative të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në UEJL me seli në Shkup, ndërsa baza e saj ligjore është përcaktuar me rregulla të veçanta të procedurës, e miratuar nga këshilli akademike-shkencor të fakultetit.

QETEC në gjuhën shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë ofron këto aktivitete:

1.     Bën organizimin dhe realizimin e kurseve përgatitore nga gjuha shqipe për marrjen e certifikatave në tre nivele gjuhësore (nivel fillestar, të mesëm dhe të lartë).

2.     Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë.

3.     Bën ndarjen e certifikatave për njohjen e gjuhës shqipe sipas nivelit të caktuar.

Qendra është e pajisur me literaturë të përshtatshme të cilën kandidatët do ta shfrytëzojnë për testimet në tre nivelet gjuhësore.

Per me teper informata shkarko: DORACAK - për organizimin e kurseve, testimeve dhe marrjen  e certifikatës nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/dytë

Google+