Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra për eLearning –Trajnime të TI dhe Arsimim

Me zhvillimin e ri të teknologjive të informimit e metodave mësimore si dhe me ndikimin e tyre në mësimdhënie dhe mësimnxënie, bëhet një domosdoshmëri pajisja e kuadrit mësimdhënës me aftësitë e nevojshme për t’u ballafaquar me këto risi dhe për t’i shfrytëzuar ato në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Qendra për eLearning vazhdon të jetë mbështetja e komunitetit të universitetit për shfrytëzimin e potencialit e të teknologjive që shërbejnë për  përmirësimin e procesit mësimor. Një nga qëllimet kryesore të Qendrës për eLearning është promovimi i edukimit cilësor i përqendruar te studenti, nëpërmjet zhvillimit dhe ofrimit të lëndëve cilësore të bazuara në ueb, të cilat mund të mbahen krejtësisht online.

Për më tepër Qendra për eLearning ofron ndihmë në përmirësimin e efektivitetit të mësimdhënies dhe të nxënit nëpërmjet zhvillimit të materialeve plotësuese interaktive online për lëndët tradicionale si dhe organizimin e seminareve trajnuese në lidhje me zhvillimin dhe shpërndarjen online të materialeve.

Qendra për eLearning përpiqet të jetë lider në eLearning në rajonin e Ballkanit dhe të çojë përpara përpjekjet për përdorimin efektiv të arsimit të bazuar në ueb për të mbështetur mësimdhënien dhe të nxënit. Misioni i Qendrës për eLearning është përgatitja e pedagogëve dhe pajisja e tyre me njohuri e shkathtësi në eLearning për të ofruar përvojë të shquar mësimore.

Qendra ka ndërmarrë objektivat e mëposhtme si mundësi për të përmbushur misionin e saj:

  1. rritjen e vetëdijësimit të komunitetit të UEJL-së për potencialin e-mësimit/eLearning në mbështetje të mësimdhënies dhe të nxënit;
  2. promovimin e zhvillimit dhe ofrimin e lëndëve cilësore online; sigurimin e trajnimit dhe mbështetjen në përputhje me informacionin më të mirë në lidhje me zhvillimin e fundit në lëmin eLearning-ut, praktikat më të mira dhe mësimdhënie cilësore online;
  3. sigurimin e cilësisë së arsimit dhe të efikasitetit në veprimtaritë e-Learning.

Qendra për eLearning ofron një numër shërbimesh për komunitetin e universitetit në mënyrë që të arrijë objektivat.

Shërbimet dhe aktivitetet që aktualisht ofrohen nga Qendra eLearning janë:

Ngjarje për ngritje të vetëdijes

Qendra për eLearning rregullisht organizon seminare për çështje të ndryshme që lidhen me përfitimet si dhe kufizimet e eLearning-ut, dizajn të mësimdhënies, mësimdhënie online, etj. Janë të ftuar profesionistë me reputacion ndërkombëtar në eLearning t’i mbajnë këto trajnime.

Softuer dhe burime

Qendra për eLearning ofron softuerin e nevojshëm, Sistemin për menaxhimin e të nxënit (Learning Management Systems) - LIBRI (https://libri.seeu.edu.mk ) për të siguruar ofrimin e suksesshëm të aktiviteteve të eLearning. Sistemi për menaxhimin e të nxënit - LIBRI ndihmon anëtarët e stafit të fakulteteve të kryejnë aktivitetet që kanë të bëjnë me lëndën përmes internetit. Këtu përfshihet përmbajtja e lëndës që ofrohet, komunikimi, bashkëpunimi dhe vlerësimi i studentëve.

Trajnimet/punëtoritë

Programet e trajnimit shpesh ofrohen për stafin e UEJL-së për t'u mundësuar atyre të zhvillojnë mësim efektiv online. Këto programe të trajnimit mbulojnë një gamë të gjerë temash duke filluar nga dizajnimi i mësimdhënies së lëndës online, ku pjesëmarrësit njihen me konceptet e ndryshme dhe mjetet që të ndihmojë në dizajnimin e kurseve të qëndrueshme pedagogjike online për zhvillimin e përmbajtjes së lëndëve online duke përdorur mjete të ndryshme të zhvillimit, si Camtasia studio, Adobe Connect, etj. Përveç kësaj Qendra ofron trajnime për LIBRI-in dhe instrumentet plotësuese për t’u mundësuar anëtarëve të fakultetit t’i publikojnë lëndët e tyre online.

Materialet për mësimdhënie online

Qendra për eLearning ofron mbështetje për zhvillimin e lëndëve online. Anëtarët të fakultetit e sigurojnë vetëm përmbajtjen e lëndës online dhe ekipi për mbështetje në Qendrën për eLearning bën pjesën tjetër të punës. Përveç kësaj Qendra për eLearning ofron asistencë për të gjithë anëtarët e fakultetit për të zhvilluar materiale për mësimdhënie online për të mbështetur të nxënit e studentëve .

Standardet për sigurimin e cilësisë në e-Learning

Për të siguruar cilësi në të gjitha aktivitetet lidhur me eLearning në UEJL, qendra ka filluar zhvillimin e udhëzimeve dhe standardeve për sigurimin e cilësisë për proceset eLearning, si zhvillimin e përmbajtjes, ofrimin e lëndës, vlerësimin, të drejtën e autorit, mësimdhënien online, etj.

Sistemi për menaxhimin e të nxënit (Learning Management System) - LIBRI

LIBRI është Sistemi për menaxhimin e të nxënit (LMS) online në dispozicion për komunitetin e universitetit për të ofruar dhe të mbajtur lëndët tyre përmes internetit.

Sistemi LIBRI, i ndihmon mësimdhënësit në kryerjen e aktiviteteve të lidhura me lëndën përmes internetit duke përfshirë edhe përmbajtjen e lëndës që ofrohet, komunikimin, bashkëpunimin dhe vlerësimin. LIBRI është fleksibil dhe sistem i pasur me tipare për zhvillimin e lëndës. Ky sistem siguron liri dhe kontroll për dizajnuesit e lëndës dhe në këtë mënyrë përdoret për një numër të lëndëve në universitet.

Në LIBRI, llogaria për lëndën krijohet në LMS pas kërkesës së anëtarit të stafit të UEJL-së që korrespondon me lëndën që mban për atë semestër. Anëtarët e stafit të fakulteteve mund t’i shkruajnë administratorit të LIBRI-t për të hapur një llogari për lëndën. Administratori i LIBRI-t ofron përkrahje për stafin e fakulteteve dhe studentët se si të përdorin LIBRI-n .

Deri tani UEJL ka ofruar disa lëndë të edukimit në distancë, por duke filluar nga ky vit akademik do të ketë në dispozicion programe krejtësisht online për studentët e ardhshëm. Profesorët e UEJL-së punojnë së bashku me Qendrën për të përcjellë përvojën për eLearning dhe përkushtimin e tyre në një mjedis online.

Qendra për eLearning është e vendosur në kuadër të kampusit të Universitetit të Evropës Juglindore, ndërtesa 701 dhe është e hapur gjatë gjithë javës prej ora 8:00 deri 20:00 dhe të shtunën nga 08:00 deri 17:00.

Për më shumë informacione Ju lutemi na kontaktoni me e-mail: elc@seeu.edu.mk

Google+