Ndëro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Mirėserdhėt nė UEJL-Shkup
seeu

Universiteti i Evropës Juglindore është institucion bashkëkohor i arsimit të lartë, i cili zbaton metodologji bashkëkohore dhe mësimdhënie interaktive, me ndihmën e teknologjisë më të re informative (TI), gjithnjë duke e ruajtur qëllimin primar të arsimit të lartë në përputhje me Procesin e Bolonjës. Që nga fillimi i vitit 2001, UEJL u është përgjigjur nevojave dhe kërkesave të komunitetit lokal dhe në rajon me programe studimore efektive dhe relevante. Qyteza jonë në Tetovë, ku mijëra studentë për momentin janë të regjistruar në programet studimore deridiplomike dhe pasdiplomike, është një universitet model. Objekti ynë në Shkup, jo edhe aq i madh sa qyteza në Tetovë, ofron të njëjtat tipare, të cilat UEJL-në e bëjnë universitet modern evropian dhe një vend të shkëlqyeshëm e të pëlqyeshëm për të studiuar.

Programet studimore:

Në Shkup, do të ofrohen programet studimore nga të dy ciklet; cikli i parë (deridiplomik) dhe cikli i dytë (pasdiplomik). Programet e ciklit të parë ofrohen në të dy regjimet e studimit; studime të rregullta me orë mësimore gjatë javës dhe studime me korrespondencë, ku orët mësimore mbahen një herë në dy javë. Të gjitha programet e ciklit të dytë ofrohen me studime me korrespondencë. Programet në studimet me korrespondencë, në ciklin e parë dhe të dytë, 50% e planprogramit ofrohet në klasë, kurse 50% ofrohet on-line. UEJL aplikon qasje fleksibile në përdorimin e gjuhëve. Shumica e programeve ofrohen në gjuhën shqipe, ose maqedonase. Përjashtim bën programi i ri studimor deridiplomik Informatika e Biznesit,  program studimor, i cili ekskluzivisht ofrohet në gjuhën angleze.
UEJL në Shkup, gjithashtu ofron përkrahje gjuhësore gjithëpërfshirëse dhe mundësi për ciklin e parë dhe të dytë. Gjuha angleze është lëndë obligative për të gjitha programet studimore të ciklit të parë dhe për disa programe studimore të ciklit të dytë. Gjuha frënge, gjermane dhe italiane, gjithashtu ofrohen si lëndë zgjedhore në disa raste. Gjithashtu, ekzistojnë plane për të ardhmen që të ofrohen kurse gjuhësore në gjuhën shqipe për komunitetin si programe jodiplomike.

Mësimdhënia dhe përkrahja TI:

Mësimdhënia në të gjitha lëndët mbahet në grupe të vogla. Mësimdhënia është interaktive dhe përdoret teknologji për arritjen e efektit më të lartë dhe për të zgjeruar mundësitë e mësimnxënies. Në klasë, studentët dhe mësimdhënësit shfrytëzojnë teknologjinë informative në maksimum. Përveç kompjuterëve dhe LCD projektorëve, UEJL tash është në proces të instalimit të ashtuquajturave Smart Boards në disa klasa. Video konferencat nëpërmjet njësive Polycom mundësojnë mësimdhënien e ligjëruesve nga jashtë Maqedonisë. Përfundimisht, mundësia për komunikim më të afërt, më të shpejtë dhe më të rregullt me kolegët dhe mësimdhënësit jashtë klasës është përdorimi i e-mailit dhe veglës për menaxhim të lëndës, Angel.

Ashtu si programi Angel, shumica e shërbimeve studentore, gjithashtu ofrohen on-line nga cili do vend. Para disa viteve, UEJL ka implementuar programin E-services, duke iu lejuar studentëve qasje në nota, orar ose shërbimeve të orarit dhe në transkriptë.  UEJL-Shkup, ngjashëm me qytezën kryesore në Tetovë (nga shtatori 2008), do të operojë me rrjetin vetanak-wireless. Studentët, mësimdhënësit dhe stafi administrativ, do të kenë qasje të pandërprerë dhe gratis 24 orë.

Qasje të  plotë dhe privilegj në të gjitha shërbimet që UEJL i ofron:
           
Studentët në UEJL Shkup, do të kenë të njëjtën qasje dhe privilegje në shërbimet e Universitetit si studentët në qytezën në Tetovë. Kjo përfshinë qasje në bibliotekën e Universitetit (duke përfshirë burime on-line  si baza e të dhënave EBSCO), laboratorët kompjuterikë, Qendrën e karrierës, si dhe ndodhitë në nivel të universitetit si ligjërata të ndryshme, koncerte, ngjarje sportive, etj.

Me pak fjalë, të studiosh në UEJL - Shkup, paraqet mundësinë më të mirë që Universiteti ofron me një lokacion më të përshtatshëm për shumë studentë. Lokacioni ynë i ri ndihmon për të ruajtur përparësinë tonë kundrejt konkurrencës. Na kontaktoni dhe interesohuni për vetveten!

Henry Dixon
Drejtor i UEJL-së, Shkup

©2008 South East European University. All rights reserved.