Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Studimet me korrespondencë në UEJL

Studimet me korrespondencë

Vitin akademik 2004-2005, Universiteti i EJL filloi me një lloj tjetër të studimeve: studime me korrespondencë. Qëllimi kryesor i këtyre studimeve është që studentët të pajisen me dije, aftësi dhe kualitet të lartë të studimeve.

Rregullat kryesore të studimeve me korrespondencë janë si vijon:
- diplomë prej 240 kredive e fituar gjatë minimum katër viteve
- model i përzier i përbërë prej 50% kontakt-orëve dhe 50% mësimit në distancë.

Informаtë

Informohen studentët me korrespondencë të vitit të katërt (studimet katërvjeçare) dhe vitit të tretë (studimet trevjeçare), se do të organizohet festa e përfundimit të studimeve, e njohur si festa e hedhjes së kapelave.

Festa do të organizohet më 6 dhe 7 qershor 2008.

Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë festë kanë studentët me korrespondencë që kanë dëgjuar 8 semestra (studimet katërvjeçare) dhe gjashtë semestra (studimet trevjeçare).

Për arsye të numrit të madh të pjesëmarrësve, luteni që ta paraqitni pjesëmarrjen Tuaj në Zyrën e studimeve me korrespondencë, objekti 802, më së voni deri më 25 maj 2008.


Zyra për studime me korrespondence
Alajdin Demiri
Koordinator i studimeve me korrespondence
Tel. +389 44 356 033
E-mail: a.demiri@seeu.edu.mk




©2007 South Eastern European University. All rights reserved.