Informacion në lidhje me kalimin nga studime me korespodencë në ato të rregullta
Në vitin e ardhshëm akademik, semestri i tretë 2006/2007 studentët mund të kalojnë nga me korrespondencë në të rregullt dhe e kundërta.
Për të realizuar këtë, ato patjetër të plotësojnë kriteret e parapara nga Universiteti për të qenë të pranuar në vitin e ardhshëm të studimeve, edhe atë si vijon:
Për gjeneratën e Vitin Akademik 2005/2006 vlejnë kushtet :
- nga viti i I (parë) i studimeve në vitin e II (dytë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 42 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik ;
- nga viti i II (dytë) i studimeve në vitin e III (tretë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 102 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik ;
- nga viti i III (tretë) i studimeve në vitin e IV (katërt) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 162 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik ;
- të kenë notën mesatare të paktën 8.0
Për gjeneratën e Vitit Akademik 2004/2005 vlejnë kushtet:
- nga viti i I (parë) i studimeve në vitin e II (dytë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 36 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik ;
- nga viti i II (dytë) i studimeve në vitin e III (tretë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 96 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik ;
- nga viti i III (tretë) i studimeve në vitin e IV (katërt) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 156 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik ;
- të kenë notën
mesatare të paktën 8.0
Studentët e interesuar duhet të plotësojnë formularin që mund ta marrin nga Zyra për studime me korrespoondencë dhe ta kthejnë në të njejtën Zyrë nga 01 - 10 tetor 2006.
Kërkesat do të shqyrtohen dhe do të shpallen rezultatet pas afatit plotësues të provimeve në fund të shatorit.
Studentët që e përsërisin
vitin e tyre të parë nuk mund të futen në
procedurë të ndërrimit të mënyrës
së studimeve.
Nësë dëshirojnë të ndërrojnë
mënyrën e studimeve, ato duhet të kalojnë
nëpërmjet provimit pranues duke u regjistruar prej fillimi.
