Informim për absolventët rreth afatit plotësues të provimeve gjatë nëntorit
***
VAZHDIMI I BURSAVE Riaplikim për vitin akademik 2007/2008
***
N j o f t i m
Njoftohen të gjithë studentët e viteve II, III dhe IV që kanë aplikuar për akomodim në konvikte, se Rektorati në mbledhjen e mbajtur më 26. 06. 2006 vendosi:
Kompensimi mujor për akomodim në konvikt për vitin akademik 2006/2007 të jetë 75 € (në kundërvlerë në denarë), rezervimi për muajt gusht dhe shtator të jetë 60 € (në kundërvlerë në denarë), kurse depoziti të jetë 100 € (në kundërvlerë në denarë). Depoziti do të aktivizohet (ndalet) në rastet kur studenti shkakton dëm material në konvikt, nëse përjashtohet nga konvikti, apo nëse e lëshon konviktin pa njoftim me shkrim.
***
N j o f t i m
Ju njoftojmë se për arsye të organizimit të Universitetit Veror Ndërkombëtar 2006 që e organizon Asociacioni për Trajnim Akademik (ATA) në Universitetn tonë (që do të mbahet: 08. 07. – 29. 07. 2006), luten të gjithë studentët që janë të vendosur në konvikte që deri më 01. 07. 2006 t’a lëshojnë konviktin.
Vërejtje: ju lutemi që gjatë lëshimit të konviktit, nga dhoma me vete të merrni të gjitha sendet personale.
Me respekt,
Komisioni për konvikte
***
Nj o f t i m
Njoftohen të gjithë studentët e viteve II, III dhe IV që studiojnë në Univerzitetin e EJL-së se afati për aplikim në konviktet e universitetit është 15. 06. – 30. 06. 2006.
Kushtet për pranim në konvikt janë:
- Të drejtë për t’u vendosur në konvikt kanë vetëm studentët e rregullt.
- Mesatarja e notave jo më e ulët se 7. 00.
- Pagesa e rregullt e konviktit (për ata që kanë qenë më parë të vendosur në konvikt).
- Studentët nga: Tetova, Gostivari dhe Shkupi nuk kanë të drejtë të vendosen në konvikt.
Rezultatet përfundimtare do të shpallen më 30. 08. 2006.
Ky afat është vetëm për studentët e vitit
II, III dhe IV.
Për studentët e vitit të parë do të ketë
afat plotësues.
Vëretje: formularët për aplikim mund të merren
në zyrën e z. Rustem Rustemi, ndërtesa 900.
Komisioni për konvikte
***
Legjislatura
-PËRMBLEDHJE
E AKTEVE NORMATIVE PËR QEVERISJEN DHE REGJIMIN E STUDIMEVE
