Universiteti i EJL-së për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2008/2009, ofron 40 bursa meritore për kandidatet që do të përcaktohen të studiojnë në këto fakultete:
Fakultetet |
Me mësim në gjuhën shqipe |
Me mësim në gjuhën maqedonase |
Vlera e bursës/vit (Euro) |
|
Fakulteti i Drejtësisë |
13 |
4 |
1.000 |
|
Fakulteti i Administrimit të Biznesit |
9 |
3 |
1.200 |
|
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore |
9 |
2 |
1.200 |
|
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve në vijim:
- 60% nga rezultati i arritur në shkollë të mesme (notat gjatë katër viteve)
- 40% nga nota e maturës shtetërore
- Nëse më tepër kandidatë kanë pikë të njëjta në renditje (nga dy kriteret e sipërpërmendura), atëherë do t’i nënshtrohen testimit seleksionues nga gjuha angleze.
Mënyra e aplikimit
Formulari për aplikim mund të merret në www.seeu.edu.mk ose në ndërtesën administrative nr. 802.02/2, nga data 15 qershor deri më 15 gusht 2008, gjatë kohës së aplikimit për regjistrim.
Kliko këtu për ta shkarkuar fomularin.
Formulari për aplikim duhet të dorëzohet brenda afatit të njëjtë në këtë adresë:
Universiteti EJL
Zyra për ndihma financiare
Ndërtesa administrative nr. 802.02/2
Tel: 044 356 188 / 356 044
Universiteti i EJL-së në bashkëpunim me Institutin Shoqëria e Hapur (OSI), Programi për përkrahje të shkollimit të lartë (HESP), ofron rreth 60 bursa në bazë te gjendjes financiare për kandidatet që do të përcaktohen të studiojnë në këto fakultete:
Fakultetet |
Numri i bursave |
Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike |
35 |
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit |
25 |
Fondi i bursave mbulon:
- pagesë të pjesërishme të shkollimit - shuma maksimale 1000,- euro
- dhe shpenzime të pjesërishme për transport - shuma maksimale 600,- euro
Shënim: Shuma e bursës do të varet nga nevoja për ndihmë financiare të ç’do studenti në veçanti.
Kushtet e aplikimit
- Aplikuesit duhet të jenë të pranuar në Universitetin e EJL si studentë të rregullt
- Aplikuesit duhet ta dëshmojnë nevojën e tyre për ndihmë financiare
- Të drejtë aplikimi kanë vetëm kandidatët shtetas të Maqedonisë
- Do të evaluohen vetëm aplikacionet e kandidateve që kanë të paktën 60 nga 100 pikë të mundshme nga suksesi në shkollën e mesme dhe provimi i maturës shtetërore.
Shënim: Përparësi do të kenë studentët me aftësi të kufizuara!
Mënyra e aplikimit
Formulari për aplikim mund të merret në www.seeu.edu.mk ose në ndërtesën administrative nr. 802.02/2 nga data 15 qershor deri më 15 korrik 2008.
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet deri më 15 gusht 2008, në këtë adresë:
Universiteti EJL
Zyra për ndihma financiare
Ndërtesa administrative nr. 802.02/4
Tel: 044 356 188 / 356 044
Kliko këtu për ta shkarkuar fomularin.
Për çdo informatë shtesë kontaktojeni vetëm Zyrën për ndihma financiare – UEJL
Do të shqyrtohen vetëm aplikacionet e kompletuara.

