UEJL ndjek njė politikė tė hapur pranimesh, qė u nėnshtrohet disa kufizimeve. Pranimi I hapur do tė thotė se Universiteti zotohet tė pranojė cilindo qė ėshtė i kualifikuar pėr tė marrė pjesė nė programet e tij akademike. Prandaj, pėr tu konsideruar pėr studim nė UEJL, kandidatėt duhet tu pėrgjigjen kushteve pėr pranimin e caktuar nga Universiteti, por njėkohėsisht edhe kėrkesave tė caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės sė RM, pėr studim universitar.
- Të drejtë regjistrimi në Universitet kanë kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose ekuivalentin e tij dhe që kanë kaluar maturën shtetërore.
- Në rast se në afatin e parë të regjistrimit nuk është plotësuar numri i paraparë me konkurs, atëherë të drejtë regjistrimi në afatin e dytë, përveç atyre që kanë kaluar maturën shtetërore, të cilët kanë përparësi për tu regjistruar, kanë edhe kandidatët e gjimnazeve që kanë kaluar maturën shkollore dhe kandidatët nga shkollat e mesme profesionale që kanë dhënë provimin përfundimtar.
- Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose ekuivalentin e tij para vitit 2008, kanë të drejtë të regjistrohen vetëm në bazë të suksesit të shkollës së mesme.
- Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose ekuivalentin e tij jashtë Republikës së Maqedonisë, kanë të drejtë të regjistrohen, bazuar në suksesin e shkollës së mesme, të cilën në ndërkohë duhet ta nostrifikojnë në Ministrinë e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë.
- Vlerësimi i suksesit nga shkolla e mesme dhe matura shtetërore, si dhe matura shkollore për nxënësit në gjimnazet e përgjithshme apo provimit përfundimtar për ata që kanë kryer në shkollat profesionale (për kandidatët në afatin e dytë të pranimit), shprehet me anë të pikëve. Në bazë të pikëve do bëhet edhe renditja e kandidatëve.
- Kandidatët që janë regjistruar pa provimin e maturës, do ti nënshtrohen testimit të njohurive nga gjuha angleze, në datën e paraparë në seksionin IV. Ky testim nuk është eliminues, por nevojitet për të përcaktuar nivelin e njohjes së gjuhës angleze.
- Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt apo me korrespondencë me financim të studimeve.
- Përparësi gjatë pranimit të studentëve me korrespondencë do kenë kandidatët që kanë status të të punësuarit dhe që kanë sukses më të lartë nga shkollimi i mesëm. Të punësuarit duhet të dokumentojnë statusin e tyre.
- Studentëve me korrespondencë do t’ju ofrohet 50% e plan-programit të fakultetit përkatës në formë të rregullt, ndërsa pjesën tjetër të programit do të mund ta kryejnë me studime vetjake (sipas udhëzimeve të mësimdhënësve).
Paraqitja e kandidatëve bëhet nga data 16 qershor deri më 1 shtator.
Për kandidatët, të cilët e kanë kaluar maturën shtetërore në afatin e parë, lista e kandidatëve të pranuar do të shpallet 7 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga matura shtetërore. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të fillojë pas shpalljes së listës përfundimtare dhe do të zgjasë 14 ditë pas shpalljes së listës përfundimtare.
Për kandidatët, të cilët e kanë kaluar maturën shtetërore në afatin e dytë, që kanë përparësi për pranim, apo atyre që kanë kaluar maturën shkollore në gjimnazet e përgjithshme ose që kanë kaluar provimin përfundimtar në shkollat profesionale, lista e kandidatëve të pranuar do të shpallet 5 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të afatit të dytë. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të fillojë pas shpalljes së listës përfundimtare dhe do të zgjasë 10 ditë pas shpalljes së listës përfundimtare.
Testimi i njohurive nga gjuha angleze për të përcaktuar nivelin e njohjes së gjuhës (që nuk është kusht për pranim), për kandidatët, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2008, apo jashtë Republikës së Maqedonisë, do të organizohet në Universitet sipas programit që do të shpallet në mënyrë plotësuese në ëeb faqen e Universitetit.
Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e përmendura në pikën V, në ndërtesën administrative 802, në qytezën universitare ose nëpërmjet postës, në adresën:
Universiteti i Evropës Juglindore
Rr. Ilindenit pn
1220 Tetovë, Maqedoni
044 356 247; 044 356 249
Të gjithë studentët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e poshtëpërmendur për të aplikuar për vitin akademik 2008/2009:
- Formularin e plotësuar (i cili mund të merret në zyrat e Universitetit ose në ëeb faqen zyrtare të Universitetit - www.seeu.edu.mk) dhe fletëpagesën (PP10), në shumë prej 1500 denarë, në adresën:
STOPANSKA BANKA
Llogaria rrjedhëse: 200-000877547449
Numri tatimor: 4028003134292
- Biografi e shkurtër në formë eseje ose letërinteresimi. Në këtë ese duhet të përmenden arsyet pse studenti aplikon në Universitetin e EJL dhe çka pret ai. Eseja duhet të shkruhet në bazë të aftësive të të shprehurit që paraqet mundësinë për ese konciz dhe origjinal, që do të shpalosë aspekte të caktuara të karakteristikave të personalitetit të studentit, biografinë e tij ose interesimet e tij.
- Diploma origjinale për kryerjen e arsimit të mesëm (për studentët që kanë kryer shkollimin e mesëm para vitit 2008 apo në shtet jashtë Republikës së Maqedonisë), si dhe dëftesat origjinale nga të gjitha vitet (ose kopje të verifikuara në noter).
- Vërtetimin për rezultatet nga matura shtetërore, gjegjësisht matura shkollore apo provimi përfundimtar.
- Çertifikatë e datëlindjes.
- Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës.
Kandidatët, të cilët aplikojnë nga data 16 qershor deri në shpalljen e rezultateve të maturës shtetërore me dokumentet sipas pikave 1,2 , 5 dhe 6, do të konsiderohen se janë të pranuar me kusht, pra kanë fituar të drejtën e rezervimit të vendit në fakultetin përkatës, ndërsa pranimi përfundimtar do të bëhet pas dorëzimit të dokumenteve të paraparë në pikën 3 dhe 4.
Universiteti i EJL-së në bashkëpunim me Institutin Shoqëria e Hapur (OSI), Programi për përkrahje të shkollimit të lartë (HESP), ofron 100 bursa për të studiuar në UEJL, në ciklin e parë të studimeve.
Bursat janë vazhdimësi nga viti në vit deri në përfundim të ciklit të parë të studimeve trevjeçare. Kliko linkun për më tepër…
Për më shumë informata lidhur me procedurën e aplikimit ju mund të drejtoheni te:
Universiteti i Evropës Juglindore
Seksioni i pranimeve të studentëve të rinj
‘Ilindenit’ p.n., zyra 802
1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
e-mail: a.rexhepi@seeu.edu.mk
Tel: +389 44 356 091

