Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Studimet pasdiplomike

Zyra për studime pasdiplomike është zyrë qendrore administrative e Universitetit të Europës Jug-Lindore që merret me çështje të studimeve pasdiplomike. Ajo është përgjegjëse për organizimin, menaxhimin dhe mbikqyrjen e sigurimit të cilësisë së programeve.

Zyra për studime pasdiplomike pranë UEJL-së:

- është në bashkëpunim permanent me stafin akademik dhe administrativ;
- ofron mbështetje për të gjithë studentët dhe stafin e involvuar në këto studime;
- stafi i zyrës mirëpret të gjitha mundësitë për diskutim dhe shkëmbim idesh në lidhje me proceset administrative dhe akademike me studentët aktual, studentët e ardhshëm dhe stafin e angazhuar.

Qëllimi i Zyrës për studime pasdiplomike është:

- të bëj një eksperiencë hulumtuese të kënaqshme dhe inelektualisht stimuluese për të gjithë që angazhohen në këtë drejtim;
- studentëve t’ju ofroj mundësi që të zhvillojnë aftësi dhe njohuri sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të japin kontributin e tyre origjinal për mirëqenjen e këtij regjioni.

Rekomandimi i Zyrës për të gjithë të interesuarit eshtë që para se të vazhdojnë studimet duhet dhënë përgjigje në pyetjen:

Pse studime pasdiplomike?

  • Nëse Ju do të formoni qëndrim për arsyet pse dëshironi të vazhdoni studimet dhe çfarë prisni të fitoni nga ata, nuk ka dyshim se Ju do ti arrini qëllimet Tuaja dhe do të nxjerrni më të mirën nga studimet posdiplomike.

Cilat mund të jenë arsyet për studime pasdiplomike:

  • arritja e qëllimeve specifike në karrierë;
  • realizimi i prespektivave për punësim;
  • interesi i veçantë në fushën akademike;
  • profesionalizimi;
  • dëshira për kalim në një lëmi tjetër studimi etj.

E rëndësishme është që në fillim të mendoni nëse posedoni:

- motivim të mjaftueshëm;
- aftësi akademike;
- mjete financiare për përfundimin e studimeve;

Zyra për Studime pasdiplomike bën përpjekje serioze në mënyrë që të ndikoj në zhvillimin dhe avansimin e këtyre studimeve dhe e gjithë kjo, besojmë se do të mundësojë krijimin e një klime të re dhe më të mirë për të ardhmen.

Stafi i Zyrës është i vendosur në objektin 801, zyra nr. 11 dhe në Rektorat zyra nr.2. Stafi i Zyrës ju mirëpret për konsultime.


Dr. Hasan Jashari,
Drejtor i Studimeve pasdiplomike
Universiteti i EJL, Tetovë, Maqedoni
Tel.: +389(0)44 356 086
e-mail: h.jashari@seeu.edu.mk

Emsale Murtezani,
Koordinatore për Studime pasdiplomike
Tel.: +389(0)44 356 031
Tel.: +389(0)44 356 086
e-mail: e.murtezani@seeu.edu.mk

 

 

 

 

 


©2007 South Eastern European University. All rights reserved.