Research
Office
Ndëro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Lajmërime

Zyra për hulumtime e Universitetit të Evropës Juglindore, shpall

KONKURS

për dorëzimin e projekteve hulumtuese-shkencore për vitin akademik 2008/2009

Afati i dorëzimit të projekteve hulumtuese-shkencore është 31 gusht 2008. Propozim-punimet për kërkime të dorëzohen te drejtorët e Qendrave për hulumtime të çdo fakulteti.

Projektet duhet t'u dorëzohen drejtorëve të poshtëpërmendur:

1. Ali Pajaziti, Fakulteti i AP-së

2. Bistra Netkova, Fakulteti i Drejtësisë

3. Mirolub Shukarov, Fakulteti i BA-së

4. Mustafa Ibrahimi, Fakulteti i PMT-së

5. Azir Aliu, Fakulteti i ShTK-së

Deri më 15 shtator 2008, Këshillet hulumtuese të çdo Qendre hulumtuese nëpër fakultete së bashku me përfaqësuesit e caktuar, duhet të njihen me propozimet e projekteve hulumtuese, të konsultohen me dorëzuesit e punimeve dhe të kenë mbledhur draftet e para të propozim-projekteve për hulumtim.

Këtë vit do të aprovohen vetëm projektet hulumtuese që do të kofinansohen edhe nga burime të tjera.

Propozimet të cilat nuk janë të përshtatshme dhe qëndrojnë nën kriteret e vendosura, nuk do të pranohen dhe do t'i kthehen dorëzuesit /punuesit të projektit, shoqëruar me një letër sqaruese për arsyen e refuzimit. Propozim-projektet e pranuara do të prezantohen dhe diskutohen gjatë mbledhjes së Komitetit për kërkime shkencore. Kjo mbledhje pritet të mbahet kah fundi i shtatorit 2008, ndërsa aprovimi final do të jepet në tetor nga ana e Prorektorit për hulumtime.
Kërkohet që Këshilli hulumtues i çdo Qendre kërkuese nëpër fakultetet përkatëse, të përgatisë 7 (shtatë) kopje të çdo propozimi për dorëzim gjatë mbledhjes së Komitetit për kërkime shkencore.

Rezultatet e mbledhjes së Komitetit për hulumtime shkencore do të prezentohen në formë procesverbali. Ky procesverbal do t'i dërgohet secilit anëtar përfaqësues dhe më pas stafit të interesuar.

Bashkëngjitur do t'i gjeni udhëzimet për propozim-projektet dhe formularin për aplikim në shqip, maqedonisht dhe anglisht. Për çdo pyetje ose paqartësi ju lutem konsultohuni me përfaqësuesit e Komitetit për kërkime shkencore të çdo fakulteti, anëtarët ose drejtorët e Qendrave hulumtuese ose drejtohuni në Zyrën për hulumtime.

Udhezime.doc
Aplikacioni_per_projekte_2008.doc

Me respekt,

Zyra për hulumtime

 

Thirrje për punime shkencore: 31 gusht 2008

Botim që u kushtohet të drejtave të njeriut

Të nderuar,

Konkursi për dorëzim të punimeve në Revistën "SEEU Review" është i hapur deri më 31 gusht 2008. Inkurajohen që dorëshkrimet e tyre t'i dorëzojnë të gjithë ata që bëjnë hulumtime në fushën e të drejtave të njeriut nga të gjitha sferat: e drejta për jetë, e drejta për arsimim, liria e shprehjes, liria e medias, e drejta e pronës, e drejta për gjykim të drejtë, e drejta e mbrojtjes nga tortura etj. Gjithashtu, me shumë interes do të jenë edhe dorëshkrimet që kanë të bëjnë me çështje praktike si: edukimi për të drejtat e njeriut, integrimi i të drejtave të njeriut nëpër planprogramet e të gjitha fakulteteve etj.

Ju lutemi që para se të dorëzoni ndonjë artikull, t'i lexoni me vëmendje udhëzimet e bashkëngjitura. Autorët që kanë dorëzuar punime, por nuk u janë pranuar për botim në numrat e mëparshëm, inkurajohen që t'i dorëzojnë punimet e tyre sërish, duke përdorur udhëzimet e reja. Artikulli duhet të jetë i shkruar në gjuhën angleze, ndërsa të gjithë autorët duhet të sigurojnë një abstrakt të përkthyer në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

SEEU_Review_guidelines_al.doc

 

 

©2007 South East European University. All rights reserved.