Promovohet CD-ja e parë multimediale për mësimin e gjuhës shqipe në Maqedoni
"Mesimi multimdial i gjuhes shqipe ne CD", përgatitur nga Fakulteti i Gjuheve, Kulturave dhe Komunikimit me koordinator prof.dr. Mustafa Ibrahimi dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike me koordinator prof.dr.Zamir Dika është zgjedhur si projekti më i mirë hulumtues për vitin 2006-2007 në UEJL. Promovimi i këtij projekti u mbajt të hënën (16.06.2008), ku morën pjesë studentë, përfaqësues të stafit dhe pjesëmarrës të projektit.
"Kjo është CD-ja e parë multimediale për mësimin e gjuhës shqipe e projektuar në Maqedoni', tha njëri nga koordinatorët e projektit, prof.dr. Mustafa Ibrahimi. Ai tha se CD-ja është një mjet shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për mësimin e gjuhës shqipe për të huajt.
Dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, prof.dr. Vehbi Bexheti, tha se jemi në rrugë të mbarë, që përveç aktivitetveve akademike të zhvillojmë edhe aktivitete hulumtuese.
Dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore prof.dr. Murtezan Ismaili, tha se pjesëmarrja në projekte të përbashkëta edhe të stafit edhe studentëve e promovon hulumtimin në UEJL.
Prorektori për çështje hulumtuese prof.dr. Denis Farington, tha se projekti është shumë i rëndësishëm për të dy komunitetet dhe i dobishëm në përdorimin fleksibil të gjuhëve.
CD-ja përbëhet prej 14 mësimeve të hartuara në situata të ndryshme dhe mundëson mësimin e gjuhës shqipe në nivelin A1 dhe A2, sipas sistemit evropian për mësimin e gjuhëve Altea.
Promovohet programi i shtatë kornizë për hulumtime dhe zhvillim i Unionit Evropian
Zyra për Hulumtime e UEJL-së në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, të enjten ( 29 maj 2008), në Universitetin e Evropës Juglindore organizoi një prezantim të Programit Kornizë 7 të Unionit Evropian (FP7).
"Ky program është instrument themelor i Unionit Evropian për financimin e hulumtimeve shkencore dhe zhvillimit teknologjik. Programi do të realizohet në periudhën 2007-2013, kurse buxheti i përgjithshëm i ndarë për realizimin e këtij programi është 50.521 miliardë euro", thotë Diturije Ismaili, udhëheqëse e Zyrës për Hulumtime të UEJL-së.
Prezantimi, i cili u ndoq nga një pjesë e madhe e stafit akademik, u realizua nga Violeta Atanasovska, përfaqësuese e Zyrës së FP7 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë. Ajo, tha se FP7 është i organizuar në katër programe specifike dhe një plotësues, që korrespondojnë me katër qëllimet kryesore të politikës hulumtuese evropiane të drejtuara në drejtim të promovimit dhe nxitjes së përsosmërisë hulumtuese. Qëllimet kryesore të programit janë: bashkëpunimi, që nënkupton hulumtime trans-nacionale në 10-të sfera me prioritet, ide, qe nënkupton hulumtim frontal, njerëz, ose potencial njerëzor, kapacitete hulumtuese dhe formimin e një qendre të përbashkët hulumtuese.
Në programin FP7 përfshihen disa lloje të projekteve, edhe atë: projekte bashkëpunimi, rrjete të përsosmërisë, projekte individuale, etj. Ky program është i fokusuar në disa sfera me interes, siç janë: shëndetësia, ushqimi, bujqësia dhe bio-teknologjia, teknologjitë e informimit dhe komunikimit, nano-shkencat, energjia, mjedisi jetësor, shkencat socio-ekonomike e humane, siguria, etj.
FP7_in_general_SEEU.ppt
JRC-Tetovo.ppt
Më 18 mars 2008 u mbajt mbledhja e 15-të e Komitetit hulumtues akademik në UEJL. Njëra nga pikat e rendit të ditës ishte nominimi i projektit më të mirë për vitin 2006/2007.
Nga secili fakultet qe kërkuar të sjellin propozimet e tyre për projektin më të sukseshëm për vitin 2006/2007 të zgjedhur nga Bordet hulumtuese të fakulteteve.
Bordi hulumtues i Fakultetit Juridik kishte nominuar projektin "Trafikimi i qenieve njerëzore-aspekte legale" i koordinuar nga Prof. Bistra Netkova, si projekt më të mirë për vitin akademik 2006/2007.
Projekti më i mirë i nominuar nga Bordi hulumtues i Fakultetit të Administratës Publike, ishte "Shteti ligjor dhe reformat në administratën publike" i koordinuar nga prof. Jonuz Abdullai.
Projekti "CD multimediale për mësimin e gjuhës shqipe" i koordinuar nga Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi qe i nominuari nga Bordi hulumtues i Fakultetit Pedagogjik.
Në Fakultetin e SHTK, Bordi hulumtues si projekt më të mirë për vitin akademik 2006/2007, kishte nominuar projektin "Sistemi vetë-referues në intelegjencën artificiale dhe fizikën kuantike – teoria radikale dhe zbatimi" i koordinuar nga Prof. Dr. Biljana Perçinkova.
Meqë Fakulteti i Administrimit të Biznesit akoma nuk e ka mbaruar projektin e tij hulumtues për vitin 2006/2007, ata nuk garuan me projektet e tjera hulumtuese.
Secili anëtar i Komitetit hulumtues akademik kishte të drejtë të votojë për dy projekte dhe pas procesit të votimit, u konstatua se projekti "CD multimediale për mësimin e gjuhës shqipe" kishte marrë më së shumti vota dhe u shpall projekt më i mirë hulumtues për vitin akademik 2006/2007.
