Menu
Mirëserdhët në faqen e Cilësisë.
Në qendër të misionit të UEJL-së janë synimet e përsosmërisë, barazisë, transparencës dhe efikasitetit. Universiteti angazhohet për cilësi më të lartë në çdo fakultet dhe departament, duke konstatuar se cilësia është përgjegjësi individuale dhe kolektive.
Pasi që cilësia është në qendër të çdo procesi që Universiteti ndërmerr, ne jemi duke zhvilluar kulturën e cilësisë, duke punuar së bashku për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë.
Sigurimi i cilësisë përqendrohet në çështjet akademike, mësimdhënies dhe mësimit dhe është afër e lidhur me shërbimet, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt i përkrahin studentët, si p.sh. Biblioteka, Shërbimet studentore dhe Qendra e karrierës.
Menaxhimi i cilësisë ka për qëllim zhvillimin efektiv dhe vëzhgimin e politikës dhe procedurave.
Universiteti mirëpret dhe në mënyrë pozitive përdor vlerësimin kombëtar dhe ndërkombëtarë dhe akreditimin e cilësisë për përmirësimin e vazhdueshëm.
Shpresojmë se do ta vlerësoni si të dobishme këtë ueb faqe. Në qoftë se keni pyetje ose komente, ju lutemi na kontaktoni quality@seeu.edu.mk