Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
SEEU

Që nga themelimi, në tetor të vitit 2001, ka arritur ta dëshmojë veten si universitet lider i cilësisë, financiarisht i qëndrueshëm dhe tashmë i marrë si model i arsimimit të lartë shumetnik dhe shumëgjuhësor në Evropën Juglindore.Aq më tepër, UEJL e ka dëshmuar veten edhe në kombinimin e qëlluar të përvojës së universiteteve amerikane dhe evropiane, duke vazhduar që të përfitojë nga bashkëpunimi akademik i sponsorizuar nga Komisioni i BE-së dhe USAID-i, si dhe donatorë të tjerë. Universiteti dhe studentët kanë përfituar edhe nga bursat që janë dhënë nga Holanda dhe Instituti Shoqëria e Hapur.Historia e këtij Universiteti, për të cilin mund të lexoni më tepër në linkun "Për Universitetin", është magjepsëse për shkak të asaj se si UEJL ka arritur këtë pozicion, duke luftuar kundër pasigurisë ekonomike dhe politike në rajon. Tani, UEJL ndihmon institucionet tjera dhe komunitetin në promovimin e bashkëpunimit me qëllime hulumtimi dhe lëvizshmërinë e studentëve dhe të stafit.

 


©2007 Universiteti i Evropës Jug-Lindore . All rights reserved.