Të nderuar student të ardhshëm,
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë, të nderuar student të ardhshëm, për mundësitë që Universiteti i EJL ju mundëson përmes paketës për përkrahje financiare në formë të bursave, kontribut ky I vetë Universitetit dhe i agjencioneve të donatorëve. Përveç mundësive të shumta që ofron universiteti jonë, bursat janë gjithashtu një mundësi e madhe, repsketivisht e gjithë kjo përkon me moton e Universitetit “MUNDËSI…më shumë se kudo”.
Këtë mundësi e keni edhe Ju të nderuar studentë të ardhshëm.
UNIVERSITETI I EJL-së në bashkëpunim me Institutin Shoqëri e Hapur (OSI) - Programi për përkrahje të arsimit të lartë (HESP) ofron bursa sipas principit të meritës si dhe përkrahje financiare për studim në UEJL, në ciklin e parë të studimeve.
Në vijim, keni sqarim të shkurtër në lidhje me dy programet e bursave që ju mundësohen:
- Bursa sipas principit të meritës – PROGRAM I “UNIVERSIETIT TË EJL-së” dhe
- Bursa sipa nevojës financiare të familjes së aplikuesit – PROGRAM i përbashkët “HESP – UEJL”
I. PROGRAMI I BURSAVE MERITORE “UNIVERSITETI I EJL“
UNIVERSITETI I EJL-së për studentët e rinj, të cilët do të regjistrohen në UEJL në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2007/2008, ofron bursa sipas principit të meritës në bazë të rezultateve të treguara në testin për evaluimin e dijeve paraprake.
Numri dhe vlera e bursave
- Fondi i bursave meritore “UNIVERSITETIT I EJL“ do të akordojë 90 bursa për të gjitha disiplinat studimore në bazë të performancës së lartë akademike bazuar në testin për evaluimin e dijeve paraprake, sipas shpërndarjes në vijim:
BURSAT MERITORE “UNIVERSITETI I EJL” |
|||
Fakulteti i : |
Nr. i bursave për studentët me mësim në gj. shqipe |
Nr. i bursave për studentët me mësim në gjuhën maqedonase |
Lartësia e bursës |
Drejtësisë |
25 |
5 |
1000 € |
Administrimit të Biznesit |
14 |
4 |
1200 € |
Administratës Publike - Studime të administratës publike |
2 2 |
0 0 |
1000 € |
Shkencave të Komunikimit dhe Teknologjive (dega e shk. kompjuterike) |
12 |
4 |
1200 € |
Shkencave të Komunikimit dhe Teknologjive (dega e shk. të komunikimit) |
2 |
1 |
1000 € |
Pedagogjik (Fakulteti i trajnimit për kuadro arsimore) |
6 |
2 |
1000 € |
Kushti për fitimin e bursës Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas pikëve të përgjithshme të fituara nga evaluimi sipas kritereve në vijim:
- 40% nga rezultati i arritur në shkollë të mesme;
- 30% nga testi i përgjithshëm i anglishtes (seksioni IV);
- 30% nga testi për evaluimin e dijeve paraprake në fushën e studimit (seksioni VII).
Kandidatët që do të tregojnë rezultatet më të larta sipas rang-listës përfundimtare që do shpallet nga Komisioni Qendror, në përputhje me tabelën e mësipërme, do të fitojnë bursën e Universitetit.
Kushtet e aplikimit
- Të drejtë aplikimi kanë edhe kandidatët që nuk janë shtetas të Maqedonisë.
Mënyra e aplikimit
Formularin për aplikim mund t’a shkarrkoni këtu ose e merrni të printuar në ndërtesën administrative 802.02/4,
Afati për aplikim prej 18 qershor deri më 30 qershor 2007 (gjatë kohës së aplikimit për regjistrim)
II. PROGRAMI I BURSAVE SIPAS NEVOJËS FINANCIARE “HESP- UNIVERSITETI I EJL“
UNIVERSITETI I EJL-së në bashkëpunim me Institutin Shoqëri e Hapur (OSI) - Programi për përkrahje të arsimit të lartë (HESP) ofron përkrahje financiare për studim në UEJL, në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2007/2008.
Numri dhe vlera e bursave
- Fondi i bursave sipas nevojës financiare “HESP - UNIVERSITETIT I EJL“ do të akordojë 140 bursa për të gjitha disiplinat studimore në bazë të nevojës për ndihmë financiare dhe performancës së lartë akademike bazuar në testin për evaluimin e dijeve paraprake, sipas shpërndarjes në vijim:
BURSAT SIPAS NEVOJËS FINANCIARE “HESP - UNIVERSITETI I EJL” |
||
Fakulteti i : |
Nr. i bursave |
Lartësia e bursës |
Drejtësisë |
20 |
1000 € |
Administrimit të Biznesit |
30 |
1200 € |
Administratës Publike |
40 |
1000 € |
Shkencave të Komunikimit dhe Teknologjive (dega e shk. kompjuterike) |
20 |
1200 € |
Shkencave të Komunikimit dhe Teknologjive (dega e shk. të komunikimit) |
5 |
1000 € |
Pedagogjik (Fakulteti i trajnimit për kuadro arsimore) |
25 |
1000 € |
Kushtet e aplikimit
- Të drejtë aplikimi kanë vetëm kandidatët shtetas të Maqedonisë.
- Aplikuesit duhet ta dëshmojnë nevojën e tyre për ndihmë financiare.
Kriteret për fitimin e bursës Kriteri kryesor është dëshmia për nevojën e ndihmës financiare. Kriteri plotësues ka të bëjë me suksesin e treguar nga dijenitë paraprake, sipas të cilës do të kualifikohen kandidatët që kanë fituar së paku 60% nga struktura e përgjithshme e evaluimit si në vijim:
- 40% nga rezultati i arritur në shkollë të mesme;
- 30% nga testi i përgjithshëm i anglishtes (seksioni IV);
- 30% nga testi për evaluimin e dijeve paraprake në fushën e studimit (seksioni VII);
Shënim: Përparësi do të kenë studentët me aftësi të kufizuara! Bursat për nevojën financiare do të akordohen pas regjistrimit në UEJL, që nënkupton pagesën në lartësi prej 30% të çmimit të studimeve në drejtimin përkatës për Semestrin e I ( parë ).
- Testimi i njohurive të gjuhës angleze do të mbahet më datë 6 korrik 2007 për të gjithë studentët që kanë konkuruar në UEJL.
- Testi profesional do të mbahet më datë 7 korrik 2007 vetëm për studentët që aplikojnë për bursën meritore apo ndihmën financiare.
Mënyra e aplikimit dhe afati i aplikimit
Formularin për aplikim mund t’a shkarrkoni këtu ose e merrni të printuar në ndërtesën administrative 802.02/4. Gjithashtu këtu mund ta shkarkoni Ndihmës-informatorin për plotësimin e formularit për bursë të Fondit HESP-UEJL.
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohen deri me 31 korrik 2007 te:
Universiteti EJL
Zyra për ndihma financiare
Ndërtesa administrative nr. 802.02/4
Tel: 044 356 188 / 356 044
Studentët kanë të drejtë të aplikojnë në të dy programet e bursave, por mund të shfrytëzojnë vetëm njërën nga këto bursa.
Për çdo informatë shtesë kontaktoni VETËM Zyrën për ndihma financiare –UEJL
