Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Përkrahje financiare për studentët që studjojnë në UEJL
Aplikim për lehtësim financiar në pagesë të shkollimit
viti akademik 2007/08



Me vendim të Rektoratit të UEJL-së, lehtësimi financiar në pagesë të shkollimit për dy apo më tepër studentë të një familje (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë vëlla apo motër) që studiojnë në UEJL do të bëhet sipas skemës në vijim:

• Studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit;
• Studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit;
• Studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit;


Kriteret e pakos së lehtësimit financiar:

- Reduktim nga pagesa e shkollimit bëhet në semestrin veror AY 07/08;
- Lehtësimi parcial nga pagesa e shkollimit aplikohet te studenti i dytë dhe i tretë;
- Lehtësimi parcial i pagesës së shkollimit vlenë derisa dy apo tre anetarë të familjes studiojnë në UEJL;
- Lehtësimi financiar nuk vlenë në rast se ndonjëri prej studentëve të familjes është akorduar me bursë (ndihmë financiare), është i angazhuar në programin „Punë-studim“ OSE është në marrëdhënie të rregullt pune;


Dokumentacioni i nevojshëm:

- Formulari për aplikim
- Vërtetim se janë studentë në UEJL

Shënim: Studentët që aplikojnë për herë të parë për lehtësim financiar do të duhet të dorëzojnë edhe çertificate të lindjes


Aplikimi:

- Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në shërbimin për Ndihma Financiare, ndërtesa administrative 802.04
Përgjegjës: Asim BEQIRI

- Afati për aplikim: 20.12.2007 deri 20.01.2008

- Formulari për aplikim mund të shkarkohet këtu ose të merret në ndërtesen administrative 802.04 Shërbimi për Ndihma Financiare.

Nga Shërbimi studentor


©2007 Universiteti i Evropës Jug-Lindore . All rights reserved.