UNIVERSITETI I EJL TETOVË
ZYRA PËR NDIHMA FINANCIARE
APLIKIM NË PROGRAMIN ’’PUNË - STUDIME’’
PËR VITIN AKADEMIK 2008/2009
Si pjesë e pakos së ndihmës financiare UEJL edhe gjatë vitit akademik 2008/09 do t’ju mundësojë studentëve që të angazhohen në programin ’’Punë – studime’’ sipas kushteve të mëposhtme:
- Paga e studentit nuk mund të tejkalojë koston e mësimit
- Studentëve të angazhuar në këtë program u lejohet të punojnë më së shumti 15 orë në javë.
- Përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të nevojës për ndihmë financiare dhe aftësive
Në kuadër të këtij programi studentëve do tu mundësohet që të punojnë maksimum 15 orë në javë dhe shuma e fituar do të llogaritet VETËM për pagesë të shkollimit.
Departamentet ku do të munden të angazhohen studentët janë:
|
|
- Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UEJL-së, përveç:
a). Studentëve që vitin paraprak akademik kanë qenë të angazhuar në programin ’’Punë- studime’’
b). Studentëve që janë të akorduar me bursë apo ndihmë financiare nga cilido fond në vitin paraprak dhe vijues akademik
- Angazhimi në këtë program do të bëhet sipas kritereve:
- Nevoja për ndihmë financiare
- Aftësitë për vendin e punës
- Kriteri i parë (Nevoja për ndihmë financiare) duhet të verifikohet në bazë të dokumentacionit të sjellë
- Kriteri i dytë (Aftësia për vendin e punës) do të verifikohet në intervistat që në veçanti do të mbahen me një numër të caktuar të aplikuesve pas përzgjedhjes në bazë të kriterit të parë
* Lista e terminëve për intervistë, për ç’do vend pune do të shpallet në muajin shtator në Sportelin për Ndihma Financiare, ndërtesa (802).
- Aplikacionet mund të merren ketu(Aplikacioni) dhe te Sporteli për Ndihma Financiare, ndërtesa (802.06) ku edhe duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar
- Afati për aplikim – nga 02. 06. 2008 deri me 13. 06. 2008
- Për studentët e rrinj (brucoshët) afati i aplikimit është nga 01. 09. 2008 deri me 10. 09. 2008
Angazhimi i studentëve në punë do të bëhet nga 01. 10. 2008
