Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Përkrahje financiare për studentët e ardhshëm që do studiojnë në UEJL
APLIKIM PËR STUDENTËT E RINJË NË PROGRAMIN ’’PUNË - STUDIME’’
PËR VITIN AKADEMIK 2007/2008


Si pjesë e pakos së ndihmës financiare UEJL edhe gjatë vitit akademik 2007/08 do t’ju mundësojë studentëve që të anagazhohen në programin ’’Punë – studime’’ sipas kushteve të mëposhtme:

• Paga e studentit nuk mund të tejkalojë koston e mësimit
• Studentëve të angazhuar në këtë program u lejohet të punojnë më së shumti 15 orë në javë.
• Përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të nevojës për ndihmë financiare dhe aftësive


Në kuadër të këtij programi studentëve do tu mundësohet që të punojnë maksimum 15 orë në javë dhe shuma e fituar do të llogaritet VETËM për pagesë të shkollimit.

Departamentet ku do të munden të angazhohen studentët janë:

  1. Qendra kompjuterike
  2. Bibliotekë
  3. Qendra e kopjimit
  4. Qendra për shërbime studentore
  5. Mirëmbajtje
      • Pastrim
      • Gjelbërim
      • Mirëmbajtje teknike
  6. Departamenti i IT-së
    • IT-Demostrator
    • IT - Support
    • Web Designer/Developer
    • CST Laboratories
  7. Qendra e gjuhëve
  8. Asistencë administrative
  9. Sigurim
 

• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UEJL-së, përveç:

a). Studentëve që vitin paraprak akademik kanë qenë të angazhuar në programin ’’Punë- studime’’
b). Studentëve që janë të akorduar me bursë apo ndihmë financiare nga cilido fond në vitin paraprak dhe vijues akademik


• Angazhimi në këtë program do të bëhet sipas kritereve:

1. Nevoja për ndihmë financiare
2. Aftësitë për vendin e punës

• Kriteri i parë (Nevoja për ndihmë financiare) duhet të verifikohet në bazë të dokumentacionit të sjellur
• Kriteri i dytë (Aftësia për vendin e punës) do të verifikohet në intervistat që në veçanti do të mbahen me një numër të caktuar të aplikuesve pas përzgjedhjes në bazë të kriterit të parë

* Lista e termineve për intervistë, për ç’do vend pune do të shpallet në muajin shtator në Sportelin për Ndihma Financiare, ndërtesa (802).


• Aplikacionet mund ti shkarkoni prej këtu ose tek Sporteli për Ndihma Financiare, ndërtesa (802) ku edhe duhet të dorëzohen Brenda afatit të përcaktuar

• Afati për aplikim – nga 01. 09. 2007 deri me 07. 09. 2007

• Angazhimi i studentëve në punë do të bëhet nga 01. 10. 2007



Zyra për Ndihma Financiare



©2007 Universiteti i Evropës Jug-Lindore . All rights reserved.