- Do të jenë të përkushtuara dhe të hapura për të gjithë studentët mbi bazën e barazisë dhe të meritës, pavarësisht nga prejardhja e tyre ideologjike, politike, kulturore dhe shoqërore
- Do t'i përmbahen gjuhës shqipe, kulturës dhe popullsisë shqiptare, duke e përcaktuar veten në një perspektivë të gjerë ndërkombëtare dhe sipas një qëndrimi shumëgjuhësor për mësimdhënien dhe punën kërkimoro-shkencore.
- Do të japin një spektër të gjerë kursesh për disiplinat dhe shkencat shoqërore-ekonomike, duke i mbështetur me kualifikim të fortë për shprehi të transferueshme dhe me punë kërkimore të përditësuar me zhvillimet e sotme akademike
- Të zhvillojnë një arsimim të vijueshëm në mënyrë të vazhduar dhe përzgjedhëse
- T'i vendosin burimet e veta akademike në një kontekst më të gjerë shoqëror dhe të përfshihen në një dialog të përhershëm me mjedisin
- Të zhvillojnë dhe të nxisin kërkimin në fushat akademike të veprimtarisë së tij
- Të synojnë që të jenë një isntitucion i arsimit të lartë me iniciativë për të nxitur zbatimet shoqërore dhe ekonomike të veprimtarive të tij
- Të krijojnë një
mjedis nxitës për personelin e tij dhe t'i sigurojnë
atij mundësitë për të zhvilluar aftësitë
e veta që të ndihmohet Fondacioni i Tetovës për
të plotësuar misionin e vet.
Misioni i Universitetit
Misioni i Universitetit përmbahet
në aktin e themelimit të tij. Në përputhje
me këtë, Universiteti garanton se veprimtaritë
e tij:
