Doc.Dr. Zamir Dika
I lindur në vitin 1969 në Dibër. Diplomoi në vitin 1992 në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë (Kosovë). Studimet post-diplomike i vazhdoi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Titullin “Doktor i shkencave" e fitoi në po të njëjtin Universitet në moshën 28 vjeçare, me temën: “Kontribut për zgjedhjen optimale të teknologjisë drejtuese të sistemeve digjitale me sekuencë asinhrone – minimizimi i gjendjeve".
Pas diplomimit, prej vitit 1992-1994 punoi si asistent në departamentin mekanikës së aplikuar pranë Fakultetit të Makinerisë në Universitetin e Prishtinës. Prej vitit 1994-1998 ka punuar si Drejtues i prodhimit në fabrikën “Deplast"- në Dibër. Në vitet 1998-2000 ka punuar si profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Tetovës, në lëndët “Rregullimi Automatik I dhe II". Në të njejtin Fakultet në vitin akademik 1999/2000 ka ushtruar detyrën Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Prej në periudhën e themelimit të idesë së projektit UEJL emërohet si Kryetar i Bordit të “Fondacionit të universitetit të evropës juglindore". Është ligjerues në fakultetin e Shkencave dhe teknologjive të komunikimit. Në vitet 2001-2003 punon si Drejtor i Qendrës kompjuterike pranë UEJL.
Prej vitit 1998 dhe aktualisht është deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
Gjatë kësaj periudhe ka qenur i emëruar si Anëtar i Bordit të Drejtorëve të SHA “ Telekomunikimet e Maqedonisë" dhe SHA “Mobimak", anëtar i Senatit të universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi" në Shkup, anëtar i Bordit për Akreditim të institucioneve të arsimit sipëror në republikën e Maqedonisë.
Ështëautor i disa publikimeve shkencore dhe teksteve mësimore...
