z.Xhevair Memedi
Z. Memedi ka lindur në Tetovë, më 1963. Diplomoi në 1989 në Fakultetin Filologjik (Gjuhë dhe letërsi angleze) në Shkup. Në vitin 2002, u trajnua për Administrim të Burimeve Njerëzore në Universitetin e Indianës.
Z. Memedi e filloi karierën e tij në vitin 1995 si mësimdhënës i gjuhës angleze. Në 1996, ai u angazhua në Universitetin e Tetovës, së pari si asistent e më vonë si udhëheqës i Departamentit të gjuhës dhe letërsisë angleze. Në vitin 1998 dhe në fillim të 1999 ai punoi për misionin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, ku në 1999 ishte menaxher i zyrës vendore të Institutit Republikan Ndërkombëtar në Tetovë. Të njëjtin vit, në shtator, ai u kthye në shkollën e mesme të ekonomisë/biznesit, ku kryesonte Bordin e shkollës. Në tetor të 2001, iu bashkua një ekipi të vogël por mjaft të besuar të stafit ndërkombëtar dhe lokal për themelimin e Universitetit të EJL. Që atëherë, ai është duke punuar në UEJL duke kryer detyra të ndryshme, fillimisht si drejtor i zyrës së Burimeve Njerëzore, zëvendës i Sekretarit Gjeneral dhe tani është Sekretar Gjeneral i UEJL-së. Momentalisht është duke ndjekur studimet e magjistraturës në shkollën e menaxhimit Bled, në Republikën e Sllovenisë.
