Dr. Dennis Farrington
Dr. Farrington është shtetas i Britanisë së Madhe, i lindur në vitin 1947. Ka diplomuar dhe ka magjistruar Kiminë në Universitetin e Kentit në vitin 1969, ndërsa shkallën Doktor i Filozofisë e ka fituar në Universitetin e Ri të Ulster-it, në vitin 1972. Më pas (1980) ai magjistroi dhe doktoroi (1985) për Drejtësi në Universitetet e Londrës dhe Hull-it, kurse Diplomën e Avancuar për Menaxhment Edukativ e fitoi në Universitetin e Hapur (1986).
Prej vitit 1972 deri më 1981 ishte i punësuar në qeveri, kurse më vonë, njëzet vjet me rradhë, punoi në administratën e Universitetit.
Fondacionit të Universitetit të EJL, z. Farrington iu bashkua në vitin 2000, ndërsa prej muajit shkurt të vitit 2002 punon si Sekretar Gjeneral i këtij Universiteti. Prej vitit 1994 ka punuar edhe si konsultant në Këshillin e Evropës, në Shqipëri dhe në 12 vende të tjera, me pikë kulmore në projektet kryesore në reformat edukative të Kosovës (2000-2002), në asociacion me UNMIK-un dhe Bankën Botërore. Aktualisht angazhohet edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Federatën Ruse dhe Çeçeni.
Ka shkruar shumë materiale për
Këshillin e Evropës, UNESKO-n, OSBE-në, Asociacionin
e Bashkësive të Universiteteve, Këshillin Britanez,
Asociacionin e të drejtës edukative (SHB), Asociacionin
Evropian të së drejtës dhe politikës edukative
dhe Asociacionin e së drejtës edukative të Australisë
dhe Zelandës së Re. Punon edhe në redaktimin e
dy revistave dhe është anëtar i Shoqërisë
Mbretërore të Arteve në Britaninë e Madhe.
